Nga Elona Caslli /

Goja nuk bie erë nga ato që ha, por nga ato që thotë.
Një nga fjalët e urta shqiptare që më pëlqen shumë është ” Goja nuk bie erë nga to që ha, por nga ato që thotë”.
Kjo shprehje më vërtitet ndërmend sa herë që dëgjoj bashkësinë e fjalive nga foltorja e parlamentit nga zonja Spiropali, ( ose e quajtur ndryshe “Ylli i Gimçes”).
Që të mos duash Berishën dhe ta gjykosh këtë të fundit politikisht është e drejta e gjithkujt,
por kundërshtia politike apo mosdashja duhet të vijë përmes një argumenti logjik dhe jo përmes një diskriminimi moshor ku fjala vdekje dhe varr të citohen në çdo fjali.
Kodi i Etikës në parlament funksionon vetëm kur të dalldisurat e Agim Ramës quhen çupëlina nga një deputet i opozitës.
Në rastin kur goja e Spiropalit kutërbon erë, ky kod etike zhduket si me magji.
Post Scriptum-
Spiropali mund të riprodhojë qindra vargje të mësuara përmendsh, por në thelb do të mbetet gjithmonë ajo qënia e fortë në dukje, por e dobët në brendi, që kërkon çdo seancë parlamentare ripohimin e nureve të saj përballë një gardiani burgu të shndërruar në fotograf.
Elona Caslli