
Ambasada Amerikane në reagimin për deklaratat e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi fakte dhe transparencë lidhur me vendimin e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për shpalljen “Non grata”, tha këtë të enjte se lufta kundër korrupsionit përbën interes thelbësor për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.
Pavarësisht kësaj deklarate të ambasadës së SHBA, gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri ambasadorja Yuri Kim është shfaqur publikisht hapur në shoqërinë e zyrtarëve të mazhorancës, jashtë protokollit zyrtar, të cilët janë kallëzuar në organet e drejtësisë dhe në media për afera të rënda korruptive.





Akuzat publike e zyrtare për përfshirjen e figurave të mësipërme të shtetit shqiptar janë aty, e po ashtu edhe miqësia e zonjës ambasadore është po aty si një tregues minimalisht i standardit të dyfishtë që Yuri Kim përdor kur flet për korrupsionin dhe nevojën për dënimin e këtij fenomeni. Ndërsa sot e gjithë ditën, në asnjë organ të drejtësisë shqiptare apo ndërkombëtare nuk ekziston qoftë edhe një padi për korrupsion apo çfarëdo lloj kundravajte tjetër në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha.
Marrë nga syri.net