Valentina Liman Maloku (1979 – 1998)

PLAGOSJA, KEQTRAJTIMI, RRAHJA DHE VDEKJA E STUDENTES VALENTINA MALOKUT NË QKUK MË 05.09.1998
Shkruan: Dr. Salih Krasniqi
V.M., një vajzë 19 vjeçare nga Drenasi, ishte qëlluar nga një snajper deri sa po qëndronte në oborrin e saj. Pasi kishte kaluar një ditë në një klinikë të improvizuar në afërsi ku kirurgu nuk kishte mundur ta operonte meqenëse nuk kishte anesteziolog, ajo ishte transportuar me një veturë private në spitalin e Prishtinës, gjithashtu të njohur si Qendra Klinike Universitare. Deri sa kishte dhimbje të jashtë zakonshme deri sa po dërgohej në një dhomë të spitalit, një mjek serb i kishte rënë disa herë me shuplakë fytyrës, e kishte goditur me grusht në pjesën e epërme të këmbës në afërsi të plagës dhe e kishte sharë. Deri sa V. M. Ishte vendosur në elevator me një karrige me rrota, mjeku dhe infermierët e goditnin me shuplaka në mënyrë të përsëritur. V. M. Po qante dhe e luste nënën e saj që të mos e linte. Përgjatë dy javëve të ardhshme, nëna e V. M i solli asaj barërat dhe shumë njësi gjaku për çdo ditë, siç e kishin udhëzuar mjekët serbë, si diçka të domosdoshme për kujdesin ndaj vajzës së saj, por V.M më në fund vdiq. Mjeku i cili e kishte pasur nën kujdes i tha familjes se ajo kishte vdekur vetëm për shkak të sepsisit të tepërt përpos vonesës në pranimin e kujdesit mjekësor, e jo prej keqtrajtimit.
Përtej keqtrajtimit fizik të pacientëve individual, autoritetet serbe kërkonin në mënyrë sistematike që të pengonin shqiptarët për të marrë kujdesin mjekësor. Dëshmitarët i kanë treguar PHR-së se policia serbe rregullisht e ka vonuar transferimin e burrave të plagosur në spital me qëllim të marrjes së tyre në pyetje dhe të arrestimit të tyre dhe i kanë penguar mjekët që të kujdeseshin për nevojat e tyre. Dëshmitarët, po ashtu i kanë thënë PHR-së se drejtuesit serbë të spitalit ua kanë ndaluar mjekëve që t’u japin ndihmë pacientëve shqiptarë. Deri sa këto raporte nuk kanë mundur të konfirmohen, konsistenca e raporteve sugjeron se kjo dukuri abuzive ka ekzistuar.
P.s. V.M. është Valentina Maloku dhe është 19 vjeçare. Për këtë paciente kam shkruar te personat e rritur nr.125.
- Valentina Maloku, 1979, 18 vjeçare, nga fsh. Plloqicë i Malishevës. Këtë paciente të plagosur në Kujdesin Intensiv e ka sjellë policia serbe. Dg: pranuese ishte: Dg: Vulnus sclopetarium abdominis reg.inguinalis dex penetrans et perforans. Laesio intestine ilei (Nr.III). Laesio recti. Laesio ovary lat.dex. et uteri. Fractura ossis sacri sclopetaria. Peritonitis diff stercoralis et fibropurulenta. Shock endotoxicum. (Plagë me armë zjarri në regjionin e barkut në anën e djathtë të regjionit të gilzës së djathtë shpuese dhe tejshpuese. Lëndim i zorrës së hollë ileumit në 3 vende. Lëndim i rektumit (zorrës së trashë). Lëndim i vezores së djathtë e të mitrës. Thyerje e kockës së legenit nga arma e zjarrit. Shpërndarje e fekaleve në bark. Shok nga helmimi masiv.). Pacientja ka qenë e lidhur me pranga edhe pse ishte në gjendje komatoze dhe është ruajtur nga policia. Ka qenë e keqtrajtuar më shumë nga policia sepse kanë menduar se është e afërme e Naim Malokut. Nga plagët e rënda, edhe përkundër përkujdesjes mjekësore pacientja vdes më 05.09.1998 në ora 23.00.
Perilous Medicine:The Legacy of Oppression and Conflict on Health in Kosovo June 2009; A Report by Physicians for Human Rights, Background-Article: Physicians for Human Rights (PHR) Findings on Kosovo: MEDICAL GROUP DOCUMENTS SYSTEMATIC AND PERVASIVE ABUSES BY SERBS AGAINST ALBANIAN KOSOVAR HEALTH PROFESSIONALS AND ALBANIAN KOSOVAR PATIENTS, Ëed, 23 Dec 1998.
Dëshmia nga Agron Maloku –vëllau i Valentina Malokut që ma dërgoj me email më 20.11.2019 në ora 21 e 3 min.
Valentina ishte studente e fakultetit filozofik dega Histori (Valentina Maloku kishte filluar studimet në vitin 1997/98). Vijimi i Studimit ne vitet e 90-ta ishte mjaft i vështirë per cdo student, por nga pranvera e vitit 1998 ajo u be po thuajse e pamundur, kur forcat serbe kishin filluar nje fushate te eger gjenocidiale kunder popullates shqiptare.
Ne kete kohe dhe keto rrethana, nisur nga pozita gjeografike e fshatit Pllaqice (fsh. i lindjes se Valentines), ky fshat kishte perball Postbllokun e forcave serbe te vendosura ne Kijeve, ne nje distanc 5 km-she. Ky fshat dhe zona qe shtrihej ne brendi te postblloqeve te forcave serbe Kijeve-Komoran-Skenderaj-Kline, jo vetem qe ishin te rrezikuara por edhe levizja ishte bere e pamundur. Fshati Pllaqice i ekspozohej rrezikut nga postbloku i forcave serbe ne Kjieve, situaten e bente edhe me te rrezikshme vendosja e snajperisteve ne nderstesen e mullirit te Kieves (ndertese 5 apo 6 kateshe) qe ne vije ajrore gjndej reth 3,5 km nga fshati Pllaqice (fshati i Valentines). Pozita e fshatit te Valentines qe shtrihej buze nje kodrine, u mundesonte forcave serbe nje pamje te dukshme nga kjo ndertese.
Ishte kjo kohe kur Valentina gjendej ne shtepi se bashku me prinderit dhe vellaun (Agronin). Ne gushte te vitit 1998 forcat serbe kishin marre nje ofansive ne drejtim te fshaterave Cerovike, Pllaqice gjuanin dhe bombardonin shtepi ne kete rrethine. Banoret perpiqeshin te terhiqeshin per te gjetur vende me te sigurt.
Me 19.08.1998 Valentina dhe Sala Maloku plagosen qe te dyjat ne afersi te shtepise se Valentines.
Ne kete Kohe babai (Limani) dhe vellau (Agroni) ndodheshin ne hyrje te fshatit, nga drejtimi nga vinin forcat serbe (Kijeve, Cerovik, Pllaqice) ndersa ne anen tjeter te fshatit terhiqeshin banoret ne drejtim te kodres se Fashtit Pllaqice, qe te shpie tek fshati Gullubovc qe mendohej si vend me i sigurt. Gjate evakuimit ishin plagosur Valentina dhe Sala Maloku (Valentina kishte marre nje plage te rende nga nje plumb i kalibrit 12.7 mm). Ato menjehere ishin derguar ne fshatin Abri e Eperme ne nje qender mjekesore te UCK-se. (Vellau Agroni me te degjuar eshte nisur me nje Makine nepermjet disa udheve te shkurtura e te rrahura ne drejtim te Abrise.)
Atje kishte filluar trajtimi Mjekesor nga Dr. Sami Deliu. Sipas tij Sala Maloku ishte jashte rrezikut ndersa Valentina medoemos duhet te operohej edhe pse plaga eshte ne Kofshe dhe nuk ka prekur Organet Vitale, megjithate plaga ishte e madhe nga nje Plumb 12.7mm dhe ne kete gjendje do te duhej te dergohet ne spitalin ushtarak ne Gradice. Pas dy oreve Valentina eshte derguar ne spitalin ushtarak ne Gradice, nderse rreth ores 23 kan arritur edhe prinderit e saj, qe me pastaj nena qendroj pran Valentines deri ne vdekjen e saj. Pas nje qendrimi ne spitalin ushtarak ne Gradice nen kujdesin e Mjekut Lec Gradica, ne mungese te mjeteve per Operim te nesermen ne mesnat Valentina se bashku me nenen jane percjellur ne drejtim te Prishtines te ndihmuar nga disa njerez te cilet nuk i njohe por dua ti falenderoj. Pastaj per gjendjen e saj informeheshim vetem permes bisedave telefonike te herepas hershme.
Sic jam informuar nga nena, Valentina fillimisht eshte vendosur ne Galaxy nderse nena qendronte tek nje mik i shtepise Imer Desku i cili jetonte ne Prishtine. Me pastaj komunikimi ishte i mundur kur gjenim ndonje Celular per tu lidhur me banesen e Imer Deskut me qe aty qendronte nena mbremjeve.
Sic informoheshim nga nena edhe Galaxy-ja nuk ka mundur te trajtoj rastin e Valentines, pastaj ajo eshte percjellur ne QKUK sipas nenes ka patur ndihmen e disa njerzve te cilet nuk i njohe por dua ti falenderoj. Ne QKUK, Valentina ne vend se ti ofrohej ndihma per sherim, kishte filluar te keqtrajtohej nga stafi spitalor dhe te tjere qe supozohet te ken qene pjestare te forcave serbe.
Siç tregonte nena, Valentina pyetej vazhdimisht si pjesëtare e UÇK-se dhe per perfshirjen e anetareve te tjere te familjes per babain Limanin per vellaun Agronin dhe kusheri te aferm (djemt e axhës Rasimin dhe Halimin, tani qe te dy te ekzukutuar me 26 shtator 1998 siç njihet ne masakren e Gullbovcit).
Porosia e saj ishte qe te lart permundurit te mos vijne ne Prishtine per ndonje vizite eventuale sepse i ishin bere shume pyetje rreth tyre.
Duke e kuptuar situaten kam takuar disa mjek ne perberje nderkombetare qe leviznin ne fshaterat e drenices konkretisht ne afersi te fshatit Abri e Eperme, ku kam kerkuar prej tyre, qe motra ime te terhiqet nga ky spital meqe ajo ishte duke u maltretuar ne QKUK. Ketij ekipi mjeksor u thash nese ju keni mission qe te sheroni njerz atehere punen me te mire do ta beni nese ju mund te shkoni ne QKUK dhe ta nxjerrni jashte motren time Valentinen, qe te mos maltretohet me tej nga stafi spitalor dhe pjestar te tjer te panjohur. Pergjigja e tyre ishte qe ata do shkonin menjehere dhe te interesoheshin reth situates ne QKUK dhe gjendjes se Valentines.
Ne kete situate kur gjendja shendetsore e Valentines rendohej gjithnje e me shume, ajo kishte nevoje per gjak e medikamente, ne ndihme i erdhen disa qytetare te cilet shprehen gatishmerine per te dhuruar gjak, por ata ne dalje maltretoheshin nga pjestar serb. Ne kete kontekst dua te permendi Kontributin te Emrush Pireves dhe Valbon Krasniqit per ndihmen e ofruar ( qe te dyt tani Dr. te mjeksise) te cilet i kisha njohur gjate studimeve.
Me 5 Shtator 1998 Valentina nderron jete por sic informoheshim QKUK nuk e lejonte leshimin e kufomes. Per kete kam kontaktuar permes telefonit celular me Dr Zekeria Canen, i cili me tha se e ka te pamundur te beje naj gje por do te ishte mire ti drejtoheni Dr Flora Brovines.
Duket se Zekeria Cana ka kontaktur me znj Brovina e cila eshte angazhuar ne kete drejtim, me ndihmen e saj Kufoma eshte kthyer me 7 shtator 98, ekipen transportuese e kam takur ne Likoshan rreth ores 14 me pastaj per te vazhduar ne fshatin Terdevc ku me tej nuk mund te afroheshim per shkak te levizjes se Forcave Serbe.
Ne keto rrethana varrimi eshte bere oret vona te mbremjes me pare i ishte dhene lamtumira e fundit ne fshatin Gullubovc nga mijera qytetar. Ne kujtesen time mbeten lotet e shume vajzave moshatere te Valentines. Varrimi eshte bere rreth ores 22 ne te njejten dite (07.09.98) nga nje grup i ngushte duke mos dashur te rrezikojm jeten e qytetareve.
Deshmia nga Agron Maloku –vëllau I Valentina Malokut që ma dërgoj me email më 20.11.2019 në ora 21 e 3 min.