Kategori
Uncategorized

Vrasje, grabitje, dhunë, Shqipëria ime, ku je katandisur…

Nga Avni Nezaj 

Kur dita nis e zhurmshme dhe e mbushur me lajme te zeza, as kohë nuk ke të mendosh nëse ka fajtorë për këtë situatë. Sepse fajtorët i ke përballë, dalin përditë në faqen e parë të gazetave dhe në ekranet “Plat” me kohë të plotë të televizorëve cilësorë.

Në mëngjes nis dita me nje grabitje në Korçë. U kanë zënë pritë emigrantëve, u kanë marrë ç’kanë pasur të vlefshme.

“Korçë, grabitën dhe dhunuan një grup refugjatësh sirianë, 4 të arrestuar”….

Një natë më parë Tirana u trondit nga krimi i radhës, por sot në mëngjes policia thotë se: “Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes tek ‘Astiri’”….

Urojmë të jetë e vërtetë.

“Maskat grabisin karburantin në Bilisht”, thotë një lajm tjetër. Prapë grabitje. Të gjithë shohim e dëgjojmë. Po na bëhen si normalitet këto ngjarje. E kjo është frikshme jo vetëm për ne, por sidomos për fëmijët tanë.

Dy ditë më parë maskat hynë në shtëpinë e një biznesmeni në Tiranë dhe i futën plumbin edhe atij, edhe gruas së tij. Donin lekë, u zhdukën ne drejtim të paditur. Policia po i kërkon.

“Dy persona grabisin xhiron ditore të një lokali në Krujë”. Lajm tjetër për një grabitje tejtër. Njëri nga autorët qenka shoqëruar e kishte dy pistoleta në brez. Duket sikur është bërë grabitja si, “hajde pime noj gotë”. Policia edhe s’ka faj, nuk hyn dot në trurin e grabitësit që ta parandalojë.

Në fakt, ta hajë dreqi shumë janë shtuar. Por edhe kur shikojnë që kapet me vjedhje për një Km rrugë me 22 milione euro e asnjë zyrtar nuk sheh derën e policies, se të burgut jo e jo, edhe grabitësi thotë me vete, “Kap ça të Kapësh”. Nga burgu do të dal edhe po u arrestova. Të gjithë po dalin nga burgu sot…

“Masakroi me thikë 37-vjeçarin në Tiranë”. Ky është lajmi i radhës, pa kaluar as 15 minuta nga grabitja e fundit një i ri ka nxjerrë thikën dhe ka sulmuar tjetrin.

Lajmi tjetër që vjen nga qyteti bregdetar: “Zbardhen detaje nga përdhunimi i adoleshentes”. Ja çfarë po ndodh, nuk ka parashikim të qartë të situatës, por as vlerësim të qartë të asaj çfarë po ndodh. Gjithë këto ngjarje anti-njeri, anti-ligj, ndërkohë që drejtësinë e kanë bërë çorape bariu.

Pak më poshtë dalin detaje të reja të një vrasje makabre e ndodhur ndërmjet shqiptarëve adoloshentë në Itali. “Vrasja makabre e Erion Morinës ndodhi për 50 euro”, vaj medet.

Pak minuta me vonë, policia paska arrestuar edhe pronarin e lokalit edhe kamarierin, kishin krijuar një strehëz të vogël për të shitur ‘i çik hashash “bio’’. Nuk bëhet nami, kur ka klientë…

“Shisnin drogë në lokal, prangoset pronari dhe kamerieri”, kurse “snajperisti” i Rrëshenit nuk ka as gjurmë.

Fati i zi i tyre. “Përdornin Shqipërinë si rrugë tranzit, ndalohen 13 emigrantë mes tyre gra e fëmijë”, është lajmi i radhës. Nuk po kapim dot as vrasësit, as grabitësit, as dhunuesit, as mashtruesit, por këtyre ju bëjmë gjëmën, nuk kanë nga na ikin. E ata të shkretët, rrugët nuk i dinë se do të kishin ikur,  në drejtim të paditur si shumë ikanakë të tjerë që krimin e kanë ku e ku më të madh e më të rëndë se ky i këtyre njerëzve që ikin nga lufta e duan të shkojnë në paqe. Se këtu nuk qëndrojnë ata jo, se i lexojnë lajmet.

“Misteri i pengmarrjes në Kamëz/ Familjarët ‘kyçin’ gojën, dy pistat kryesore ku po heton policia”. Ky është lajmi i radhës që shpjegon enigmat e një ngjarje te rëndë ndodhur pak kilometra nga kryeqyteti. Njeriu nuk dihet ku është, u zhduk në mes të ditës, e përpiu dheu. Kjo është situata vetëm në Shqipërinë e mesme, se në veri dhe ne jug këto shtetarët që kemi avash, avash as nuk do të munden që të shkojnë.

“Të plastë gjaku tani, të q…r… unë ty”, dhunonte në mënyrë ç’njerëzore vajzën e saj, arrestohet nëna në Sarandë. E tmerrshme se si mund të shëndërrohet një nënë në një monster që masakron pjellën e saj. Çfarë po ndodh. Rilindja e ka pllakosur në stres këtë vend.

“Dy vite më parë i grabitën banesën, sot iu shkrumbua/ U kthye nga Greqia për të investuar: Këtu është për të ikur natën…”. Lajmi i radhës ka brenda edhe kobin e zi që këtu nuk jetohet. 400 mijë shqiptarë ikën nga vendi vetëm në 7 vitet e qeverisjes së Rilindjes. Zullumi është shtuar edhe më shumë, e nëse lexon lajmin e mësipërm, të shtohet edhe më shumë dëshira të “investosh” në Shqipëri.

“U kapën me një sasi të madhe droge, kush janë 6 të arrestuarit në Memaliaj, mes tyre një femër”, lajmi i radhës kësaj here është si buka me djadhë. Kishte kohë që nuk po ngacmoheshin, por siç duket ka afruar koha e mbjelljes e duhet t’u kujtohet kultivuesve edhe gjoba që do të japin për “ushtarët e Saimirt”.

E si për mbyllje është edhe një lajm i ‘bëshëm’ edhe politik, edhe kronikë, edhe sociale, por edhe ndërkombëtar mund të jetë. Këtu ndodhin çudi pas çudive.

“A duhej kandiduar gardisti i 21 Janarit për Bashkinë? Avokati e thotë prerë: Dënimi që ka marrë…”, ky është pazari i lajmit. E kjo ka të bëjë më një kandidat të rilindjes që ka qenë edhe në grupin e zjrrit të Gardës kur u vranë katër mitingashë të paguar të rilindjes në sheshin para selisë së qeverisë, 9 vjet më parë.

E se ç’më thotë nje mendje se gjithçka paska qenë e organizuar që të dukej si krim, një tentativë e pastër për grusht shteti e organizuar hollë e qartë edhe deri në detaje. Pasi gazetarët shpesh herë të përdorur si lecka e këpucëve, kishin zënë pikat nevralgjike që të kapnin momentin e “madh” të vrasjes së “protestuesve” që nuk e dinin pse kishin ardhur aty, e vinin era alkool. Ky tani është kryetar bashkie pikërisht i propozuar nga ata që sollën në protestë ata që u vranë. Por atë ditë ai ishte në ‘mbrojtje’ të institucioneve e sot Rilindas në krye të bashkisë.

Si për embëlsirë, lajmi i fundit erdhi, “Digjet furgoni në Shkodër, pronari: Isha tek mjeku, nuk kam konflikt me njeri”.

Faleminderit mediave që na tregojnë se çfarë po ndodh në vendin tonë. Faleminderit edhe qeverisë që nuk u bën reklamë grupeve kriminale.

Dhe të me falin disa nga grabitësit, vrasësit apo dhunuesit që nuk u kam përfshirë në këtë shënim aksionet e tyre. Punë të mbarë…

&&&&

Murder, robbery, violence, My Albania, where you are…

By Avni Nezaj

When the day starts noisy and full of black news, you don’t even have time to wonder if there are culprits in this situation. Because of the culprits you face, they appear daily on the front pages of newspapers and on full-time “Plat” screens of quality television sets.

In the morning the day begins with a robbery in Korça. They have been ambushed by immigrants, taken away from their possessions.

“Korça robbed and raped a group of Syrian refugees, 4 arrested”….

The night before Tirana was shaken by the next crime, but this morning police say: “The alleged perpetrator of the murder at ‘Astiri’ has been identified and searched …”.

We wish it to be true.

“Masks rob fuel in Bilisht,” says another news release. Still robbery. We all see and hear. These events are becoming normal to us. And that’s scary not only for us, but especially for our children.

Two days ago masks broke into a businessman’s home in Tirana and fired bullets at both him and his wife. They wanted money, they disappeared in the unknown direction. Police are looking for them.

“Two people rob a daily lap of a shop in Kruja”. Next news of another robbery. One of the authors was accompanied by two pistols in his belt. It looks like the robbery has been done like, “Come on, drink a glass.” The police are not to blame, they cannot enter the robber’s brain to prevent it.

In fact, the heck eat a lot have been added. But even when they see that they are caught stealing a Km of 22 million euros and no official sees the police door, that the prison no and no, even the robber says to himself, “Catch what to catch”. I’m going to get out of jail even if I’m arrested. Everyone is coming out of jail today…

“He stabbed a 37-year-old man in Tirana.” This is the next news, not even 15 minutes after the last robbery, a young man pulled out a knife and attacked another.

The other news coming from the seaside town: “Details of teenage rape are revealed.” Here is what is happening, there is no clear prediction of the situation, but no clear assessment of what is happening. All these events are anti-human, anti-law, while justice has been done by shepherd socks.

Below are new details of a macabre murder committed by adolescent Albanians in Italy. “Erion Morina’s macabre murder happened for 50 euros”, oil meditated.

A few minutes later, police arresting both the owner of the bar and the waiter had set up a small shelter to sell ‘bio hashish’. There is no reputation when there are clients…

“They sold drugs locally, the owner and the waiter were handcuffed,” and Rreshen’s “sniper” didn’t even have a clue.

Their black destiny. “They used Albania as a transit route, 13 migrants were detained between them, women and children”, is the next news. We cannot catch neither the killers, nor the robbers, nor the rapists, nor the deceivers, but to these we do mischief, they have no escape. And the poor, the streets don’t know that they would have gone away, in the ignorant way as many other fugitives who have crime where and where greater and more severe than this of those fleeing war, want to go in peace. That they are not here, not that they are reading the news.

“The mystery of the Kamza kidnapping / Family ‘lock’ in the mouth, two main tracks where police are investigating.” This is the next news that explains the mysteries of a serious event a few kilometers from the capital. One does not know where he is, disappeared in broad daylight, swallowed the earth. This is the situation only in central Albania, that in the north and in the south these statesmen who have thugs, thugs will not even be able to go.

“Bloody now, that … r … I you,” her husband inhumanely raped her mother in Saranda. Terrible how a mother can be transformed into a monster slaughtering her litter. What is happening. The Renaissance has plagued this country.

“Two years ago they robbed their apartment, today it was burnt down / Returned from Greece to invest: Here’s to go at night …”. The next news is also inside the black cob that is not living here. 400,000 Albanians fled the country in just 7 years of Renaissance rule. Zullum has been added even more, and if you read the news above, the desire to “invest” in Albania will increase.

“They were seized with a large quantity of drugs, who are the 6 arrested in Memaliaj, among them a female,” the next news this time is like bread with bread. There was a time when they were not being harassed, but the time of planting seems to be approaching, and the growers should also be reminded of the fines they will pay for “Saimirt soldiers”.

And as a conclusion, it can be both political, chronic, social, and international news. This is where weird things happen.

“Should the January 21st Guardian run for City Hall? The lawyer says it clearly: The sentence he received … ”, this is the news. And this is about a rebirth candidate who was also in the Guardian group when four paid rebirth rallies were killed in the square in front of the government headquarters 9 years ago.

And what to my mind is that everything was organized to look like a crime, a pure attempt at a thoroughly organized coup, even down to the details. As journalists often used as shoe rags, they had occupied the neuralgia to capture the “big” moment of killing the “protesters” who did not know why they were there, the smell of alcohol. This is now the mayor precisely proposed by those who protested those who were killed. But that day he was in ‘protection’ of the institutions and today Renaissance in charge of the municipality.

As a joke, the latest news came, “The van in Shkodra burns down, the owner: I was at the doctor, I have no conflict with anyone”.

Thanks to the media for telling us what’s going on in our country. Thanks also to the government that does not advertise to criminal groups.

And forgive me some of the robbers, murderers, or rapists I didn’t include in their note on their actions. Good job…

Lini një koment