Kategori
Uncategorized

Filantropi korçar Thoma Turtulli.

Kategori
Uncategorized

Shehaj një çilimi tipik, jo në nivelin e duhur për të luajtur në superligë.

Dje në mbrëmje shpërthyen komente në rrjet ngaqë Agron Shehaj shpalli disi me krenari se ishte ftuar nga ambasadorja amerikane Juri Kim.

Duhet sqaruar se nuk ka asgjë të keqe nëse një deputet dhe kandidat për kryetar i PD, thirret nga ambasadorja amerikane dhe takohet me të. Shteti amerikan si shtet mbrojtës i shqiptarëve e ka si praktikë pune që thërret dhe takon njerëzit të cilët kandidojnë për diçka të rëndësishme, në ketë rast për postin e kryetarit të PD.

Mirëpo Agron Shehaj u tregua foshnjarak, njeri pa nuhatje politike, amator sa më ska. -Një kandidat i mençur e politikan rrace, do e lexonte mirë gjendjen emocionale të demokratëve.

Demokratët janë të zemëruar për non-gratan e liderit të tyre historik. Zemërimi do të kalojë por momentalisht janë të zemëruar.

Dhe Shehaj mund ta takonte ambasadoren por jo ta shpallte me karshillik sepse duke e shpallur ashtu, si preku ndjeshmërinë dhe zemërimin e atyre që me datë 13 do të votojnë për kryetar të PD.

Lulzim Basha nuk mori pjesë në ceremoninë e ushtrisë shqiptare dhe ushtrisë amerikane në qendër të Tiranës, me ftesë të Niko Peleshit.

Jo sepse është antiamerikan, përkundrazi. Por sepse e kupton mirë gjendjen, njeh më mirë demokratët dhe nuk deshi t’ua ngacmojë zemërimin.

Shehaj si politikan pa përvojë u ekzaltua dhe u emocionua nga ftesa dhe nxitoi ta shpallte publikisht për të thënë, o shikoni, edhe unë jam pak i rëndësishëm, më thirrën në takim. Kjo vjen ngaqë Shehaj nuk ka pasur kurrë ftesa të tilla.

  • Ndërsa Basha i kalitur në punët ndërkombëtare,
  • Basha që ka pritur George Bush në Tiranë,
  • Basha që ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë dhe ka takuar Condoleezza Rice,
  • Basha që ka takuar, Merkelin, Trumpin, Obamën, është nivel tjetër, nuk ka nevojë të shpallë me tellall një ftesë, për tu dukur i rëndësishëm.
  • E ka kaluar atë stad dhe e ka konsumuar atë emocion.
  • Ndaj Agron Shehaj është çilimi politik i cili po rritet. Dhe këto qortime do ndikojnë në rritjen dhe ftillimin e tij.

Shehaj duhej të tregohen i zgjuar.

Nuk u tregua.

Dhe mungesa e kësaj zgjuarsie e cila nxjerr në pah papjekurinë politike, tregon se Shehaj nuk është në nivelin e duhur për të luajtur në superligë, nuk ka formimin për të qenë politikan i nivelit të parë. Është ende i vogël i paformuar dhe i pakalitur politikisht.

Duke lëshuar shenja të tilla papjekurie, humbi besimin ose thelloi mosbesimin që ekzistonte. Demokratët pyetën veten, a mund të na udhëhqë një njeri i cili nuk nuhat situata kaq të thjeshta dhe nuk njeh rregullat më minimale të fitimit të besimit? Kur bën gabime në situata kaq të lehta, po në raste dhe në situata më delikate se kjo, a mund tja besojmë drejtimin një njeriu kaq pa nuhatje e kaq pa instikte politike?

Agron Shehaj duhet të rrijë në Partinë Demokratike dhe në parlament sepse këto janë dy institucione të rëndësishme politike në Shqipëri. Institucione ku mëson dhe bëhesh politikan.

Si përfundim le tu hedhim një sy të gjithë atyre të cilët kanë kandiduar për kryetar partie në partitë shqiptare.

Majko-Nano: Majko ishte kryeministër dhe sekretar i përgjithshëm e PS, Nano kishte qenë kryeministër në vitin 1991 dhe në 1998 ishte kryetar partie. Të dy kishin përvojë. Rama në 2003, kandidoi duke qenë një mandat kryetar i bashkisë. Nuk fitoi.

Rama-Mejdani: Rama vinte prej 5 vitesh qeverisje bashkiake dhe një garë e humbur për parti. Mejdani kishte qenë president dhe politikan i lartë negociator në vitin 1997.

Basha-Olldashi: Basha vinte si 3 herë ministër dhe kryetar bashkie, Olldashi si dy herë ministër, kandidat i Tiranës në 2007, kryetar i FRPD, njeri i cili jetontë në parlament prej vitit 2001.

Pra të gjithë ata që kanë kandiduar, kanë qenë pesha pak të rënda, me karrierë e me përvojë.

Agron Shehaj është i vetmi kandidat në historinë politike i cili as ka karrierë partiake, as karrierë administrative, as parlamentare, as ka përvojë në përplasje dhe situata delikate politike.

Ka vetëm amplifikimin e disa portaleve dhe njerëzve të mllefosur pse nuk i ka përfillur PD dhe të cilët mendojnë se duke përdorur Shehajn, munden t’i tregojnë forcë PD-së. Ndaj Shehaj nuk ka faj kur gabon, sepse sdi.

Marre nga Faktor.al

Kategori
Uncategorized

Frika nga padrinot, dhe tymnaja mediatike e mediave të blera nga politika dhe krimi .

Ka 20 vjet që ‘padrinua’ ish pedagogu i shkencave të natyrës, i ikur me vakt e kohë nga sherbimi informativ, çdo javë thirret në emisjon-opinione, si ato katersiluruset e vjeter, që sillnin Pogradec kur vinte Enveri, dhe zgjonte gjithe qytetin nga zhurma.

“Padrinua” thirret jo per njohurite e tij si ish pedagog i shkencave të natyrës, por si person vip, gjitholog në çdo emisjon televiziv të varur dhe ne mbrojtje të Ramës .

Kapardisur në kolltuk, mbasi i jepet fjala pa limit, del dhe flet përçat si specialist për politikën e re, mbrojtjen,per korrupsionin e Berishes, për shërbimet sekrete të botës, për UÇK-në, për haxhiajt që i kalbi burgjeve, për haklajt që i futi në kurth dhe i keqpërdori deri sa sngeli më këmbë prej tyre…

Me lepe peqe dhe trup përkulur drejtuesit e emisjonit, i drejtohen personit në fjalë.

Ç’mendim keni ju Z.”Drejori i shërbimit Informativ”. (a thua ai është ish Dr i CIAS) dhe jo një pensionist militant, abuzues dhe mashtrues “rilindas”

Kjo edhe mbas 20 viteve.

Drejtori është i gjithditëshmi, i gjithanshmi, i gjithpushtetshmi.

Psikologu dhe politologu ku shqiptarët të trembur akoma dhe sot nga patronazhistet, nje si me hijen e ish sigurimit të shtetit, duhet te harrojne frikën nga krimi apo darken pa bukë, por duan dhe duhet ta dëgjojnë dhe shijojnë atë, dhe zhurmnajën e tij, një si ujin e pakët në shkretëtirë. Një si dikur para 1990, ato skodat turigjata Çeke, që s’ngopeshin me karburant, dhe nxirrnin vetëm tym të zi.

Mbas tij filluan të na nxjerrin dhe një tjeter vip, ish prokurorin e liruar nga detyra. Z. Hajdari…

Flet burri i botës, e flet e flet broçkulla, si kodra mbas bregut…

Flet me emra e dosje të “nxeta e të ftohta” para 15 vitesh, dhe kur e pyet dikush ne emisjon, çkanë ato dosje a i ke parë, a i ke shfletuar ndonjëherë ?

I iken pyetjes si gjarperi të ftohtit dhe si mburravec pergjigjet se “Unë kam qënë shef i modh” ato dosje ishin ne prokurorite e rretheve,

Mire ato dosje si ka parë, dhe flet se ashtu të kanë thënë, po për kanabisin, “mushkonjat e divjakës” kondieneret me kokainê që “zhdoganohen” çdo javë në Durrës, Xibraka, shullazët, habilajt, vrasja e Santos, vrasja e gjykatsit në Vlorë, krimi, dy ministrat e brendshem të lidhur ngushtë me kultivimin dhe transportin e drogës, Olsin, Tirana, Velina dhe Ndrageda, apo vjedhjen e votës …

Ikja e 500 mijë shqiptarëve në qenqeverisjen Rama, a thua s’ta kanë vrarë veshin z. ish prokuror i modh !?

A thua si ke pare, si ke dëgjuar, sta mban te flasesh, apo ta kane zënë gojën, dhe duhet të flasësh vetem simbas programit të detajuar më parë…

Dhe sapo del në një TV, ish prokurori i përgjithshëm dhe denoncon jo vetem gjyqin ndaj tij, por denoncon për afera të errëta qoftë dhe nga nderkombëtarët në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Denoncon abuzimin e nderkombetareve me ligjet e shtetit, kjo duke shfrytezuar pushtetin dhe statusin e tyre.

Denoncon dosje të rënda trafiku, krimi e korrupsioni nga pushtetaret “rilindas” .

Akuzon vetë kryeministrin dhe bandën e tij të lidhur me këto afera kriminale..

Menjehere sikur i ka pickuar gjarperi, padrinot krijojnë emisjon-opinione, çahen e ndahen TV-të, nga “analistët” politikanët, gazetarët, duke mbrojtur ish ambasadoret, dhe ambasadoret, ish sekretarin, apo sekretarin shtetit (a thua ai apo ata kanë nevojë per mbrojtjen e ketyre, apo këta paguhen për të bërë tymnajë të zezë, sapo del në skene emri i shefit të madh)

Aq shumë dalin ne emisjone te porositura, aq bertasin e shkumbojnë, këta “politikanë” kazinosh dhe “analistë” biznesi, sa kercen nga frika jo më qytetari, por dhe qeni i kallajnxhiut.

Kjo gjithshka mund të jetë, por një shtet i të drejtës, dhe medie e lirë, siç pretendojnë abuzuesit me pushtetin, qofshin këta edhe diplomatë…

JO.

Kategori
Uncategorized

Mos harro krimet ndaj fëmijëve .

Vetëm ne kampin e Tepelenës vdiqën rreth 400 fëmijë

Nuk harrojmë !
Sot në ditën ndërkombëtare të fëmijëve,dua të kujtojmë me dhimbje dhe nderim të gjithë ata fëmijë te kundrshtarëve politikë të komunistëve qe u burgosen u internuan e u lanë te vdisnin nga torturat uria dhe sëmundjet në kampet e shfarosjes në masë ne Tepelenë . Krujë ,Valias etje gjate diktaturës komuniste.

Vetëm ne kampin e Tepelenës vdiqën rreth 400 fëmijë ,varret eshtrat e te cilave nuk janë gjetur ende.

Kategori
Uncategorized

Stafi shqiptar në ambasadën e SHBA-ë, i lidhur i lidhur me komunizmin dhe pasardhes i kësaj nomeklature…

Në foto…Ish K/Prokurori Adriatik Llalla dhe Ish/ambasadori i SHBA-ë në Shqipëri Donald Lu .

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla në një dalje të rrallë publike mbrëmjen e së hënës, bëri një denoncim serioz kur tha se stafi shqiptar i ambasadës amerikane është tërësisht komunist dhe pasardhës i nomenklaturës .

Për më tepër ai hodhi dyshime serioze për manipulimin e lotarisë amerikane kur tha se të gjithë fituesit e saj vijnë nga kjo kategori.

“Realisht ndjej një zhgënjim, nisur që nga ambasada që kemi këtu e cila pala shqiptare personeli është i gjithi pasardhës të nomenklaturës së kuqe të zyrtarëve më të lartë të kohës së komunizmit, dhe çuditërisht të gjithë ata që zgjidhen nga lotaria amerikane janë nga kjo kategori”, deklaroi ai.

Me emra/ Ambasada Amerikane në Tiranë e mbushur me sigurimsa.

Pjese e nomenklatures te Sigurimit (famekeq) te Shtetit, Instruktore qe kane ne Curiculumin e tyre pregatitjen e Grupeve terroriste qe nga Lindja e Mesme e deri tek Grupet Marksiste te Amerikes Latine etj., spijuna e xhelat që kanë larë duart e krahët me gjakun e martirve që i mbytën me duart e tyre për Lirinë e Fjalës, të fesë, të mendimit e për një Shqipëri Demokratike, për ironi sot “strehohen” me bujari dhe punojnë aktualisht në Ambasadën Amerikane në Tiranë prej vitit 1991 e në vazhdim.

Selia Diplomatike e Shteteve te bashkuara ne Tirane, ndoshta nga keqinformimi apo nga pa mundesia per te kontrolluar te kaluaren e ketyre personave, fyejne kujtimin e te kaluares diktatoriale 50-vjecare te popullit shqiptar  duke punesuar keto pinjolle te dhunes marksiste te cilet masakruan nder celi e burgje dhe te likujdimit të njerezve që luftuan për Lirine e fjales e te mendimit, symbol i te ciles ato besuan deri ne vdekje se jane Shtetet e Bashkuara.

1- Astrit Pullazi, nga Tirana.

Ka filluar punë në ambasadën amerikane sapo ajo hapi portat e saj në Tiranë më 1991. Ky privilegj i është rezervuar prej amerikanëve për merita të veçanta: Pullazi ka qenë shofer i Enver Hoxhës. Në çdo rast që ndodhet vetëm, Astriti këndon këngën e tij të preferuar: «Enver Hoxha, o tungjatjeta!» Dhe jo pa të drejtë.

2- Belul Cuka, nga Peshkopia.

Ish-shofer i Kadri Hazbiut. Krenarinë për të kaluarën e tij e përmbledh në këto fjalë: «Kudo që e çoja me veturën luksoze “grushtin e hekurt të diktaturës” dridhej foshnja në bark të nënës.»

3- Besnik Malo Çala, nga Vlora.

Ka filluar punë në ambasadën amerikane bashkë me Pullazin më 1999.

Cilësia e tij më e preferuar prej amerikanëve: Ka qenë kuadër i mirënjohur i Ministrisë së Punëve të Brendshme të diktaturës, ekspert i stërvitjes së grupeve terroriste marksiste-leniniste të mbiquajtura «Brigadat e Kuqe», të cilat stërviteshin në Shqipërinë diktatoriale. E ka ushtruar aktivitetin në kampet stërvitore në malet e Burrelit dhe në Pishë Poro të Vlorës. Lidhur me të kaluarën e tij, Besniku i Partisë shprehet me krenari: «Bin Laden do ta kishte pasur zili aftësinë time stërvitore të terroristëve.»

4- Emri Baja, nga Kukësi,

Survejues i ambasadës amerikane në Tiranë. Gjatë veprimtarisë 15 vjeçare në Ministrinë e Punëve të Brendshme të diktaturës ka qenë krahu i djathtë i Kadri Hazbiut. I mirënjohur për egërsinë e tij ndaj “armikut të klasës”, Hazbiu e emëroi për disa vjet shef të kampeve të internimit në rrethin e Lushnjës për të mbjellë terror. Të internuarit e rrethit të Lushnjës të asaj periudhe shpreheshin:

«Xhebraili nuk mund të ketë pamje tjetër veç asaj të Emri Bajës.»

Lidhur me veprimtarinë e tij përkrah Kadri Hazbiut, Baja kujton me nostalgji:

«Ministri më kishte thënë disa herë: Kur ti mendon se lufta e klasave është zbutur, unë ia bëj të njohur këtë shokut Enver dhe për armikun e klasës bien kambanat e vdekjes».

I mbiquajtur me humor prej ambasadorit amerikan «Barometër i luftës së klasave», komunistit veteran Baja i është besuar survejimi i ambasadës së «imperializmit amerikan».

5- Hasan Spahiu, nga Skrapari.

Kuadër i sprovuar i Sigurimit të Shtetit i rekomanduar për punësim prej Sulo Gradecit, i cili ka shkruar dikur për të:

«Sikur shoku Enver të më pyeste: “Pas teje, kush është personi që më do mua më shumë?”, unë do t’i përgjigjesha pa u menduar: Hasani.»

Hasani ka qenë sekretar partie ne Farkë të Tiranës, tek helikopterët. Në çdo xhep të tij mban një fotografi të Enver Hoxhës, ndërsa në shtëpi ruan me mall një statujë të vogël fildishi të diktatorit, të cilën e ledhaton në mbrëmje deri sa e zë gjumi.

6- Selami Liço, nga Peshkopia.

Ish-oficer zbulimi në kohën e diktaturës dhe oficer ushtrie deri më 1997. I akuzuar për kontrabandë masive armësh prej vitit 1997 e në vazhdim, Liçon e mori në mbrojtje ambasada amerikane në Tiranë, ku edhe u punësua në vitin 2000. Atje vazhdon të jetë edhe sot. I befasuar prej ngrirjes së dosjes së tij penale mjaft të ngarkuar, nuk lodhet së përsërituri fjalët:”Mallkuar qoftë kush mendon se amerikanët janë antikomunistë!” Gruaja e tij ka punuar gjithmonë në Bllok.

7- Agim Bllaci, nga Gjirokastra.

Ka filluar punë në ambasadën amerikane qysh më 1991, me “ajkën” e të punësuarve atje.

Deri më 1973 – sa kishte gjallë babanë –, ka jetuar në “Bllok”. Është dëgjuar të përmendë shpesh kujtimin më të shtrenjtë që ruan nga jeta në «Bllokun e Udhëheqjes”:

«Sa herë që vinte për vizitë tek ne, shoku Enver nuk harronte t’i thoshte babait: “Prokurorët e vendosur si ti janë maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, shoku Misto Bllaci. I tmerrove klerikët me pretencat e tua, që s’njohin dënim tjetër veç atij me vdekje. Uroj që edhe Agimi të eci në gjurmët e tua.»

Për meritat e babait dhe të tijat, Agimi dhe gruaja e tij ndodhen të dy të punësuar në ambasadën amerikane.

8- Bashkim Male, nga Erseka.

Ish-oficer, pilot, aktualisht mbikëqyrës në ambasadën amerikane. Bashkëpunëtor aktiv i Sigurimit të Shtetit. Shokët e tij të punës trembeshin më shumë nga Bashkimi, se sa prej kryetarit të Degës së Brendshme.

«Përpiqem të jem më tolerant kur më shajnë për familjen, se sa kur më përgojojnë karrierën time si anëtar besnik i Partisë së Punës», pranon me çiltërsi Bashkimi.

9- Sadik Hasko, nga Skrapari.

Një tjetër rekomandim i goditur i Sulo Gradecit, i cili është shprehur me respekt të thellë si për patriotin e tij edhe për ambasadorin amerikan në Tiranë:

«I vetmi komisar që i ka lexuar nga tri herë të gjitha veprat e shokut Enver është pikërisht Sadiku. Një ditë Sadiku, i përhumbur në kujtime, shkroi instinktivisht me bojë të kuqe mbi një mur të ambasadës emrin e pavdekshëm “Enver”. Falënderoj nga zemra ambasadorin amerikan i cili, në vend që ta pushonte nga puna mikun tim për pakujdesinë e treguar, e thirri në zyrë dhe i dhuroi një flakon parfumi Nostalgji. Vetëm tani po arrij ta kuptoj disi shprehjen e hollë që më kishte përsëritur disa herë shoku Enver gjatë viteve të fundit të jetës së tij të ndritur:

“Sillo, në politikë gjërat nuk janë ashtu si duken. I shikon ata anglo‑amerikanët ti? Aq sa jam unë besimtar se kam mbiemrin Hoxhë, aq janë edhe ata antikomunistë”. »

10- Veli Varfri, nga Tepelena.

“Bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit për mua ka qenë po aq i domosdoshëm sa edhe frymëmarrja”, thekson Veliu me modesti.

Edhe sikur të mos quhej Lug i Zi, ai vend atë emër do të kishte marrë prej nënave të shumta tropojane që veshi me të zeza Veli Varfri, duke iu vrarë djemtë në kufi.»

Sa herë që bie fjala për Enver Hoxhën në ambasadën amerikane, Veliu përdor epitetin «I paharruari», duke psherëtirë dhe sytë e tij mbushen menjëherë me lot. Nëpërmjet një sajti privat shpërndan stema të ish-diktatorit

11- Bardhyl Poda, nga Erseka.

Një ndër komunistët fanatikë që e ka vizituar më shpesh shtëpinë muze të diktatorit në Gjirokastër, duke pozuar çdo vit para saj. «Sigurimi i Shtetit për mua ka qenë Zoti në tokë», shprehet Bardhyli në konfidencë.

12- Qemal Bashkurti nga Tropoja,

Baba i profesorit dhe akademikut, Presidenti i Universitetit, Lisen Bashkurti. I pyetur nëse do të dëshironte që t’i ngjallej njeriu i tij më i dashur që nuk jetonte më apo ish-diktatori, Qemali është përgjigjur pa ngurruar: “Nuk kam pasur në jetë njeri më të dashur nga Enver Hoxha”.

13- Kasëm Ymeri, nga Skrapari.

Dëshira e tij më e madhe në jetë: “Të kisha vdekur në të njëjtën ditë dhe orë me Enver Hoxhën!”

14- Albert Hasanballiu, nga Skrapari.

Ky është i rekomanduari i tretë i Sulo Gradecit, për të cilin Sulua vetë shprehej dikur me modesti:

«Sikur shoku Enver të kishte njohur Albertin para meje, historia shqiptare do të kishte mbetur pa Sillo.»

15- Aleks Ndini, me origjine Korça.

Shprehja e tij më e spikatur: “Një ditë pësova një krizë kardiake pranë vendit ku ka qenë liceu francez në Korçë, të cilin e vizitoj shpesh. Në çast mendova: “Ç’vdekje të lumtur paskam pasur fat! Duke u rrëzuar përtokë, do të kem rastin të vë kokën atje ku ka vënë këmbën dikur shoku Enver!”

16- Peti Çala, nga Fieri.

Ditën që u rrëzua monumenti i diktatorit në Tiranë, duke u ngashëryer Peti deklaroi: “Do të kisha qenë i lumtur sikur të vdisja duke më rënë përsipër ai monument”.

17- Shkëlqim Xhagolli, nga Tirana.

“Po të kisha vdekur duke qenë anëtar i Partisë së Punës, me siguri vdekja do të kishte qenë shumë më e ëmbël për mua nga ç’do të jetë një ditë në të ardhmen”… është shprehur mes miqsh Xhagolli.

18- Hajri Mazaj, nga Vlora.

I paepur në zhvillimin e luftës së klasave edhe brenda fisit të tij të cilit i krijoi probleme serioze, Mazaj u kishte dhënë urdhër të prerë postave të kufirit në Peshkopi:

“Ose asgjësoni thyesit e kufirit, ose vrisni veten; rrugë të mesme nuk ka”. Idenë e tij për vlerën e jetës, Hajriu e ka përmbledhur në pak fjalë:

“Sa boshe do të më dukej jeta, sikur shoku Enver të mos më dilte çdo javë në ëndërr!”

19- Fejzi Hoxholli, nga Korça.

“Shumë herë u kam tërhequr vërejtjen prindërve që nuk më kanë çuar emrin Enver”, ka thënë Fejziu me keqardhje.

20- Mels Arapi, nga Vlora.

Të afërmve të tij u ka lënë këtë amanet: «Nuk duhet të harroni të çoni mbi gjoksin tim në arkivol teserën e Partisë së Punës.»

21- Isa Lumani, nga Erseka.

Çdo i interesuar mund të gjejë në shtëpinë e Isait secilën prej “veprave” të ish diktatorit. «Veprën 19» në anglisht ia ka bërë dhuratë ambasadori amerikan më 16 tetor 2008, me rastin e 100 vjetorit të ditëlindjes së diktatorit.

22- Aleksander Shtepani, nga Tirana.

“Sikur shoku Enver të kishte jetuar edhe 9 vjet, Shqipëria do të kishte mbërritur në komunizëm”, ka profetizuar Shtepani.

23- Muharrem Ibrahimi, nga Fieri.

“Po ratë në vështirësi, kujtoni shokun Enver; po ratë në nevojë, kujtoni Partinë e Punës!”, i ka këshilluar të afërmit e tij Muharremi.

24- Halit Haliti, nga Erseka.

“Kur mora teserën e Partisë së Punës nuk më ka zënë gjumi dy net nga gëzimi”, është shprehur i përlotur Haliti.

25- Jorgo Kaçi, nga Saranda.

Kur ishte komandant kufiri në rrethin e tij, Jorgua nuk harronte t’iu thoshte në çdo mbledhje forcave të mbrojtjes:”Çdo shqiptar që arrin të arratiset bëhet vegël e imperialistëve, për të luftuar kundër popullit e vendit të tij. Një atdhetar i vërtetë pranon më parë të vdesë, se sa të vihet në shërbim të amerikanëve”.Kur “atdhetari i vërtetë” Jorgo Kaçi pranoi të vihej në shërbim të amerikanëve në ambasadë (sigurisht pa vdekur), atje mësoi disa gjëra që nuk i dinte më parë dhe thirri i entuziazmuar:”Nuk ma priste mendja kurrë që karriera ime komuniste, e ideuar në Komitetin e Partisë të Sarandës, do të realizohej në selinë e ambasadës së Imperialistëve Amerikanë në Tiranë! I ftoj gjithë shokët e mi të idealit që parullën “Lavdi Marksizëm-Leninizmit!” ta zëvendësojmë me “Lavdi prapaskenave të politikës!”

26- Rrapo Hazizi, nga Skrapari.

Shef i kufirit të jugut deri më 1991. Rrapo Hazizi mbahet mend për vrasjet e shumta në kufirin e jugut të shtetasve që tentonin të arratiseshin. Për këtë “meritë të spikatur”, Ramiz Alia e dekoroi posaçërisht në fund të vitit 1990. Po për të njëjtën meritë, ambasada amerikane e punësoi duarpërgjakurin Rrapo pak kohë pas dekorimit.

Prej datës 03 shkurt 1990 deri në datën 23 gusht 1990 (pra, brenda një periudhe më pak se dyqind ditë) me urdhër të Rrapo Hazizit janë vrarë prej postave të ndryshme të kufirit të Jugut 23 shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç. Ky krim i përbindshëm ka ndodhur disa muaj pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe në një kohë që në Shqipëri ligji i vendosur rishtas parashikonte një dënim maksimal deri në pesë vjet heqje lirie për shkelje kufiri.

Të gjith personat e listës janë me Tesera te PPSH-se, dhe 20 prej tyre marrin edhe pension nga shteti ngaqe janë mbi  moshen 60 vjeç.

Pregatiti per botim Sokol Drasati-Iniciator i levizjeve Demokratike në Shkoder – 1990