Kategori
Uncategorized

Obobo po vjen Azemi.

Në kohën kur Patozi ishte tek “Albania”, një nga “sportet” e tyre të preferuar ishte të shpifnin për Azem Hajdarin tek Berisha dhe Gazidede.

Një herë në vitin 1996, kur tek “Albania” u botuan 22 pyetje denigruese që i adresoheshin Azem Hajdarin, kryeredaktori Patozi, ishte ulur në një nga ato kioskat e mëdha pranë selisë së PD dhe po shiste “trimëri” myzeqare (fshati Çermë nga ku e ka origjinën është në Myzeqe), mburrej se e kishte mbërthyer Azem Hajdarin.

Kur në këtë kohë shfaqet Azem Hajdari me disa miq dhe drejtohet për të hyrë në lokal dhe Astrit Patozit që e pa, dhe që e kishte marrë vesh se Azem Hajdari ishte indinjuar shumë nga ato shpifje, menjëherë bëhet mehit në fyturë duke i shpëtuar fjalët:

O bobo po vjen Azem Hajdari!

Astrit Patozi u çua dhe hyri në banjën e lokalit nga ku mori në celular Halit Shamatën që atëherë ishte bërë ministër i rendit publik, duke i kërkuar ndihmë se ishte në rrezik.

Fjalët “O bobo po vjen Azem Hajdari” u bën proverbiale dhe përmendeshin sipas asaj anekdotës labe për myzeqarin, i cili kur donte të bënte një këngë trimërie për një luftëtar të kohës së Zogut, vargun e dytë e bëri: “O bo bo po vijnë xhandarët!”

Azem Hajdari që e quante Patozin…Astrit Shamata, sipas emrit të Halit Shamatës, i tha Mero Bazes…

Thuaji atij të lirojë banjën se kanë nevojë klientët, se ai (Patozi) e ka vrarë veten një herë kur ka firmosur atje ku e di ai, dhe tash s’merret njeri me të.

[Asokohe gazeta “Korrieri” botoi një listë ku ishin akuzuar me emër dhe mbiemër disa politikanë si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, midis të cilëve ishte dhe emri i Astrit Patozit, me pseudonimin «Alfons Ballsha».]

Në marsin e 1997-ës, kur shumë gazetarë të mediave pranë PD u larguan nga Shqipëria, u nis dhe Astrit Patozi të ikte në Itali, se i ra në dorë një listë e zezë, ku dhe ai figuronte si i dënuar me vdekje, përkrah emrit të Mero Bazes.

Kur Mero që nuk e gjeti tek zyrat e “Albania” e mori në telefon, Astrit Patozi i tha se ishte duke hipur në traget dhe e këshilloi të vinte dhe ai me të.

Biseda në vazhdim mes Bazes dhe Patozit është e llojit të anekdotave mes lebërve dhe myzeqarëve.

Mero Baze i tha:

Po kthehu a i vrarë, se atë listën e kam bërë unë për t’ i trembur nja dy nga ata pushtat!

Kështu Patozi u kthye në Tiranë dhe për këtë trimëri në maj 1997 u bë kryeredaktor i gazetës “Rilindja demokratike”.

Marre nga KM-PUBLICISTIKA.BLOGSPOT.COM.Astrit Patozi, njeriu pa të tashme, që fsheh të shkuarën | Kastriot Myftaraj -Publicistika.

Lini një koment