Nga Azgan Haklaj

Epopeja e Dukagjinit agu i lirisë së Kosovës dhe zhbërjes së regjimit barbar të Millosheviçit.Përvjetori i fillimit të bombardimeve të NATOS që shpartalloj ushtrinë gjakatare të satrapit të Ballkanit.Haradinajt korifejë të lirisë.Ramushi e shpëtoj Kosovën pa rënë në humnerat e historisë si Troja e Priamit dhe Hektorit, apo Kartagjena e Hanibalit.Ushtria e Millosheviçit pas vrasjes makabre të dhjetra pjesëtarëve të Familjes Emblematike të KosovësJasharaj, mes të cilëve gra e femijë dhe të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, me dt 24 mars të vitit 1998 mësyni Gllogjanin, për të asgjesuar folenë tjetër të shqiponjave, familjen e Bacës së luftës Hilmi Haradinajt, djemt e të cilit ishin prijësit e luftës në Rrafshin e Dukagjinit.Luan Haradinaj, njëri prej figurave kryesore të UÇK-së kishte rënë në pusinë e çetnikëve serbë me 6 maj 1997, në malet e Pashtrikut, për të mbetur simbol i shkuljes së gurëve të kufirit, vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve.Ndonëse i plagosur edhe vetë Ramushi e mbarti në shpinë bashkë me disa bashkëluftëtarë disa orë deri në Vlahën të Hasit.Gjeneral Luan Haradinaj ra deshmorë i Atdheut në ditën e Shën Gjergjit, i cili edhe sot adhurohet si miti që vrau kulçëdrën.Shën Gjergji ishte komandanti i legjioneve romake që nuk pranoj masakrimin e krishterëve, prandaj me urdhër të Perandorit Dioklecian e vranë në mënyrë kanibaleske duke ja bërë trupin copa copa.
Gjeneral Luan Haradinaj ra në ditën e Shën Gjergjit, në ditëlindjen e Heroit Kombëtar, Moisiut tonë Gjergj Kastriotit i cili ka lindur me dt 6 maj të vitit 1405.

Ashtu si Shën Gjergji vrau Kulçedrën, si Moisiu që me shkopin e tij magjik ndau përgjysmë detin edhe Gjergji Ynë vrau Kulçedrën Aziatike me shpatën magjike, e nxori popullin e vet nga ërrësira shekullore dhe themeloj Shtetin e Përqëndruar Arbëror duke u shndërruar kështu Atlet i Krishtërimit dhe engjell mbrojtës i vlerave të Qytetërimit Europian.Jeta e Luan Haradinajt ishte e shkurtër por i mjaftoj për ta shkruar emrin e tij me shkronja të arta në Panteonin e Kombit.Rreth një vit pas rënies së Luanit qindra forca policoro- ushtarake rrethuan atë ditë pranëvere të 24 marsit Gllogjanin për asgjësimin e bërthamës së UÇK-së dhe shkuljen e rrenjëve të saj.Por pikërisht ketu filloj kthesa e madhe e luftës çlirimtare, shenohet fitorja e parë e UÇK-së dhe një epope tjetër e lavdishme e Kombit Shqiptar.Ranë në fushëbetejë për të mbetur përjetësisht në pavdekësi, në Altarin e Lirisë Agron e Gazmend Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.U plagos përsëri Kalorësi i lirisë Ramush Haradinaj.

Pas shumë luftimeve të ashpra makineria vrasëtare e Satrapit të Ballkanit u tërhoq e mundur dhe e turpëruar.24 marsi konsiderohet fillimi i zhbërjes së Serbisë në Dukagjin dhe Kosovë, sepse pas kësaj dite i madh dhe i vogël u rreshtua në luftën kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës.Sot në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit kujtojmë me pietet sakrificën sublime të heronjëve dhe dëshmorëve të Kosovës, bijëve dhe bijave të Kombit Shqiptar që u rreshtuan në UÇK- në e lavdishme me moton.“Një Komb një qendrim” dhe me devizën :“Për Kosovën jap dy jetë.Vdekjen time e vras vetë”.Kam shkruar shumë për UÇK-në, për betejat e saj homerike për sot do të shkruaj për Familjen Haradinaj si protagonistë të kësaj lufte e cila i dha UÇK- së shumë gjeneralë dhe Atdheut katër deshmorë.Ajo prej shumě vitesh kishte zhvilluar një luftë guerilase prandaj konsiderohej si bërthama e UÇK- së.Mbi 3000 vjet më parë profeti Abraham ( Ibrahim) bëri Besëlidhje me Zotin.Ai i çoi Krijuesit të gjithësisë për flijim të birin Isakun (Ismailin).576 vjet më parë fisnikët arbërorë u besëlidhën me Kryezotin e Arbërisë Gjergj Kastrioti në Kuvendin e Lezhës dhe themeluan Shtetin Arbëror.

Ashtu edhe Hilmi Haradinaj bëri besëlidhje me Atdheun dhe Flamurin Kombëtar Kuqezi, me bekimin e Zotit.Kur e thirri Atdheu ai zbriti si matador sëbashku me djemt e tij trima në fushëbetejë me bajlozët e zi të Serbisë.Liria e Atdheut ishte feja në të cilën ai besonte me fanatizëm.Flamuri Kombëtar tempulli para të cilit përkulej me nderim e respekt.Patriotizmi ishte ideologjia e vetme e rrënjosur brez pas brezi nga burrat e shquar që nxori kjo Kullë fisnike.Baca Hilmi sëbashku me veprimtarin e madh të Çështjes Kombëtare Smajl Haradinaj nderuar me Medaljen “Hero i Kosovës”, babain e Nasim Haradinajt, me kontribut të madh në luftën për çlirim, janë mentorët e përcjelljes tek Luanët e Haradinajve të patriotizmit, nacionalizmit, të historisë së lavdishme, luftërave të përgjakshme për liri e pavarësi.Rreth 6 shekuj më parë stërgjyshërit e tij përcollën prijësit e tyre Pjetër Shpanin me djemt e tij dhe Lek Dukagjinin për në Kuvendin e madh të Lezhës.Ishte ky kushtrim i të parëve të vet, thirrja e Atdheut që ngriti në këmbë si Ante Bacën e luftës Hilmi Haradinaj me djemt e tij Ramushin, Shkelzenin, Luanin, Enverin Dautin, Frasherin, Vetonin e vogël, e Himën 14 vjeçar që ra deshmorë në moshë të njomë dhe lëshuan kushtrimin për çlirimin e Kosovës.Luanët e Haradinajve luftuan të paepur nga beteja në betejë.Shkelzen Haradinaj është një simbol i qëndresës shqiptare, i cili luftoj 6 vjet më qendresë titanike, me vitalitet të pashoq, me trimëri të rrallë në betejat e përgjakshme për çlirimin e Kosovës, siç thotë populli, “Trim si zana”.Ai ishte guerilas i jashtëzakonshëm.Çeta e tij gjatë luftës Ilegale, me aksionet e rrufeshme,të ngjashme me ato të Çerçiz Topullit dhe Azem Galicës u ba tmerri i armikut.Ai i godiste agresorët pandërprerje natën dhe ditën e u kalli panikun sa i bëri që tu dridhet toka nën këmbë.Sëbashku me njesitin e tij u tregua strateg e mjeshtër i pritave shkatërrimtare.Renia heroike e Luanit nuk e ligështoj aspak përkundrazi dhimbjen e ktheu në forcë.Vetëm brenda një nate ndërmori 22 aksione të armatosura kundër bazave militare serbe.Me dt 24 mars luftoj heroikisht.Pas plagosjes së rëndë të Enverit dhe Dautit me dt 9 gusht të vitit 1998, në frontin e Gramaçelit forcat serbe po i afroheshin Shtabi të Gllogjanit, Shkelzeni shtrëngon plagët e veta dhe gjëndet në ballë të frontit.Ai ishte barrikadë e pakapërcyeshme e ofensivës së ushtrisë serbe të shtatorit të vitit 1998.Gjatë një aksioni gueril në prapavijë të armikut plagoset përsëri me dt 18 nëntor 1998, në Rrugën Deçan -Gjakovë, ku u vranë 6 policë serbë.Falë zgjuarsisë e guximit të Shkelzenit dhe luftëtarëve të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”dhe të Brigadës 134 u bënë digë e pakalueshme dhe e pathyeshme, varr për armikun.Kryen me sukses të gjitha detyrat e ngarkuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare.Luftëtarët e lirisë të udhëhequr nga Shkelzeni i thyejnë keq forcat serbe në betejat e dt 9- 18 janar të vitit 1999, ku Shkelzeni merr përsëri plagë të reja.Gjeneral Shkelzen Haradinaj shquhet në Betejën e Pozharit me dt 27 mars – 2 prill 1999, çka i detyroj forcat serbe të tërhiqen të mundur duke lënë pas shumë të vrarë.Me dt 16 prill të vitit 1999 në malet e Maznikut, në një betejë të ashpër dhëmb për dhëmb, gjoks për gjoks me forcat serbe për të mbrojtur popullatën civile, në Bardhaniq ra heroikisht në fushën e nderit me shokët e tij Fatmir e Luan Nimanaj dhe Hasim Halilin.Disa herë Shkelzeni me shokë ua kthenin bombat e serbëve që ua kishin hedhur atyre.Shkelzeni më i fortë së shkembi, më madhështor se Mali, emrin e të cilit mban nuk e rrëzoj plumbi në gjoks, por ashtu i plagosur, si gladiator nuk ndalet por vret një ushtar serb.Por kur e merr plumbin në ballë bie për të mbetur në përjetësi i pavdekshëm.Bashkëluftëtarët e tij nuk e besonin se mund të binte Shkelzeni siç nuk mund të rrëzohet Shkelzeni madhështor nga asnjë lloj termeti.Ai ra sëbashku me shokët e tij në emër të lirisë, në emër të Atdheut, për mbrojtjen e mijëra jetëve njerëzore të popullsisë civile.Trupat e tyre i tërhoqi, vellai Dauti, luftëtarë legjendarë, i plagosur disa herë, me mjaft plumbi në trup, i cili kishte qenë shënjestra e parë e policisë serbe me dt 24 mars të vitit 1998, në hyrje të Fshatit Gllogjan, sepse ishte vetëidentifikuar pa kapuç në shpalljen publike të UÇK -së, me dt 28 nëntor të vitit 1997, në praninë e dhjetëramijëra vetëve, në varrimin e mësuesit Halil Geci në Drenicë, vrarë nga dora kriminale serbe.Trimat e Haradinajve por dhe të gjithë UÇK-së dilnin në fushë të mejdanit pa u tharë gjaku e shëruar plagët e vjetra, por ashtu siç i shtrengoj plagët Gjergj Elez Alija për të dalë në mejdan me Bajlozin e detit, edhe ata shtrëngonin plagët e vjetra dhe dilnin në mejdanet fitimtare me bajlozët e Serbisë.Kënga popullore na sjell veprën e pavdekshme të Shkelzenit dhe Luanit.“Se Luani dhe Shkelzeni janë ba Diell janë ba HanëDritë përmbi Gllogjan”.Teksa po shkruaj këta rreshta për lëgjendën e gjallë të luftës, strategun e saj, kalorësin e lirisë, Komandantin e Rrafshit të Dukagjinit, Gjeneralin e rendësishëm të shekullit të XX-të z Ramush Haradinaj mu kujtua sentenca e Napoleon Bonapartit:“Dekorata më e madhe që merr njeriu në jetë është një plagë në luftë për lirinë e Atdheut”.Ramush Haradinaj e ka kaluar këtë sentencë të Perandorit të madh, jo vetëm se është dekoruar me disa plagë fitimtare, duke sfiduar e vrarë disa herë vdekjen në mejdanet e lirisë, dhëmb për dhëmb me bishën serbe,por ka venë në themelet e lirisë së Kosovës gjakun e Luanit, Shkelzenit, Enverit dhe kusheririt, Himës.Ai ishte një udhëheqës i jashtëzakonshëm i betejave për liri për çlirimin e Kosovës nga kthetrat e Serbisë shoviniste, shtetit militar të armatosur deri në dhembë.Kjo luftë ishte unlike në fundshekullin e XX-të.Ajo u akordua në prefeksion me ndërhyrjen ajrore të NATOS, e cila filloj bombardimet një vit më vonë, por në të njëjtën ditë më Epopenë e Dukagjinit 24 mars 1999.Me dt 13 qershor të vitit 1999, pas 6 shekuj robërie Flamuri Shqiptar u valvit krenar dhe i lirë në tokën e Kosovës, përkrah flamujëve të NATOS.Familja Jasharaj sëbashku me Familjen Haradinaj u banë Emblemë e Kosovës.Me dt 16 prill 2005 dora tinzare kriminale vrau Enverin, i cili ishte plagosur disa herë në luftën për çlirim.Presidenti Ibrahim Rugova e shpalli ditë zie kombëtare.Këtë akt të pashembullt e dënuan mbarë shqiptaria, dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare.Familja Haradinaj nuk ra në kurthin e ngritur nga mendja diabolike e sponsorizuar nga armiqtë e lirisë së Kosovës, që qëndronin pas këtij atentati politik të pazbardhur gjer më sot.
Ramush Haradinaj siç shëndriti në luftë shkëlqeu dhe në politikë, i cili deshmoj vizion gjenial duke u bërë lider me peshë dhe e orientoj Kosovën në kahjen e duhur në partneritet me aleatët Euroatlantik.Ai është i pari burrështetas që siç sakrifikoj gjithçka për lirinë, jetën dhe familjen, sakrifikoj dhe pushtetin e besuar nga populli i tij për dinjitetin e Shtetit të Kosovës, dhe për çertifikimin e Kauzës së UÇK-së, për realizimin e ëndrrës shekullore, në betejën e stërgjatur me Trubunalin e Hagës.Dalëzotësi i lirisë dorëzoj pushtetin dhe shkoj si dorëzanë i Kosovës dy herë në Hagë dhe ngadhnjeu duke fituar pafajsinë.Mbrojtja e shkëlqyer që ai dhe stafi i tij i bënë luftës çlirimtare i shkërmoqën akuzat si kështjellě rëre.Po kështu triumfoj në Slloveni dhe në Francë.Barazimi i viktimës me agresorin dhe marrja në përgjegjësi penale e një udhëheqësi të luftës për liri të popullit të vet nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e të Drejtës Ndërkombëtare.Imagjinoni sikur të dilte para gjygjit Xhorxh Washingtoni, Garibaldi, Simon Bolivari.Kodi moral i shqiptarëve i rrënjosur prej mijëra vjetësh në memorien e tyre është një kod kalorsiak e fisnik që nga koha e strategut të lashtësisë Pirros së Madh, Epokës së Gjergj Kastriotit, betejave të mëdha për liri e pavarësi në shekullin e XIX-të e XX-të.Shqiptarët nuk kanë vrarë e keqtrajtuar robërit e luftës, apo popullsitë civile të armiqëve të tyre.Është kjo arsyeja që Konventa e Gjenevës për trajtimin e robërve të luftës është frymëzuar nga Pirroja i Epirit, i njohur në mbarë Botën, jo vetëm për gjeninë e tij ushtarake, por edhe për drejtësinë e treguar ndaj robërve të luftës.Ramush Haradinaj, ndonëse i vetëm në Samitin e Berlinit ia doli të ndalë skenarin ogurzi për ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve të saj që synonin krijimin e Serbisë së madhe, apo Jugosllavisë së tretë.

Kryeministri Haradinaj shterroj ëndrrat serbiane të karaxhiçëve, garashaninëve, qosiçëve, çubriolloviçëve të rinj të udhëhequr nga Gebëlsi i Millosheviçit Aleksanděr Vuçiç.Për të ruajtur dinjitetin e Shtetit të Kosovës dha dorëheqje dhe shkoi përsëri në Gjykatën Speciale si qytetar i lirë.Si kryeministër në detyrë ia ktheu pushtetin popullit, realizoj zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranoj rezultatin e Sovranit.Kështu veprojnë vetëm misionarët e Kombit.Shtypi gjerman ka shkruar se pa Ramushin nuk do të kishte Republikë të Kosovës.E unë po e mbyll këtë opinion timin se pa Ramushin Kosova do të përfundonte honeve të historisë si Kartagjena e Hanibalit, apo Troja e Priamit e Hektorit.