Red Varaku
Kjo për shkak të bilancit të saj të zi qeverisës, që i riktheu shqiptarëve jo vetëm mjerimin , por dhe hijet e regjimit të shkuar në të gjitha kuptimet.

Ajo riktheu frymën e partisë shtet që kontrollon gjithçka dhe njëkohësisht ringjalli bijtë e atyre që nuk dhanë asnjë ditë llogari për genocidin e ushtruar mbi popullin shqiptar për 45 vjet me rradhë.
Në këtë kuptim kjo parti ka degraduar sërish në pikën që është kthyer në një sekt individësh interesi parësor i të cilëve nuk është kurrsesi interesi i qytetarëve, por është humori i kryetarit.

Prej saj janë zbuar të gjitha figurat politike dinjitoze dhe ajo është mbushur me mercenarët e Edi Ramës dhe kasnecët e oligarkëve dhe krimit të organizua, të cilët në fakt do të jenë dhe varri i kësaj partie.
Mjafton të përfytyrosh pak se me kë janë zëvendësuar Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj , Ditmir Bushati etj për të kuptuar kancerin metastazat e të cilit mund t’i marrin jetën kësaj partie.
Pra, mbi të gjitha në mënyrë që të nisë rindërtimin pas katastrofës me emrin rilindje, PS- ja ka nevojë jetike të kalojë në opozitë.

Ashtu si në 1990 ajo ka nevojë jo vetëm për një emër të ri, por për një kryetar të ri, një lider të lirë, që nuk është kurrsesi peng tek Edi Rama, dhe që nuk mund të jetë peng i drejtësisë dhe korrupsionit nesër.