Ata e shkruan me penë të arte emigracionin, hallet, problemet, gëzimet, dhe dertet.
Ata e deshen atdheun, dhe i kënduan atij, e deshën jetën dhe i kënduan asaj, e dashuruan poezinë dhe ngelën përjetësisht brenda vargjeve saj.
Ata e deshën gjuhën e nënës, dhe kontribuan që ajo të mos humbte ndër fëmijët shqiptarë nëpër botë…
Dikush jeton shumë por sle azgje, ata jetuan pak por lanë shumë…
Nga Dega e Blertë Selanik.
Ziko Kapurani

(Janar 1951-Tetor 2012)
Te mbetem ballade
Nuk dua te thahem mbi dhe
nga vitet te bie i kalbur
me pluhur nga kockat mos ngre
re krimbash dembele,te dhjamur.
Te shkoj kur akoma kam gjethe
me zogj ciceronjes ne dege,
keshtu qe shkoj qe te mbetem
nje mall i trazuar,i nxehte.
Papritur te ndahem ne mes
si tel’ i kitares nga dridhjet,
me nje lis te goditur rrufesh
te mbetem ballade nder vite
Dashmir Zace
Sa e mjere jeta…
Syte e saj shigjete qe plagosin zemrat,
fustani ngjyre hene, permbi kurmin derdhur.
Lerme pak te clodhem nen harkun e gjoksit,
a duart permbi te ti le duke bredhur…
Mbi ujvare te flokeve te shtrij me pas doren,
te dehem ne ate arome pranvere.
S’me trembin te thirrurat e pasthirrmat te tjereve,
As syte kureshtare mbrapa dere….
Ku te kam pare para se te njihja,
Dea a Rozafa brenda teje futur…
kete ”veper arti” sikur mos te shihja,
jeta sa e mjere do me ishte dukur…

Llambi Gjikuli
Celja e sytheve
Nje portokalle celi nje gjeth
U rrezuan yjet, u verbua hena,
Nata perziente merzine e vet
U marrosen gjinkallat nga kenga.
Petalet e bajames
Petalet e bajames mbi floket e tu rane
Mos me pyet, e dashur, kush ti dhuroi stolite
Mes prehjes se vales, tingellon nje kitare,
Nga bukuria jote nje meteor u mbyt.

Dega e Blertë Selanik