Kolonel Konstadin Koliqi.

Gjatë këtyre 2-3 ditëve ( 7-8-9 ) në Vlorë mbërritën politikanët e parë, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Namik Dokle, Arben Malaj, të cilët, tentuan të marrin drejtimin e protestave por u pritën me të shara nga turmat. Në një moment, te sheshi i flamurit, kur e mori fjalën N.Ceka ,dikush nga turma i thotë : « Neritan po të bëjmë ty president, a na i jep paratë. » Neritani, nga tribuna e improvizuar, u thotë se ata kishin ardhur në Vlorë për të marrë drejtimin e protestave dhe ishin për zgjidhje politike. Atëhere, ai person, fillon të bërtasi, me zhargonin vlonjat “O Neritan të q…nënën…” por tashmë i shoqëruar edhe nga një pjesë e madhe e turmës .

Sote eshte data 10 Shkurte. Me kete date lidhen shume kujtime, por une zgjodha tju bie ne kujtesen tuaj, kete date ku filloi shkatarrimi i shtetit …..por, edhe per tju treguar se policet nuk jane aqe trima dhe aqe te perkushtuar per detyren…..edhe keta te sotshmit, me skafandra, me antiplumba. apo edhe me syze te trasha dhe te errta…..edhe keta, kur ju qendron perballe dhe ju tregon dhembet apo thonjte……edhe keta, nuk gjejne vrime te futen……….

Më dt 7 shkurt 97, një turmë e madhe njërzish, jo e organizuar, doli në rrugë për të protestuar duke bërtitur, “Duam paratë tona”, kërkesa e vetme e tyre. Për ti shpërndarë, doli një grup policësh. Kundërvënia e turmës qe e ashpër, policët u kthyen, të shpartalluar në komisariat dhe në hyrje të tij, turma i dogji 2 kamiona policie.
Turma, kryesisht nga djem të rinj, ku ndërmjet tyre njihja shumë pronar skafesh, tashmë të bllokuar në Gjiun e vogël të Rradhimës, qëndronin përball Komisariatit, shanin dhe kërcënonin shefin e Komisariatit, Z. Sokol Mulosmani, i cili më dt 8 shkurt, u largua nga Vlora për një detyrë tjetër. Për drejtimin e policisë në Vlorë, erdhi Gjeneral Agim Shehu dhe Z. Arben Prrenjasi .
Rreth gjiut të Rradhimës, filluan të afrohen pronarët e skafeve, por akoma nuk guxonin ti merrnin ato. Gjatë këtyre 2-3 ditëve ( 7-8-9 ) në Vlorë mbërritën politikanët e parë, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Namik Dokle, Arben Malaj, të cilët, tentuan të marrin drejtimin e protestave por u pritën me të shara nga turmat. Në një moment, te sheshi i flamurit, kur e mori fjalën N.Ceka ,dikush nga turma i thotë : « Neritan po të bëjmë ty president, a na i jep paratë. » Neritani, nga tribuna e improvizuar, u thotë se ata kishin ardhur në Vlorë për të marrë drejtimin e protestave dhe ishin për zgjidhje politike. Atëhere, ai person, fillon të bërtasi, me zhargonin vlonjat “O Neritan të q…nënën…” por tashmë i shoqëruar edhe nga një pjesë e madhe e turmës .
Në mbrëmje vonë të dt 9 shkurt, na vijnë informacione se më dt. 10 shkurt do të bëhej një protestë e madhe në Vlorë. Në Vlorë, për tu përballur me protestuesit, u prunë rreth 750 policë në ndihmë të Komisariatit të Vlorës. Por edhe në ndihmë të Sh.I.K-ut të Vlorës erdhën një grup i vogël, të cilët i drejtonte, Z. Xhahit Xhaferri. Në dt.10shkurt, në orët e para të mëngjesit, së bashku me një kolegun tim, morëm takim me Z. Agim Shehu dhe Arben Prrenjasin, ku i gjetëm shumë të shqetësuar për atë që mund të ndodhte. Kishin vendosur të shpërdanin forcat e policisë në bulevardin kryesor për të mos lejuar njërëzit të mblidheshin në turma të mëdha, por vumë re se akoma nuk kishin rregulluar valët e radiove me përgjegjësit e grupeve policore.
Duke patur parasysh informacionet që kishim dhe që bënin fjalë për atë që mund të ndodhte nga një përplasje e mundëshme me policinë, por edhe eksperienca që na kishte dhënë puna, relativishtë e gjatë me vlonjatët, temperamentin shpërthyes të tyre, kujtoi se ju thamë mendimin dhe ju shpjeguam arësyet se përse nuk duhet që të ndërhynin në protestën që do të bëhej, me forcat policore, por nuk e morën parasysh…….
Po kështu, bëmë takim me z. Xhahit Xhaferri, në zyrat e Sh.I.Kut, ku edhe atij i shprehëm mendimin tonë, por ky nuk na përfilli fare. Arriti deri sa të na shpegonte se si do të vepronin në rastë se turma do të guxonte tu afrohej policëve dhe shtërngonte dhëmbët duke e shoqëruar me lëvixjen e dorës lart e poshtë, duke treguar se do ti rrihnin vënce…..Se nga ju vinte kjo lloi sigurie dhe ky kapadaillëk, unë nuk e shpjegoja dotë, vecse jam i bindur se këta drejtues, vetëm të tillë nuk mund të ishin……. Kujtoi që kolegut tim i them se ky njëri, nuk e ka emrin Xhahit por Xhahil, nuk e di se ku do ta gjejmë më vonë.

Po gdhihej dt. 10 shkurt. Pasi kolegu im u ngjit në ambientet e punës, në kodrën, mbi Kuc Baba, dal të shikoj se cfarë po bëhej në qytet . Eci përgjatë rrrugës Skel-Vlorë, në drejtim të sheshit të Flamurit, në të gjithë anët, madje dhe në akset e rrugëve lidhëse, shikoj grupe të ndryshme, me nga 5-6 policë. Banorët mblidhnin në heshtje, gurë. Armatosja me gurë dhe sende të tjera të forta, zgjati për rreth 1 orë. Në rrugën, në drejtim të Kuc Babas, u goditën grupi i parë i policëve, me gur. Policët ikën .
Afrohem me të shpejtë në qëndër tek Xhamia. Kam qënë pikërisht mbi trotuarin përballë Xhamisë. Fillon një sulm me gurë kundër grupeve të policisë, si rrufe, i cili përhapet deri te Kali i Trojës. Ky rrebesh gurësh zgjati rreth 7-8 minuta. Policët kishin shkopinj gome dhe mburoja plastike.

Shikoj policët e parë të gjakosen në kokë, fytyrë dhe trup. Po ata djem që i godisnin, i merrnin dhe u jepnin ndihmën e parë. Disa i ndihmonin të laheshin, te një cesmë aty pranë, ndërsa ata më të plagosurit rëndë, i conin në kishën katolike aty pranë. Turma dukej që nuk ishte aq në armiqësi me policinë. Shikoj polic të shpërndahen dhe të vrapojnë drejt Komisariatit. Një grumbull i madh njërëzish qëndronin përballë komisariatit.
Nga hedhja e gurëve në drejtim të godinës, plagoset një fëmijë. Kërcënonin dhe shanin S. Mulosmanin. Nuk e dinim se kishte ikur. Mbas nja dy orësh goditje me gurë, një grup hynë në godinën e policisë dhe mbasi nuk gjejnë asnjë nga titullarët dhe të burgosurit, dalin duke sharë, “kanë dalë qënërit, nuk kemi punë me godinën, ajo është e jona.” Në darkë, marr vesh se pranë Xhamisë, atje ku u bë përleshja më e madhe me policët, ishte vrarë një qytetar i quajtur Artur Rustemi.
U tha se vrasja ishte bërë në orën 8 të mëngjesi. Unë kam qënë aty, deri sa aty mbetën pronarët e lokaleve dhe familjarët aty rrotull. Nuk dëgjova krisëm dhe nuk pashë të vrarë. Më pas, kjo vrasje u përdor nga politika dhe kryesisht nga ajo opozitare, si viktimë e protestave bërë nga policia. Për këtë vrasje nuk është bërë asnjë hetim . Por edhe gjrenerali se bashku me trimin Xhahit, nuk gjëndeshin më në Vlorë…….as ne Shqipëri nuk gjëndeshin……por edhe policia ishte shpartalluar plotësishtë…….
Më dt. 10 shkurt, në mbrëmje, të gjitha skafet që ruheshin në Rradhimë, u morën nga pronarët e tyre dhe ato që ishin në gjëndje pune, fillojnë nga puna, cuarjen e klandestinëve në brigjet italiane

