Gjeneral H. Arapi/
Nenshkrimi i marreveshjeve me Serbine pa dialog , fshehurazi, dhe nga njerez te pa autorizuar nga Qeveria e Kosoves, perben jo vetem skandal, por edhe nje preçedent te rrezikshem per te ardhmen e Kosoves.

Paraqitja e Thaçit si kontorno e kesaj maskarade tregon se idea e ndarjes se Kosoves po riaktivizohet me shpejtesi , duke shperfillur hapur qeverine dhe parlamentin , popullin e Kosoves , i cili po vihet para faktit te kryer dhe po sfidohet dita dites.

Albin Kurtit nuk duhet ti mjaftojne deklaratat bombastike , apo teoria e reciprocitetit ( dhe kjo e pa zberthyer siç duhet), por duhet te marre masa per shperberjen e strukturave paralele shteterore qe hedhin firma ne dem te interesave te shtetit te Kosoves, duke i derguar ato para drejtesise nje minute e me pare.

Miqve dhe aleateve duhet tu spjegohet se pale ne bisedime eshte qeveria e Kosoves dhe asnje perfaqesues tjeter qofte ky edhe z. Grenell i derguar i posaçem i presidentit Trump.
Nuk duhet reshtur per te falenderuar Naton dhe ShBA per shkaterrimin e makinerise ushtarake te Millosheviçit, por nuk duhet heshtur per asnje çast per te ngritur zerin me force dhe me masa preventive, per te mos lejuar qe Serbia e larguar me bisht nder shale nga Kosova , te rikthehet duke zoteruar ajrin e Kosoves dhe me trena te nisur nga Beogradi drejt Prishtines, me miratimin edhe te aleateve clirimtare dhe firmen e anonimeve qe militojne ende ne strukturat paralele qeveritare ne Kosove. Kjo nuk duhet lejuar!
