Kategori
Uncategorized

Harxhi: Kryetari i PD, Berisha, e vetmja figurë që e mban ngjizur – nuk e ka mbaruar misionin e tij!

Krasta: Dua të të bëj një pyetje, që mendoj se është e drejtë për ta bërë.

Kam përshtypjen se ti e ke parë PD-në gjatë gjithë këtyre kohëve, ke qenë një vajzë e vogël e orientuar drejt Partisë Demokratike; pastaj u bëre një zonjë; pastaj more pozicione; tani je në vitet e bukura të jetës.

Më duket mua apo në një mënyrë indirekte sikur po bluan për një kryetarllëk të PD-së në ndonjë formë, në qoftë se “yjet” rreshtohen drejt?!

Edith Harxhi: Natyrisht, po të isha në një pozicion tjetër do të kisha thënë “never say never”, siç tha z. Berisha përpara disa vitesh.

Por nuk e them këtë për arsye sepse ne e kemi një kryetar, kryetari është z. Berisha dhe unë nuk mendoj që kryetari duhet të largohet nga partia aktualisht.

Përkundrazi, z. Berisha mendoj unë, është e vetmja figurë që mban atë që ka mbetur dhe gjithçka tjetër të ngjizur aktualisht, në të gjithë faktorin politik.

Kështu që mendoj se z. Berisha nuk e ka mbaruar misionin e tij.

Krasta: Dhe ky kthim, të paktën ky proces lëvizjeje drejt kthimit, në qoftë se do të mund të quhej kështu, është si një perpetum drejt një lloj finaleje që të shohim në do të kristalizohet, do të marrë formë?…

Edith Harxhi: Më falni, për cilin kthim e keni fjalën? Është kthimi i z. Berisha apo kthimi i …?

Adi Krasta: Unë po mendoj për këtë grupin e z. Bardhi e kompani që kanë filluar një si proces…”Grupi i vulës” i ashtuquajtur.

Edith Harxhi: Z. Krasta, në krye të herës, që përpara një viti kam thënë që bashkimet nuk mund të jenë mekanike.

Bashkimet janë të ndiera dhe kush nuk e ka ndier deri tani, sepse dëgjova disa sekuencash nga z. Korreshi në intervistën që pati, mendoj që kush nuk e ka ndier deri tani ose ka parë ato interesat e ngushta personale dhe mendoj që shumë nga ata i kanë parë këto interesa të ngushta

(dua të flas pa doreza tek ju në këtë rast) mendoj që në një farë mënyre do të duhet që të bëjnë diçka shumë të madhe për të justifikuar pikërisht këtë mungesë prej dy vitesh.

Çdokush që dëshiron të vijë në Partinë Demokratike natyrisht që është i lirë është i hapur, megjithatë duhet të kemi parasysh që Partia Demokratike aktuale, kjo e madhja që themi të gjithë ne, e vërtetë, është një parti e cila ka nevojë për një reformë të përgjithshme tani mbas zgjedhjeve të fundit (duke pasur parasysh të gjithë masakrën elektrone që ndodhi) kjo që është e 510 mijë votuesve natyrisht që ka nevojë për një reflektim.

duhet të jetë i barabartë mes të barabartëve dhe të hyjë në atë garë që ne kemi filluar që quhet primare dhe pavarësisht se këto primare nuk kanë qenë më të mirat e mundshme dhe këtë unë e pranoj plotësisht, kanë qenë fillimi, kanë qenë të parat, kanë hedhur siparin e një palë zgjedhjeve ku çdokush mund të kandidojë dhe të duhen të përmirësohen me kalimin e radhës.

Kështu që unë këtë do të sugjeroja edhe për këtë grup, pra çdo lëvizje që bëhet duhet të bëhet duke përligjur statusin e Partisë Demokratike. Megjithatë, edhe vonesa të këtij lloji për mua janë të pajustifikueshme.

Lini një koment