Kategori
Uncategorized

Borxhdi publik në nivelin katastrofik e shtet-vrasës të 92.4%!

Nga Agim Avdyli/

2.3 miliard euro kredi të huaja nga FMN, BB dhe Banka anonime (🤑), ka marrë Qeveria e Edi Ramës vetëm në 14 muajt e fundit.


Koha të tregojnë të vërtetën, për hir të Shqipërisë, demokracisë, ligjit, Kushtetutës.
Mos më thoni se nuk jua thashë … për të dhjetën apo të njëqindtën herë!

Duke e çuar borxhin publik në nivelin katastrofik e shtet-vrasës të 92.4%!
Ndërkohë që investimet legale publike ka shtatë vjetë që janë inekzistente.
Për ekonomistët ky fakt korelacioni tregon gjithçka rreth mega-skemës qeveritare për të pastruar gjatë 14 muajve të ardhshëm plot 2.65 miliard euro të ekonomisë informale dhe të narkotrafikut (përfshirë këtu edhe interesat), pa i dhënë llogari askujt për destinationin e këtyre miliardave.

(e natyrisht duke e kthyer pa asnjë telash borxhin vjetor të llogaritur, bashkë me interesin, nga paratë e pista të injektuara artificialisht në zëra buxheti jo-infrastrukturorë apo ekonomikë- riprodhues).
Ekonomistët janë të vetëdijshëm për pasojat e pashmangshme katastrofike të këtyre politikave korruptive në shkallë makro.

Por në rastin e Shqipërisë, ajo që çudit më shumë (jo dhe aq në fakt), është heshtja e plotë e Departamentit të Ekonomisë pranë PD-së, dhe e dhjetra specialistëve të ekonomi-financave që vegjetojnë pranë PD-së, (siç duket, vetëm në pritje të gjahut-post, kur PD-ja të vijë në pushtet)!

Unë nuk e kam për herë të parë që e shtroj këtë problem shumë serioz e delikat, për diskutim, profesionalisht dhe ligjshmërisht.
Kush i ka dyllosur vallë veshët dhe kush i ka drynosur gojët opozitare të profesionistëve dhe Departamentit përkatës të PD-së?
Paaftësia apo kapja dhe korruptimi?

Koha të tregojnë të vërtetën, për hir të Shqipërisë, demokracisë, ligjit, Kushtetutës.
Mos më thoni se nuk jua thashë … për të dhjetën apo të njëqindtën herë!

(mjaft më me Sanremon, se lamë nam! 🤮🤮🤮)

Lini një koment