Kategori
Uncategorized

Berisha: ‘Brava’ dhe ‘Alibasha’ janë me Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për bashkimin e PD-së, është shprehur se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj janë pjesë e Ramës.

Gjatë debatit në ‘Open’, Berisha u shpreh se Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut janë ‘të çmuar’ dhe figura që kanë investuar për PD-në.

PD zyrtare jemi ne, por Rama mori logon dhe ua dha atyre. Ajo është logoja ime. Është kali i timonierit.

Deputetët e tjerë kanë mbajtur qëndrim tjetër dhe meritojnë të debatojnë e diskutojnë për të gjetur zgjidhje sepse në fushatë u rreshtuan me kandidatët e Primareve përveç 2 prej tyre që janë pengje të Edi Ramës.

Ata nuk janë rreshtuar për Sali Berishën, por për Partinë Demokratike.

Logo i përket PD-së. Po them këtu që deputetët e tjerë përveç Bravës dhe Alibashës që kanë lidhje me Ramën.

Edhe Gazmenti edhe Jorida kanë mbajtur qëndrim parimor konsekuent, kanë mbështetur kandidatët e Primareve.

Kanë investuar në PD. Unë nuk po i josh ata, e kanë merituar kur them që janë të çmuar.

PD është e gatshme të diskutojë me ta.

Nëse nuk duan të jem kryetar është vota.

Problemi është këtu.

A mund t’i thuhet atij që pa vulë e pa firmë u votua nga 500 mijë vetë’, u shpreh Berisha.

Lini një koment