Kategori
Uncategorized

O NJEREZ,MOS FAJSONI VETËM FUKARANE.

O NJEREZ,MOS FAJSONI VETËM FUKARANE.

Fukaralleku vërtet eshte maskarallek, fukaralleku te con deri edhe ne dere te hasmit.

Po vërtet akuzohet vetëm fukarai se e shiti voten per nje thes miell ndoshta kjo është vërtet e drejte, e drejtë sepse uria bën gjithshka.

Nënshrim nga uria.

E këtë harrojmë ne të tjerët që nuk na mundon uria, por kariera dhe pabesia, mosmirnjohja dhe ligësia, dhe shajmë pastaj thesin e miellit, votën dhe fukaranë, nga mëngjesi në darkë, kjo mbasi e mbushim barkun tonë që ne mengjez si derrat, me pace dhe vere.

Desha tju pyes

A shkoj, a shkon dikush nga ne, nga ju zoterij qeveritarë, politikane, ishër, qe jemi mesuar vetem te merrim votën nga fukaraja, ta shikonte apo dhe ta pyeste njehere a ka bukë në sofër, a ka miell në magje, a ka ndrresa të veshi, a ka libra për fëmijët??? kete njeri-fakir.

A ka buke ne shtepi?

Te gjithe kerkojnë vetem voten e fukarait, per te vene dhe bërë pasuri, per tu bere kryetare bashkie, deputete, ministra, kryeministra, presidente, pa e pyetur njehere nese ai bashke me femijet, ngryset dhe gedhiet me barkun bosh.

E bëri “rilindasi”

Mori timonin, su ngop, i dhanë tepsinë, perseri i uritur, mori gjith shqipërinë, dhe akoma mjahullit si mavet në atullat e shtëpive të braktisura.

Ndersa enderra dhe shpresa e fukarase eshte thyerja e urise.

Zoterinj:

Mos fajsoni vetëm fukarane por veten tuaj, manipuluesit dhe ata qe shfrytezojne kete fukarallek.

Ju harroni se buxheti vjetor i familjes se ketyre fukarenjve, eshte sa nje kostum pune i rendomte i juaji.

Ju harroni se buxheti mujor i familjes se ketyre fukarenjve qe nderrojne voten me nje thes miell, eshte sa nje uikend fundjave i juaji brenda (Tiranes).

Ju harroni qe femijet tuaj vishen me moden e fundit dhe shetisin me mercedeza me xhama te erret, ndersa ata dhe femijet e tyret zbathur, duke lypur apo mbledhur kanace ne shi dhe debore.

Ju harroni pëshpëshet dhe marveshjet me njeri tjetrin, por keto squen se ju sjeni fukarenj, por politilesh.

EH……

Prandaj dhe vota nderrohet me nje thes miell zoterinj politikane.

Lini një koment