
Por jo vetëm…
Kjo qeveri në këto 7 vjet… veç krimit të organizuar, kanabizimit, trafikut të drogës, mbushjes së Parlamentit, qeverisë qëndrore dhe lokale, policisë, tatimeve, dhe doganave me hajdutë dhe me kriminelë, eksodit te shqiptarëve dhe çpopullimit të vëndit, është e mbytur në borxhe, apo më mirë e ka mbytur popullin në borxhe, ajo ka marrë plot 9 miliard euro borxh.

Ka edhe më.
Kemi 2,7 miliard euro abuzime, të kapura nga KLSH.
Por edhe qoftë e “fundit”.
Kemi strasburgun, gjyqet e humbura dhe pronat e ligjshme të pronarëve, pra plus edhe 2 miliard euro për të paguar gjykatën e Strasburgut.
Por mos harro ne kemi dhe 600 milion euro borxh biznesit.

Dhe loja vazhdon.
Pesha gjithmonë mbi kurrizin e “gomarit” popull.
- Shto taksa të reja, dhe rrit taksat e vjetra.
- Shkurto dhe prit ndimat ekonomike,
- Rrit çmimin e pagesës për energjinë, plus kv e vjedhura në të.
- Rrit pagesat e shërbimeve në përfaqsitë diplomatike për emigrantët,
- Gjoba në doganë, gjoba policia.
- PPP dhe KÇK, që po ja pinë gjakun popullit dhe buxhetit të këtij vëndi të sakatuar keq nga kjo narkoqeveri.
Mban ky gomar plak, mban.
Koha e ka provuar se sa më shumë ta ngarkosh, rrahësh, kequshqesh, keqtrajtosh, aq më i urtë, më i mirë, e më i dëgjushëm bëhet.
Po e ushqeve hedh me shqelma.
Koha e pakët e demokracisë e tregoi më së miri.
Se mushkat dhe pelat e ushqyera mirë, u bënë të egra, xanxare, vrisnin me shqelma edhe të zonë.
Hidhnin dhe barrën nga kurrizi.
Ndaj dhe këta ustallarët e sotëm “rilindas”, bijtë e baballarëve, nuk blejnë më ushqim, por gojëza hekuri dhe samarë të mirë, për “gomerët” e uritur, lodhur, dhe rraskapitur…
Por të urtë në pritje të ngarkesës së radhës, a ngordhjes…
Me një fjalë me marrjen e 750 mln euro kredi e rrisim borxhin në 72+++%
Një narkoqeveri që u mundua ti shkëpuste kombit pjesë të tij të gjakut.
Kosova është dëshmimtare e radhës e tradhetisë së madhe në këto kohë moderrne.
(Nuk eshtë fjala për rindertimin e shtëpive te demtuara nga termeti, por për borxhin….borxhin mbi supet e shqiptarëve që sa vjen dhe rritet, nga hajdutët e pushtetit)












