Kategori
Uncategorized

Avokate Kalaja : Të gjithë ’qelbësirat’ bashkë për të penguar opozitën.

Avokate Adriana Kalaja /

Nëse ne do bëjmë një mbledhje të thjeshtë matematikore të të gjitha aferave të qeverisë Rama, ato shkojnë gati 2 miliardë dollarë dëme shkaktuar buxhetit të shtetit
Unë e shikoj si lëvizje me regji atë që bën SPAK-u, sepse të fillosh të marrësh në hëtim dhe të çosh pas hekurave, që shumë mirë e bëjnë, persona të niveleve të ulëta dhe mos marrësh në hetim e të çosh pas hekurave përgjegjësit kryesorë, kjo është veprim me regji.

Ndërsa sa i përket zhvillimeve në partitë politike, Adriana Kalaja u shpreh se të gjitha veprimet e Bashës vërtetojnë se ai është peng i Ramës.

Gjithashtu Kalaja tha se jam e bindur që të gjitha lëvizjet që bëhen për parti të reja, si ajo e Lapajt, apo takimet e Diasporës për votën janë lëvizje të dirigjuara nga mazhoranca për të minuar opozitën

Të gjithë ata që sot janë me Bashën, po përdorim shprehjen e personit që e përdori në 2013, që sot është ambasador, janë bërë bashkë të gjitha qelbësirat për të mos lejuar Sali Berishën të vijojë veprimtarinë e tij politkë.

Lini një koment