Kategori
Uncategorized

“Kjo nuk është politikë, por xhungël”/ Dom Gjergj Meta: Nevojë urgjente për ndryshim

Shpopullimi është protesta e heshtur e shqiptarëve!

Dom Gjergj Meta, Ipeshkv i Dioqezës së Rreshenit, ka përcjellë mesazhe të forta për qeverisjen në Abcnews, ndërsa theksoi se nëse do të kishim një politikë më të përgjegjshme, largimet e shqiptarëve nga vendi do ishin më të buta.

“Antikomunizmi mund të duket si klishe, por kam mendimin se komunizmi ka qenë fatkeqsia më e madhe e këtij vendi.

Diktatura ishte një mekanizëm pervers, çnjerëzor, vinte njeriun kundër njeriut, duke e shpërfytyruar njeriun. Duke parë këtë rezultat unë s’kam si pajtohem dhe çdo shqiptar i ndershëm duhet të jetë antikomunist”

Unë refuzoj gjithë sistemin komunist, por ne jetojmë me njerëzit, që do të thotë se unë ulem me një person që ka qenë pjesë e komunizmit, por nuk mund të qendroj në tryezë nëse edhe sot e kësaj dite vazhdon ta mbrojë atë ideologji. Ai sistem kishte mekanizëm pervers.

Përpiqem të mpreh vështrimin tim mbi realitetin. Të qenurit prift nuk do të thotë të jesh i mbyllur rreth kontureve të dogmës, apo i rrethshkruar brenda kishës. Nëse i hedhim një sy historisë vëmë re se përgjatë historisë shumë priftërinj janë angazhuar në jetën sociale të vendit.

Ikja e shqiptarve nga keq qeverisja, krimi, korrupsioni, psiguria, papunësia janë problematike sepse përthan jetën shoqërore në Shqipëri, lë një boshllëk në hapësirën e përbashkët që ne kemi.

Është dhe një shkulje nga tradita. Shqiptarët kur shkojnë në Europë dhe Amerikë s’kanë për të punuar për të ndryshuar sistemin. Ikja është një lloj dorëzimi për të mos ndryshuar realitetin, njësoj sikur lodhesh tek shtëpia me debate dhe thua ‘ke të drejtë po dal pak’.

Shpopullimi është protesta e heshtur e shqiptarëve!

Mund të them se ka një anestezi, apati që tregon dorëzim. Ka nevojë për një moment reflektimi…mungon kreativiteti komunitar, mungon hapësira për të krijuar sepse kreativiteti është në dorë të pak njerëzve… qeverisë, vetëm ata janë kreativ në këtë vend. Nuk ka mundësi, hapësira për angazhim qytetar.

Ka qytete që s’kanë librari, teatro, etj. Në Rreshen ku jetoj unë ka bibliotekë, por s’ka librari, por nga Rrësheni kanë dalë njerëz të pranishëm në media dhe në sektorë të ndryshëm të jetës shoqërore të vendit. Nga ata mësues dhe ata persona të jashtëzakonshëm, por s’ka një librari për të shitur libra, për të marrë libra…që është një aspekt social-kulturor.

Gjithçka në vend varet nga politika dhe kjo është e tmerrshme është tipike komuniste.

Po pati diçka që vjen nga politika bëhet në të kundërt nuk bëhet. Njeriu duhet të priret nga kultura, për të mos mendu vetëm për barkun por edhe për mendjen. Eshtë e trishtueshme që i sheh lokalet plot me vajza e djem të rinj ndërsa libraritë janë bosh.

Për mua stili i debatit në Shqipëri është gjëja më negative në jetën e shqiptarëve, është edhe faji i gazetarëve, por jo vetëm i tyre. Ju e nxisni debatin, jeni për këtë gjë, jeni medium, instrument, bota e medias duhet të nxjerrë të vertetën, sigurisht nuk po flas për rastet kur mediat manipulohen, gjobisin, paguhen, blehen përcaktohen nga forca politike.

Neve që dëgjojmë televizor, ne qytetarët që shohin TV jemi të neveritur si debatohet, ku askush nuk dëgjon askënd. Të gjithë akuzojnë njëri-tjetrin, kakofoni egersi një lloj lufte që nga ekrani hyn në mendjen dhe zemren e shqiptarëve dhe kjo reflektohet nesër në tryeza.

Është e pamundur që të ulesh në mëngjes në kafe dhe të mos fillosh debatin politik. Janë të rralla bisedat për libra dhe i bëj me pak njerëz. Politikanët në mënyrë të veçantë kanë stil arrogant shpërfillës ndaj njëri tjetrit.

Kjo nuk është politike është xhungël.

Këtu, ndonjëherë mediat i kanë zaptuar njerëzit me pushtet dhe para, ne dëgjojmë vetëm oligarkë e politike edhe ngjarje kriminale, kronika e zezë po na helmon shpirtin. Duhet të ngremë pozitivitetin e njerëzve të thjeshtë. /Abcnews.al

Fotot jane të blokut wordpres (Al In Sweden)

Lini një koment