Albert Avduli

Do nisem…
Çanta e mbushur me kujtime
Brenda saj, portofoli me grimca malli
Dy këmisha, një bluzë
Palosur brenda tre librave
Dhe një kuti me foto fëmijërie
Drejt hiçit po nisem,
në kurrkund
Askush s’më pret
Veç ëndrrës që kam mbi këpucën e vjetër
Adresa e mbërritjes
“Absurd”
I lehtë si era,
bosh pa rëndesë
Tejdukshëm në rendje
Ca pjesë të trupit
Te pragu i nisjes
Atje i kam lënë
Biletën e preva dje
Oh, pesha e qiellit tim
Qenka më e rëndë se çdo dije
Dhe s’mund të marr fluturim
Nisjen dhe biletën po i gris
Psherëtim