Kategori
Uncategorized

“O djem rrëmbeni pushkëtë, ja vdekje, ja liri. ”

Kol.Konstadin Koliqi/

Po ja u sjelle, pjese pjese, ketu, qe te mos i harroni ate qe ka ndodhur me vendin dhe popullin tone ne ato dy muaj, Shkurt – Mars te viti 1997, muajte me te zinje qe munde te kete kaluar nje popull…….nuk duhet harrua edhe se….si po duket, jemi afer qe te perseritet ajo menxyre…..ata qe ben ate gjeme, ata jane prap, tani, ne drejtim…….

Vazhdim…
……….Kjo punë, nga data 10 dhe më pas bëhet e hapur, në mes të ditës dhe kjo ndodh sepse qysh më dt 11 shkurt, nuk ekzistonte më shtet apo sic quhet pushtet lokal. Drejtuesit lokal ishin larguar pa lën gjurmë. Po në këtë ditë, digjet godina e PD lokale. “Dogjëm zyrat e byrosë politike” bërtisnin disa djem të rinj.

Kjo nofkë nuk ishte e freskët, e asaj dite, por shumë kohë më parë, kryetarin e PDs Vlorë, z. Adhurim Musaraj e quanin anëtar të byrosë politike. Dhe me të vërtetë ai ishte shumë kapadai dhe i pa komunikueshëm. Të krijonte përshtypjen se me vendosjen e tij si kryetar i PDs, aty fillon historia e Vlorës. Organizëm shtetëror që funksionontë ishte vetëm Sh.I.Ku. Në qytet filluan të cfaqen njërëz me prirje kriminale. Ishin të armatosur me armë të markave “Zastave,Tomson,Cifte dhe ndonje kallashnikov. Po me dt 11 shkurt, vritet një polic, për të cilin u tha se u vra për hakmarrje.

Më dt. 12 shkurt, doli maska e pare, Albert Shyti, i ardhur po nga Greqia. Po në këtë datë, zbarkojnë politikanët e parë të opozitës. Në orën 8të të mëngjesit, Skënder Gjinushi del tek sheshi i Flamurit. Ai i thotë turmës: “Do të vazhdojmë protestat në bazë të një plani i cili do të miratohet në Komitet që do ta krijojmë tani.” Në tribunë ishte dhe Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Paskal Milo, Perikli Teta etj. Gjinushi thotë: “Do vazhdojmë deri sa të rrëzojmë Berishën dhe pushtetin e tij se ai ju ka marrë paratë”. “Ne lebërit davetet i fillojmë me këngë dhe e mbarojmë me këngë, dhe pas kësaj ai fillon të këndoj “O djem rrëmbeni pushkëtë, ja vdekje, ja liri. ” Këtu Skënder Gjinushi i drejtohet turmës duke ngritur lart dorën me tre gishtat e parë të saj, të hapur. Pjesa e parë e turmës ja kthen përshëndetjen me tre gishtat lart duke e shoqëruar edhe me të bërtitura.
Në rrjeshtin e parë shikoj disa gra të veshura me të zeza dhe bënin shënja të turpshme duke mbledhur dorën dhe duke lënë të lirë gishtin e mesit. Edhe kjo shënjë e huazuar nga jashtë vëndit, si simboli sërb i të tre gishtave të Skënder Gjinushit, sepse ne shënjën e sharjes e bëjmë ndryshe. Gratë filluan të këndojnë një këngë “Tritan të keqen nëna si e mbajte preshin brënda”.etj.
Kur erdhi koha që turma të lëvizte nga sheshi te Prefektura, S. Gjinushi dhe të tjer politikanë, dolën në krye të turmës. Ata bërtisnin “Duam parat tona” Pjesa dërmuese e turmës vetëm sa i shoqëronte.
Më dt 13 shkurt fillon djegia e gomave të makinave nëpër rrugë dhe ngritja e barrikadave me makina të prishura dhe me mjete të tjera. Qytetarët vlonjat filluan të rralloheshin .
Më dt 15 Shkurt, fillojnë kërcënimet me letra poshtë derës dhe vendosja e gjobave ndaj familjeve vlonjate “sepse u duheshin për shpenzime Komitetit” u thoshin.
Hidhet parrulla e parë “Poshtë Qeveria” “Të mbyllen dyqanet, vetëm furrat e bukës të punojnë”. Filluan shënjat e para të urisë. Me tu krijuar Komiteti shpëtimit publik, punën e parë që bëri, urdhëroi mbylljen e Portit.
Përfaqësues të tij, disa fëmijë te moshës 12-17 vjec por të drejtuar nga disa burra pak a shumë të thyer në moshë, me ato kasketat karakteristike në kokë, bien vendimin e Komitetit dhe kërkonin zbatimin e tij urgjent « se për ndryshe….”
Qëllimi ishte i qartë, qyteti të kalonte, pak a shumë si ne nje grevë urie dhe izolim të plotë…..vazhdon.

Lini një koment