Kategori
Uncategorized

Vollga

Albert Avduli/


Shoku Haki u plagos në një pritë. Kompania u tërhoq, por i plagosuri mbeti në vijën e zjarrit. Guri, një luftëtar idealist, vrapoj dhe zvarrë, zvarrë e nxori nga rreziku.
Lufta mbaroi, Hakiu u bë antar byroje në Tiranë.
Guri u kthye në fshat dhe disa vite u kujdes për një tufë të vogël dhish.
U bë kooperativa dhe Gurit ja morën dhe ato e tashmë ruante kopenë kolektive.
Një ditë vjeshte, tufa e dhive po këpusnin gjethet e fundit të dushkut, kurse bariu, ndanë rrugës automobilistike, në këmbë, dridhte cigare.
Një veturë “vollga” kaloj me shpejtësi sovjetike dhe Guri, siç e kishte bërë zakon, përshëndeti me grusht. Disa metra më tej, fishkëllyen frenat dhe vetura ndali.
Dera u hap dhe bariut i shkuan sytë të këpucët lustrafin që dolën nga vetura. Uli kokën dhe vërejti opingat e tij, të cilat i kishte sajuar nga një gomë e vjetër që kish nxjerr lumi.


Nga automobili zbriti një burrë i veshur mirë.
Ai ishte, vetë shoku Haki.
Tungjatjeta o trim i maleve !
Tjeta ju ! – u kthye përshëndetja.
A je Guri ti ? Po, shoku Haki, unë jam.
Ku je mor Gur ? Me çfarë meresh ? Nuk të harroj kurrë, ti më shpëtove jetën.
Guri e ndezi cigaren e dredhur me një racion të vockël letre nga gazeta “Zëri i Popullit” dhe u përgjigj: Shoku Haki, atë ditë që u plagosët, unë ju nxora deri në anë të rrugës. Ja, atje te lisi i shkëmbit, një vrap pele më tej.
Juve, erdhi ju mori makina dhe ikët në Tiranë.
Unë, prej asaj dite, këtu jam.

Lini një koment