Mendjet që hakmarren shkatërrojnë një shtet, ndërsa mendjet paqësore ndërtojnë një komb.

NELSON MANDELA
“Sapo ishta zgjedhur President. Një ditë, u kërkova bodigardëve të mij të bënim një shëtitje nëpër qytet. Më pas, duke qenë orar dreke, shkuam të hanim në një restorant.
U ulëm, dhe pas pak erdhi kamarieri.
Në moment u shtanga, sepse në një tavolinë përballë nesh qëndronte ulur një burrë. Ishte vetem dhe priste që ti shërbenin. U thashë rojeve ti kerkonin që të bashkohej me ne, dhe ashtu u bë. Burri u ngrit, mori pjatën dhe u ul aty pranë.
Ndërsa hante duart i dridheshin fortë, por ai vazhdonte të hante pa e ngritur kokë fare nga pjata. Kur mbaruam drekën, ai më përshëndeti pa më parë në sy, me siklet, më dha dorën dhe u largua. Unë nuk i thash as një fjalë.
Një nga bodigardët tha: “Ai që u ul me ne do jetë shume i sëmure, duart e tij nuk pushuan së dridhuri, bile dhe kur hante.
Jo. I thas.
Nuk është aspak i sëmurë!
Të gjithë u drejtuan nga unë dhe prisnin me çudi arsyen.
-Ai burrë ishte kujdestari i burgut kur isha në qeli. Pas torturave që më bënin, lëngoja nga dhimbjet, dhe i kërkoja vetëm pak ujë, por jo vetëm që më bërtiste ai më urinonte në kokë. Në vetmin e natës më rridhnin lotët duke menduar se sa i pamëshirë mund të jetë një njeri.
Ai nuk ishte i sëmurë, por i frikësuar, dhe dridhej sepse tashmë që jam President i Afrikës se Jugut mendon se unë do ti bëj atë çka më bëri, por nuk jemi njësoj. Secili zgjedh në jetë: të jetë i Mirë apo i Keq.