Kategori
Uncategorized

RADHA E TE AKUZUARVE SI RACISTE ESHTE LOJA E SHAHUT DHE PRESIDENTI WILSON

Dritan Kaba/


Një postim në Twitter hapi një debat në rrjetet sociale. Legjenda e shahut Karpov e cilësoi një çmenduri totale. Ndërsa Kasparov këshilloi të luanin Go, një lojë kineze, ku ai që ka pullat e zeza lëviz i pari.
Në një kohë kur gjithçka, ose pothuajse gjithçka, mund të etiketohen si simbole raciste, radha i erdhi shahut të vihet nën aukzë nga marksistët “antiracialë”.
Së pari ishin çokollatat e famshme zvicerane, kokat me ngjyrë kafe të errët, prodhimi i të cilave u ndal në fillim të qershorit, pas polemikave të shumta anti-raciste. Më pas nuk u ndal këtu firma e prodhimeve kozmetike L’Oreal u angazhua për të hequr nga etiketat e saj fjalën zbardhues, si etiketim racist!!!
Dua t’ju risjellw në vëmendje sulmet e furisë alla talebane e marksistëve të rilindur mbi statujat e njerëzve që kanë bërë historinë, nga Abraham Lincoln, që njihet si presidenti amerikan që shpalli me ligj ndalimin e skllavërisë e deri tek fituesi i Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill. Po kështu nuk mbetën po u sulmuar pothuaj të gjithë presidentët amerikanë, që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e demokracisë më të madhe në botë. Nga Jefferson deri tek fituesi i Luftës së Parë botërore Woodrow Wilson, i cili me qëndrimet e tij, në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919, krijoi mundësinë e krijimit të shteteve të reja me aksiomën e tij politike të vetvendosjes së kombeve.
Dhjetra shtete të reja u krijuan, pasi shumë kombe fituan lirinë si pasojë e rënies së perandorive pas humbjes së tyre të Luftës së Parë Botërore. U krijuan shtete të reja në Evropë, në Azi dhe Afrikë. Mes shteteve të reja përfituese ishte edhe Shqipëria, të cilën vendet fituese të Luftës së Parë e kishin ndarë mes tyre si copat e bakllavasë në tepsi. Pa devizën dhe qëndrimin e Presidentit Wilson nuk mund të them a do të kishim sot këtë Shqipëri dhe në këta kufinj dhe a do kishte fitur pavarësinë e saj Kosova. Ndaj për nder të tij, në kuadër të vizitës historike të Presidentit Bush, iu vendos emri i tij sheshit në Tiranën e Re, që tashmë nihet nga të gjithë si Sheshi “Wilson’.
Shpresoj, që rilindasit e Tiranës të mos marrrin guximin, nën shembullin e financuesve të tyre të heqin emrin e tij nga ky shesh. Për shqiptarët dhe për shumë kombe të tjerë, Presidenti Wilson është kumbari i pavarësisë së tyre. Dhe jo vetëm shtetet e krijuara pas Konferencës së Paqes së vitit 1919, por edhe më vonë. Parimi i Wilsonit i vetvendosjes së kombeve është sot e kësaj dite, një yll polar për kombet që luftojnë për lirinë e tyre.
Por le të kthehemi sërish tek zbulimi më i ri në “ luftën” kundër racizmit, të marksistëve të rilindur.
Loja e shahut është vendosur tani në bangën e të akuzuarve, ku në fakt gurët e bardhë lëvizin të parët. Por nuk është e thënë se ata fitojnë lojën në fund.
Gjithshka filloi nga një postim në twitter nga John Adams, ekonomist dhe zëdhënës i federatës Australiane të shahut. Javën e kaluar, Adams tha se atë e kishin telefonuar nga ABC i Sidneit për të komentuar mbi mosmarrëveshjen racore të shahut. “Sapo mora një telefonatë nga një drejtues emisoni të ABC Sydney duke më kërkuar një koment mbi lojën e shahut! ABC mori idenë se shahu është RACISTS, pasi të bardhët lëvizin gjithmonë të parët”, shkroi ai në tëitter. Adams bëri asnjë koment për këtë çështje, duke hapur kështu mundësinë një debat për këtë çështje në internet.
Edhe legjenda e shahut Anatoly Karpov, dëshironte ta thoshte fjalën e tij për këtë lajm, duke e përcaktuar debatin për racizmin në shah si një çmenduri totale. Ish kampioni i Botës më pas e pyeti se çfarë racizmi kishin lojrat e tjera sipas kësaj logjike, si psh lojrat m letra. Për çështjen u shpreh edhe Garry Kasparov, kundërshtari i përjetshëm i Karpovit, që jeton në New York. Betejat e tyre në shah janë dhe do të mbeten nga më të famshet në historinë e shahut. Kasparov dha një këshillë, që mban brenda një ironi shumë therrëse për këtë çmenduri totale që ka kapluar marksistët e rilindur. Garry iu drejtua ABC së Sidney që të merrej “seriozisht” me lojën “Go”, lojë kineze ku ai që ka pullat e zeza bën lëvizjen e parë. Kasparov vazhdoi më tej: Le të lënë gazetarinë investigative mbi racizmin në shah.
Rregullat e lojës së Shahuut thonë që gurët e shahut duhet të jenë me dy ngjyra të ndryshme në mënyrë që të dallohen lehtësisht. Për shembull bezhë dhe kafe. Forma e tyre është për shkak të Howard Staunton, kampion anglez në mesin e shekullit XIX. Për nder të tij gurët quhen ndryshe edhe gurët e Staunton, ndër më të përdorurat në lojërat e shahut.

Kategori
Uncategorized

Shqiperia faktor destabilizimi!? Rama e di fatin e dallkaukëve ballkanikë që kanë dalë kundër perëndimit si Millosheviçi apo Gruevski

Përpjekja e dështuar e Ramës për të kërcënuar Perëndimin me destabilitet nga Prishtina

Red Varaku/

Arsyet e vizitës së Ramës në Prishtinë sa vijnë edhe po qartësohen, sidomos pas deklaratave të djeshme të tij në konferencën për shtyp.

Sjellja si Etër të Kombit dhe shpalosja e retorikës nacionaliste është arma e vetme e udhëheqësve të vegjël ballkanikë sa herë gjenden në krizë dhe para izolimit të Perëndimit. Këtë ka bërë Millosheviçi, këtë ka bërë Gruevski!

Retorika e përdorur prej tij duket se ka të bëjë mes të tjerash me një hall personal të tij, i cili me sa duket lidhet me dështimin e projektit të Moskës për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Prova për këtë është sulmi i turpshëm kundër Gjykatës Speciale, një investim i pastër perëndimor, dhe kërcënimi me destabilitet që ai i bëri Perëndimit pikërisht nga Prishtina.

Të dyja këto prova dëshmojnë gjendjen e tij të rënduar psikologjike dhe gadishmërinë e tij për të djegur Kosovën dhe Shqipërinë bashkë, për të shpëtuar veten dhe Hashim Thaçin.

Frika se pas Hashimit mund t’i vijë rradha atij, aq më tepër që tani me largimin e Dvoranit sistemi i drejtësisë po del nga kontrolli i tij, është natyrisht dhe makthi i tij.

Ndërsa deklarata e tij se Perëndimi po përdor drejtësinë për të rikonfiguruar realitetin politik në Kosovë, nuk dëshmon tjetër pos asaj që ai mendon se mund të ndodhë edhe në Shqipëri, pra rikonfigurim të skenës politike shqiptare nëpërmjet vendimeve gjygjësore.

I trembur nga pasojat e lojës së rrezikshme ku ishte përfshirë dhe nga fati që i rezervohet zakonisht tradhëtarëve, Rama është më i qartë se kushdo tjetër, që kërcënimi me destabilitet është rruga e vetme për të shpëtuar dhe negociuar.

I frustruar nga lufta e ftohtë e kancelarive perëndimore kundër tij, dje ai nisi një kurs të ri nacionalist si kërcënim ndaj Perëndimit duke shantazhuar hapur Bashkimin Evropian dhe SHBA me destabilizim të Shqipërisë dhe Kosovës në aspektin gjeopolitik.

Ideja e tij për ta sulmuar perëndimin nga Prishtina, është qartazi një shenjë për t’i treguar Perëndimit se ai është sot njeriu që komandon dhe Kosovën, pra ka një ushtri me dhjetë milion njerëz në rajon dhe duhet konsideruar si faktor me të cilin mund të negociohet.

Pra, për të shpëtuar karrigen e vet, ai po kërcënon perëndimin, në përpjekje për tu konsideruar faktor i vetëm, me të cilin mund të bisedohet.

Ai kërkon të faktorizohet si e keqe e domosdoshme, si një njeri që ka në dorë kartën e tij të fundit destabilizimin e Ballkanit.

Ndaj e bëri këtë lëvizje edhe nga Prishtina. Kjo për të thënë që ai ka në dorë të hedhë në erë të gjithë Ballkanin nëse cënohet.

Kjo është edhe arsyeja që kërkoi përmes jargëve dhe qurravitjeve më çdo kusht edhe takim me njeriun më të rëndësishëm në Kosovë, simbolin e luftës së UÇK, të vetmit që ka moralin e pastër , që nuk akuzohet për vrasjen e kundërshtarëve politikë, rreth të cilit realisht mund të mblidhen të gjithë shqiptarët.

Kjo është arsyeja që për planin e tij ai kërkoi dhe mbështetjen e Albin Kurtit, por që në këmbim mori vetëm përbuzje dhe neveri.

Refuzimi i Haradinajt dhe përbuzja e Albin Kurtit ndaj tij , në fakt është edhe dështimi i planit të tij për të kërcënuar Perëndimin. Ai u largua nga Kosova jo me bisht ndër shalë, por fare pa bisht .

Turp i madh që pas 30 vjetëve ky njeri po e kthen Shqipërinë dhe shqiptarët nga faktori më konstruktiv në Ballkan në faktor destabiliteti.

Por, problemi më i madh i Ramës sot është se e ka të qartë se luftën me perëndimin e ka të humbur. Projekti i tij për shkëmbim territoresh në vend që të bëhej shpëtimi i tij, u bë varri i tij. Ai e di fort mirë fatin e dallkaukëve ballkanikë që kanë dalë kundër perëndimit si Millosheviçi apo Gruevski.

Thjesht duhet të ulë kokën dhe t’i nënshtrohet fatit të tradhëtarëve më të mëdhenj të këtij kombi. Nëse nuk e ul vetë, do t’ia ulin shumë shpejt. Ai e di këtë.