
Gjysmën e së keqes e kaluam si e kaluam… e kaluam.
E sa na ngeli akoma?
Edhe 24 vjet dhe ja e plotësojmë me “nder 45 vjetorin tjeter.
E çdallim pati nga ai i pari ???
Hiç asgjë, vetëm gjuha na u lirua, dhe atë e përdorëm dhe keqpërdorëm, më shumë për të sharë sesa për kulturë dhe demokraci.
Na u lirua dhe kufiri, po çfituam ?
Kockat na ngelë maleve dhe deteve, ca na i shqyen ujqërit, ca plumbat e ushtrisë dhe kaçakëve, dhe ca peshkaqenët dhe uji i kripur i detit.
Shumica ngelën , pa nam e nishan, as varr ku të paktën ti qajë dikush.
Fituam dhe partiçkat…
Shyqyr zotit i kemi me shumicë…
Si ti duash…larashë, balashë, mëngjërashë, 99 % kuqalashë.
Por dhe atehere sishim keq, kishim organizatat e masave, kishim frontin, bashkimet profesionale, rinine.
Fleterrufete dhe ajitropët i zvëndësuam me ERTV-të dhe anal-istet, që marrin frymë dhe mbijetojnë, vetëm nga hale-pordhët e partive shtet
Kush pordhi kush mori groshtë.
Persekutorët na dolë të persekutuar, dhe veç institucioneve të rëndësishme, zunë edhe karriget e deputetëve.
Ata të e vërtetët me kohë, mbyllën gojën, sytë, veshët, për të mos u dëgjuar kurrë më.
Fituam dhe azilet nëpër botë.
400 mijë shqiptarë rrugëve të europës, azileve me çadra dhe kondenjerë, se harrova edhe nje copë bukë…asgjë tjeter… azil…ska..
Po dhe atëhere i kishim kampet.
Kishim kampin e Tepelenes, të Maliqit, Beratit, Krujës, Savër, Pluk, Gradishtë, Grabian, Rrapëz, Gjazë, Gurrëz, Dushk, Zhamë, Çermë e Sulzotaj dhe Kampi i Kuçit të Vlorës.
Dhe atehere linden dhe vdiqen me shpresen e shpëtimit prej amerikes dhe inglizit.
Po ncuq, veç ndonjë “diversanti” s’erdhi kush jooo.