
Një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të Albin Kurtit, Baton Haxhiu, po vazhdon ta sulmojë tashmë kryeministrin e Kosovës. Haxhiu tash e sa vite ka qenë gjithmonë në anën e kundërt të Kurtit dhe ka kritikuar pothuajse çdo veprim të tij. null
Së fundmi, Haxhiu ka reaguar ashpër ndaj Kurtit, lidhur me mospranimin e vaksinës kineze nga kryeministri i Kosovës, të cilat mund të vinin nga Shqipëria.
Profesori Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka krtikuar ashpër Baton Haxhiun, për të cilin thotë se ai dhe ish kryetari i LDK-së Isa Mustafa, u deklaruan në të njëjtën gjuhë kundër Kurtit.
Bytyçi thotë se Rama dhe Haxhiu e dinë mirë se qeveria Kurti nuk do të lejojë më që ligjin politik dhe në tregti ta bëjnë njerëz të lidhur me Serbinë. null
“Këshilltari i kryeministrit të Shqipërisë, Baton Haxhiu, në një emision televiziv të Tiranës pak ditë më parë reagoi ashpër ndaj vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të mos pranuar vaksina të paçertifikuara për qytetarët e Kosovës. Një ditë më pas ish-kreu I Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, u deklarua me të njëjtën gjuhë si dhe Batoni, duke ironizuar zotin Kurti për qarkullimin e mallrave kineze në Kosovë. Të dy këta folën me të njëjtën gjuhë, sepse nuk njohin asgjë tjetër përveç gjuhës së mohimit, nihilizmit dhe madje urrejtjes. Por jo vetëm kaq. Baton Haxhiu ka detyrë funksionale t’i kundërvihet qeverisë së re në Kosovë. Detyra e tij buron nga funksioni që kryen si këshilltar I Ramës dhe koordinator I tij me Aleksandër Vuçiç. Në fakt me shkuarjen e Thaçit në Hagë iu ka lehtësuar pak puna, sepse tashmë I kanë mbetur dy padronë, një në Tiranë dhe një në Beograd. Duke qenë në një pozicion të vështirë, ndoshta më të vështirin në këto 30 vite, Batoni ka gjet mënyrën agresive të sjelljes ndaj qeverisë së re të Kosovës. Ai e di se qeveria Kurti nuk do të lejojë më që ligjin politik dhe në tregti ta bëjnë njerëz të lidhur me Serbinë. Ai e di se monopolet kanë marrë fund. Eshtë I vetëdijshëm se karburanti I privilegjeve që I ka krijuar Thaçi ka mbaruar dhe se po mbaron edhe karburanti I privilegjeve të Ramës”, tha Bytyçi.
Ai i quan mashtrues Ramën dhe Haxhiun, teksa thotë se çdo kush që nuk i nënshtrohet Edi Ramës, është automatikisht armik i Baton Haxhiut.
Sipas Bytyçit, Rama nuk po e thotë të vërtetën lidhur me sasinë e vaksinave që ka Shqipëria.
Mes tjerash, ai thotë se kryeministri Kurti e di se Rama e vuri në diskutim territorin e Kosovës, ndërsa “përgëzon” Kurtin për distancimin e tij nga Baton Haxhiu.
Cili shqiptar me mend në kokë do t’I jepte avantazhe një politikani të tillë si Edi Rama në fushatë elektorale. Thuhet se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë nga ana e qeverisë së Kosovës. Aspak jo.

Një qeveri patriote në Prishtinë nuk mund të pranojë t’I japë avantazhe në zgjedhje një politikani anti-Kosovë e përçarës të saj, si Edi Ramës. Nëse do ta bënte këtë, ai do të humbiste pikë në opinionin publik. Ndërkaq duket se Albin Kurti me këtë veprim paska humbur pikët te Baton Haxhiu. Kështu-ashtu zoti Kurti nuk ka shënuar ndonjë pikë pozitive te Batoni.
Nëse do kishte regjistruar ndonjë pikë te ai, kryeministri I Kosovës do të shihej me dyshim. Barometër matës është Baton Haxhiu dhe shefi I tij, Edi Rama. Nëse bëhesh mik me këta të dy automatikisht jë bërë mik edhe me Serbinë dhe ia ke vu këmbën në grykë Kosovës”, theksoi Bytyçi për “Bota sot”.