Kategori
Uncategorized

Hendeku i thelle i dashnores së Vuçiçit me Kryeministrin Albin Kurti.

Mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit qëndron një hendek i thellë : i pari e sheh Kosovën si mish për top për pushtetin e tij. Për këtë, ai është i gatshëm, që përkrah Aleksandar Vuçiçit, të kërkojë një zgjidhje që i vë të dy në piedestalin e liderëve të pa shmangshëm të Ballkanit.

Me Albin Kurtin e opozitës, në 22 vjet, ka ndodhur e kundërta.

-Ai ka vuajtur burgun serb për Kosovën e pavarur.

-Albini ka duruar prangat e UMNIK-ut, për një shtet pa enklava të dirigjuara nga Beogradi,

– Ai është shndërruar në deputet radikal me gaz lotsjellës në dorë, për të mos dorëzuar pjesë të teritorit,

Albini ka pasur gjithmonë një yll polar, të diskutueshëm për shumëkënd, por të panegociueshëm për të: bashkimin kombëtar.

  • Ata nuk kanë rënë dakord.
  • Sepse, sipas Albinit, më parë duhet një ‘Makro- Shengen” midis vetë shqipëtarëve.
  • Ndërsa, sipas Ramës, ai nuk mund të arrihet kurrë, pa mini Shengenin, pra pa lejen e Beogradit dhe të Vuçiçit.
  • Ndërsa Kurti ende na mëkon me besimin për të dyshuar, se nuk ekziston një rrugë e vetme, se për të qëndruar gjatë në politikë, nuk duhet patjetër të kalosh nga Beogradi, nuk mund ti nënshtrohesh edhe kompromiseve më të ulta, se në fund të fundit, nuk duhet vetëm të përulesh, por edhe të besosh
  • lapsi.al

Lini një koment