Kategori
Uncategorized

Tre ditë protestë, terror policor nga shteti i Ramës/ 300 të shoqëruar, 46 të arrestuar dhe 123 nën hetim.

Burime për Syri.net bëjnë me dije se në dy ditët e para të protestës,

🩸janë arrestuar 46 persona,

🩸123 janë proceduar penalisht

🩸ndërsa në total janë shoqëruar në komisariat 300 persona.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se

🩸15 persona janë shpallur në kërkim nga policia gjatë këtyre dy ditëve protestë.

Më konkretisht në ditën e parë të protestës më datë 9 mars janë arrestuar 16 persona ndërsa 5 janë proceduar penalisht.

Në ditën e dytë të protestës (dje 10 mars) janë arrestuar 30 persona, 118 u proceduan penalisht dhe 15 u shpallën në kërkim.

Ndërkohë, policia edhe sot ka nisur shoqërimet dhe arrestimet e qytetarëve të cilët po protestojnë kundër rritjes së çmimeve.

S’kanë qenë të rralla rastet kur policia ka ushtruar edhe dhunë ndaj protestuesve të cilët kanë bllokuar rrugët

Lini një koment