Kategori
Uncategorized

Vlora 1997.

Kolonel Konstadin Koliqi/

…………Ministri Zhulali, në fillim më thotë : « po », pastaj më vinin urdhëra nga të tjerë, në emrin e tij që trageti të mos hynte në Vlorë por në Durrës.


Deti kishte 8-9 ballë dhe anija e kishte në kic (mbrapa), kthimi për në Durrës, do ta mbyste, 100 % anijen.

Vetë Ministri nuk më doli më në telefon. Trageti futët në Vlorë dhe shkarkon 14 trajlera me ushqime. Turmat, një pjesë e të cilëve, ishin të armatosur, më kërcënonin se do të digjnin tragetin. Kapiteni Italian, që fliste mirë shqipen, shumë trim, rrinte me motorrin ndezur dhe cima të lira.

Të dërguarit e ministrit, oficera, në atë kohë ja mbathën nga territori i portit. Pata fat, turma nuk u urdhërua të sulmonte portin. Po atë ditë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosova, heq gadishmërinë e reparteve ushtarake . ????!!!


Asnjë kapteri nuk do tia falja këtë veprim dhe jo më Gjeneralit kryesor të ushtrisë. Pas kësaj, habitesha si vazhdoi në detyrë deri më 1 Mars ?

Të gjitha repartet ku ushtarakët ikën, u vodhën dhe u dogjën. Më dt 23, në mëngjes herët, më informojnë se në Himarë, është ngritur flamuri Grek . Kjo ishte, me të vërtetë, e jashtëzakonshme, shumë madhore, përpara atyre që kishin ngjarë deri tani dhe si të tillë e vlersova dhe doja ta verifikoja vetë, prandaj u nisa për Himarë. Me të vërtetë, flamuri grek valvitej në qëndër të Himarës.

Kush ishte ky edëpsëz dhe faqezi qe kishte bere apo urdheruar nje veprim te tille kaq makaber, kunder vendit te vete? Hyra në një kjoskë, kafe llamarine, aty afër. Zonjës që më bie kafen, i them :« Na e keni zbukuruar Himarën ». Ajo e kuptoi ironinë dhe më tha : « Eh, zotëri, të ishte për mua nuk e vija aty por e digjja, por cfarë tu bëjmë atyre atje », dhe tregon nga klubi përballë, ku pinin dhe bërtisnin një grup djemsh me pamje të shpërfytyruar..

Në mes të tyre, hargalisej Aleks Andoni, ish studenti dhe me vonë kolegu im në akademin ushtarake.

I them zonjës : « Leksi është shqiptar moj zonjë, si ka mundësi që të bëjë një gjë të tillë ? ». Dhe zonja : « Ku merret vesh Leksi, sapo ka ardhur nga Greqia ». Nga miqtë e mi, që kisha në Himarë, mësova se cdo gjë, ishte e vërtetë……

Aleksi kishte ardhur me detyra të sakta nga Greqia. Po kështu, u informova, se në Greqi, po përgatiteshin edhe Gjeneralë të tjerë, të cilët, në një periudhë të afërt, do të merrnin komandën e kryengritjes, në jug të vëndit. Pararoja e këtyre rrebelëve, kishte mbërritur.

Në Sarandë, kishte filluar aktivitetin kryengritës, Gramoz Ruci . Kico Mustaqi hynte dhe dilte sa herë të donte, apo kishte pune. Edhe Qatip Aliaj, përgatitësh të hynte në Shqipëri dhe të drejtonte segmente të kryengritjes.

Një nga më aktivët, ishte Xhevat Kocia, i përzënë nga ushtria për probleme tepër ordinere….Po përgatitej, me pompozitet të madh, nga Greqia, ardhja e krerëve politik të kryengritjes për zonat e jugut, Arben Imami dhe Ritvan Peshkëpia.


Problemi ishte se protestat nuk po përhapeshin, aq sa duhej në qytetet e tjera. Gjatë dhjetëditeshit të dytë të Shkurtit, bëhej thirrje për përhapjen e protestave nëpër qytetet e tjera.

Në një nga këto ditë, ngrupe të rinjsh nga Vlora, u nisën në qytete, si Shkodra, Durrësi, Fieri dhe në qëndrat e këtyre qyteteve, lëshonin lepuj të butë. Me këtë ju thoshin njërëzve se jeni frikacakë si lepujt.

Mendoj se ky veprim e vuri në sedër, kryebashkiakun e Shkodrës, z. Bari Borici, i cili u vu në krye të disa autobuzeve, të mbushur me djem të rinje dhe zbarkoi në Vlorë, dhe me te zbritur nga autobuzi, hodhi parrullën « Poshtë Presidenti, poshtë Sali Berisha » .Në fillim u habitën, ata që e dëgjuan, sepse ishte për herë të parë që hidhej një parullë e tillë, dhe e bërë nga një kryebashkiak …efekti qe shumë i madh. Po këtë darkë, u hap lajmi se institucionet ruheshin nga ushtarë sërb.

Atë natë, u ula me mikun tim Pajtim Ceci i cili shërbente në repartet e Rendit. I veshur me uniformën e shërbimit, po shikonim një grup gazetarësh të huaj të drejtuar nga Zenepe Luka, që po filmonin një gomë makine që digjej dhe një grua që imitonte rënien e të fiktit.

Na afrohet dikush nga prapa, godet Pajtimin me shkelm dhe e quan « serb i ndyrë ». Pajtimi heq kokoren dhe i thotë : « C’po bën more, mua labin më quan sërb ti ?»

Megjithse nga këto skena ndodhën shumë, prap në kafene dëgjoje të thonin se maloku ka prurë ushtarë sërb….
vazhdone……

Lini një koment