Kategori
Uncategorized

Berisha: Bashkëpunim me të gjithë deputetët, me kushtin e vetëm: votën e lirë

Duke folur për mediat, lideri historik i demokratëve Sali Berisha është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me situatën brenda PD-së dhe reagimet e deputetëve, të cilët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës.

‘Respektoj mendimin e cilitdo. E kam theksuar se cili është qëndrimi i Partisë Demokratike dhe Sali Berishës;

hapje të plotë ndaj të gjithë atyre mbi bazën e kontributeve.

Hapje të plotë ndaj të gjithë atyre që pranojnë votën e lirë.

Kjo është ajo çfarë mund të them.

Sigurisht që kam komunikim me çdo deputet të PD-së, janë deputetët të partisë’, – tha Sali Berisha gjatë deklaratës së tij për mediat nga Parlamenti

Lini një koment