Kategori
Uncategorized

Betimi i Hipokratit dhe shesh beshi i hipokritit.

Ana Genta/

Orvatja prej zvarraniku per fitimin e kredos politike me hedhjen e jeteve te te tjereve ne lojen e radhes eshte mizanskena e fundit.

Ne asnje moment nuk e kam thene as me ze te ulet: perse ata shqiptare na lane ne dhe iken atje?
Nderkohe qe pseudoshteti po kerkon dhe studente a praktikante qe t’i bashkohen “frontit te luftes”
As nuk me dhimbsen taksat e mia per pagesen e tyre, as nuk e cova mendjen te 29 marsi 97s.
Packa se cuditerisht nuk u be publik asnje prej emrave as te specializmit te asnjerit.
Do doja shume te ishte thjeshte mosdeshire personale e tyre personale… pertej skepticizmit.
Kur shikoja neper rrjet fotot e tyre ndjeja krenari, e kur fotove i bashkengjiteshin harpagonet e politikes qe ngazellenin sikur po festonin vitin e ri, nuk di ta pershkruaj ndjesine qe kisha.
Italine e kam ne zemer, dhe po te isha ne profesion te tille dhe une do kisha medyshjen te ikja apo te rrija ne nje situate te tille, kur ata kane me nevoje se kurre. Perderisa eshte moment nevoje per ata e ne kemi mundesine t’ia shperblejme sadopak ate cfare kane bere per ne. Si nje familje e dyte.
Ata sefundmi e bene jo me larg sesa ne Nentor, pavaresisht se situatat jane te ndryshme, per shkak te faktit qe sot dhe ne si ata jemi ne pothuajse te njejtin hall.
E fundja e kemi trashegim qe, miku i mire te duhet ne dite te veshtire!

I ndiqja me zemren plot miqte e mi italiane qe shperndanin lajmin e mberritjes se kesaj mbeshtetje. Per shkak te prapaskenes qe une e ju e njihni (ashtu si dhe shqiptaret atje e njohin), italianet shohin vetem ate doren e shtrire dhe jane falenderues, ndersa mua nuk me mbushet zemra aq plot.
Nuk doja te reagoja per te gjithen, por pak me pare dy miq te mi italiane me falenderuan mua, sikur une te isha ajo qe kam shkuar aty. Dhe per shkak te atij falenderimi qe me rrembushi syte, e me ngrohu zemren reagova.
Ne te gjithe kte amulli, ku ujqerit po mundohen te perfitojne nga gjithcka e te perdorin jeten e gjithkujt, dua te uroj me zemer, qe ata vajza e djem qe sot jane ne sherbim te lombardeve, te kene zemren si ajo uniforma e bardhe, te mos jene te perlyer ne qymyrin e propagandes faqezeze dhe te kene te skalitur ne mendje e ne shpirt betimin e Hipokratit dhe jo faqezezen e hipokritit.

Mos i prisni kryetaret. Bejini gjerat vete, njeri per tjetrin. – Shen Tereza

AndraTuttoBene #SebashkuDoIaDalim

🇮🇹 🇦🇱

Lini një koment