
“Edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty.
Por për ta thirrur, kur të duan!”
Këto janë fakte. U kap Gresa në Elbasan me fotografitë e Taulant Ballës, me euro e me kartë dhe dilte e thoshte prokurori Shehaj që nuk kishte materiale elektorale.
Ky është kriminel
Ai është një institucion i një rëndësie shumë të madhe. A mundet ne që të pajtohemi me një gjendje të tillë?
A mund të pajtohemi me heqje dhe fshehje fashikujsh në hetim?
A mund të falet Ilir Beqaj? Po si mund të falet Ilir Beqaj që ka katër firma përcaktuese dhe shtatë firma derivatë të tyre dhe hetohet konflikti i interesit që kanë mbaruar shkollën bashkë ata të dy dhe nuk hetohet konflikti i interesit për këtë që e ka kushëri të parë Byrazerin?
Ata që e bëjnë këtë nuk janë të përgjegjshëm. Unë denoncoj rrjedhjen. Aty ku ka rrjedhje, ka bashkëpunim me krimin.
Dhe e fundit, edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty. Por për ta thirrur, kur të duan!” vërejti kreu i PD-së.
Linku: https://youtu.be/mOgSgXwhVYY