
Adriana Kalaja, -Avokate /
Sapo bëri një deklaratë Lolua i banditit Taulant Balla, alias Lulzim Basha lidhur me imunitetin e parlamentarëve nëse ata hetohen nga SPAK.
Në lexim të parë nuk ka asgjë shqetësuese kjo deklaratë, nese nuk harron sjelljen e këtij mashtruesi të çertifikuar sa herë i është dashur të përballet me drejtësinë.

Lulzimi jo vetëm nuk bie dakort, por është aq koshient nga ajo që e pret nëse hiqet parashikimi ligjor i parashkrimit, sa lëshon mufka të tilla që atij në fakt i shkojnë shumë.
Lulzimi ka një histori të keqe me organin e akuzës ku ia doli që me raporte false arriti të mbyllë me procedurë një aferë të rëndë korruptive, një dosje e cila ishte kopsitur nga institucioni i KLSH-së
Në fakt janë 2 dosje shumë të mëdha e që lidhen me Lulzim Bashën:
🔺Rruga e Kombit.
🔺Lobimi dhe paratë Ruse.
Kush ka qenë fati i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve që janë marë me këto dy dosje të Lulzimit, përveç Arben Krajës:
▪️Gjyqtarët:
- F. Hajdari.
- A. Brozi.
- A. Malaj.
- Sh. Beçaj.
- Sh. Mustafa.
- L. Sallaku.
▪️Prokurorët:
- A. Selmani.
- V. Muçmataj.
- E. Karanxha.
- K. Hysenaj.
- E. Imeraj.
Lidhur sa më sipër, dua të sqaroj se dy prokurorë të cilët kanë patur dosje të Lulzimit kanë dhënë dorëheqjen:
N. Gjoka.
A. Gjana.
Po kështu, Prokurori Gj. Thaka ka shkuar për “edukim” nga KPK dhe besoj do ketë fatin e kolegëve të tij.
Vlen të theksoj faktin se kur Prokurore I. Imeraj njëkohësisht Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës dërgoi letrën e dytë të porosisë për shtetasin amerikan Nikolas Muzin, ka filluar një përndjekje e kësaj të fundit nga tre personazhe të korruptuar e të kriminuar që kulmoi me shkarkimin e saj nga KPA e Ina Ramës, deri edhe me deklarata në media të ndryshme:
- Yuri Kim.
- Luigi Soreca.
- Lulzim Basha.
Mund të ketë edhe Gjyqtarë dhe Prokurorë të tjerë që kanë ludhje me dosjet e Lulzim Bashës dhe që unë mund t'i kem harruar dhe, në këtë kuptim ju ftoj t'i shtojmë në listën e gjatë.
Sa për deklaratën e të paburrit Lulzim, e ka vetë në dorë.
T’a fillojë me “heqjen e imunitetit” nga vetja.Të shkojē në SPAK e të kërkojë riçeljen e hetimeve për të dy dosjet e mëdha që ka larguar nga sistemi i Drejtësisë 14 Magjistratë.

Po pres përgjigje nga Lulzimi.
Unë nuk lodhem, dhe ai e di mirë.
Kam një ves që çoj gjërat deri në fund.
Dhe fundi është kur ai bashkë me Grupin e Strukturuar Kriminal drejtuar nga miqtë e tij Rama-Veliaj të shkojnë pas hekurave.
Dhe vesi del me shpirtin t’i kujtojë dikush Lulzimit – themi ne Tironsit.
PS 1: Pse hoqi dorë nga padia për shpifje Lulzimi ndaj banditit e mikut të tij Veliaj, që deklaroi se pasi kishte bërë 4 vila, kishte kërkuar leje për vilën e 5-të?
PS 2: Është dhe një gjyqtar tjetër që ka shpëtuar nga pazaret dhe gjobëvëniet e Lulzimit dhe, jo vetëm prej Lulzimit por edhe prej aktivizimit të familjarëve të tij dhe lidhjeve me të akuzuarit e grupit të strukturuar kriminal "metaforfoza" dhe "tigrin" e drejtësisë, fakte që sapo do i gjej do J'ua vë në dispozicion.