
Helmut Harff, gjenerali gjerman.
Në qershor të vitit 1999, udhëhoqi trupat gjermane që u futën në Kosovë. Legjendar është debati i gjeneralit Harff me një komandant të ushtrisë serbe, i cili fillimisht… Më shumë kishte refuzuar të lironte pikën kufitare të Morinës.
“Sa minuta ju duhen që të largoheni?”, -pyet gjenerali gjerman komandantin serb.
“Gjashtë orë”, replikoi komandanti serb.
“Kjo nuk është e mundur.
Keni 30 minuta” , -tha gjenerali gjerman.
“
Por na duhet një dokument për municionin që po lëmë pas” , – replikon përsëri serbi.
“Ky është një urdhër” , -tha gjenerali.
“Koha po ecën.
Ju kanë mbetur edhe 28 minuta. Fundi i diskutimit”. Pas bisedës serbët largohen.