Kategori
Uncategorized

Berisha flet për mediat italiane: Emri i Berluskonit do mbetet i gdhendur në muret e kohës

Ish-presidenti i republikës dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i beson ADNKronos kujtimet e tij për ish-kryeministrin dhe kreun e ‘Forza Italia’, që ndërroi jetë të hënën.

“Berluskoni lë një zbrazëti të madhe në zemrat e italianëve dhe miqve të tij në mbarë botën”, vëren Berisha.

”Silvio Berluskoni ishte një politikan me rëndësi globale, i cili arriti një sukses të jashtëzakonshëm në politikë, sport, media dhe biznes si askush tjetër dhe gjithmonë demonstroi një komunikim njerëzor magjepsës, të thjeshtë dhe bindës që fitoi zemrat dhe mendjet e italianëve më shumë se kushdo tjetër në 30 vitet e fundit”.

Ai ka mundur të transformojë “qendrën e djathtë italiane në një forcë politike dominuese në Itali dhe në Europë, duke e udhëhequr me sukses, vizion dhe besnikëri, drejt disa fitoreve të koalicioneve që ka udhëhequr ai në Itali”.

Berisha kujton se ka “pasur privilegjin të takojë shumë herë këtë kalorës të pavdekshëm në Itali, në Shqipëri dhe në Europë”.

“Unë do të ruaj gjithmonë me shumë mirënjohje dhe krenari të veçantë si një thesar të çmuar miqësinë dhe dashurinë e tij ndaj meje dhe ndaj kombit tonë”.

“Në momente kritike, Shqipëria dhe shqiptarët kanë pasur te Berluskoni, te ky italian i madh, te ky europian i madh, një mik të çmuar.

Me ndjenjat e tij miqësore për kombin shqiptar, ai kontribuoi në bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh mes dy vendeve tona dhe i tha mbështetje të çmuar integrimit euroatlantik të Shqipërisë”.

Lini një koment