Kategori
Uncategorized

Nëna me shami të zezë !

Nga Bedri Blloshmi /

Kur më pa nuk po u besonte syve. 

Sa u ngrit të më takonte tha; “ah mor bir të ishte gjallë edhe ai tjetri”.

Sa tha këto fjalë ra përtokë në gjendje të fikti.

20 VJET NGA NDARJA NGA JETA E MAMASË TONË

Sot mbushen 20 vjet nga ndarja nga jeta e mamsë tonë, Nadire Blloshmi.

Mamaja jonë e vuri shminë e zezë në kokë që në vitin 1944 kur terrorstët komunistë i pushkatuan të vëllanë, Halim Spaho.

Mamaja rridhte nga një familje fisnike nacionalistësh të fshatit Debrovë.

Edhe kur erdhi në derën e Blloshmit në Bërzeshtë shamia e zezë nuk iu hoq nga koka.

Në vitin 1951 arrestuan Hasan Selman Blloshmin, të cilin e dënuan me 22 vjet burg me një akuzë qesharake, “takim me diversantët”.

Në vitin 1963 mamasë i arrestuan bashkëshortin, babanë tonë, Sami Blloshmi, të cilin e dënuan me 7 vjet burg për agjitacion dhe propagandë.

Në vitin 1964 i arrestuan vëllain, Riza Spaho, të cilin e dënuan me 25 vjet burg.

Pushkatimi i Vilsonit e rrënoi edhe më shumë mamanë të përvuajtur, e cila i mbante gjithmonë sytë nga dera…
Kur unë dola nga burgu i Ferrit komunist më 29 mars 1991 në mes të arrita në shtëpi dhe mamanë e gjeta zgjuar. 

Kur më pa nuk po u besonte syve.

Sa u ngrit të më takonte tha; “ah mor bir të ishte gjallë edhe ai tjetri”.

Sa tha këto fjalë ra përtokë në gjendje të fikti.

Më 9 shtator 2003 mamaja u nda nga jeta me emrin e Vilsonit në gojë…

Lini një koment