Kategori
Uncategorized

Unë s’kam qenë në Sahara .

VILSON BLLOSHMIT

Unë s’kam qenë në Sahara,

As në ëndrra s’e kam parë.

Saharaja njerëz ha,

Saharaja, tokë e tharë…

Unë s’kam qenë në Sahara,

As Vilsoni nuk pat shkuar;

Veç, kur shkroi vargjet për të,

Fundin kurrë s’e kish menduar.

Çdo vargu plumba i lëshuan,

Poetin ndanë nga kjo jetë.

Mu në zemër e qëlluan;

Saharaja, ç’Ferr i nxehtë!

Do të shkoj në Sahara.

Shpejt a vonë, do të shkoj.

Në më djegtë zjarri i saj,

Atë zjarr do të përvëloj…

REXHEP POLISI

Prrenjas, shtator 1996

Lini një koment