Data e Republikës nuk është 11 janari komunist, por 25 Janari 1925
Rrëmbe çtë mundësh nga historia dhe pasuria e këtij shteti.
Motos komuniste se gjithshka u ngrit apo krijua vetëm ne vitet e diktatures së saj i ka ardhur fundi, librat dhe historite e tymosura te shkruesve komuniste ju ka ardhur fundi.
Koha qe kombi shqiptar te rishkruajë historine e tij ashtu siç ka qënë…
Shpallja Republikë e Shqipërisë, për herë të parë në histori, ndodhi më 21 janar 1925, në 5-vjetorin e fillimit të Kongresit të Lushnjes.
Atë ditë, Asambleja Kushtetuese me deputetët që kishin mbetur pas shtypjes së revolucionit të qershorit, u mblodh në Tiranë, më 21 Janar 1925.
62 nga 64 deputetë u bindën për të votuar në favor të një sistemi të tillë qeverisës. Kështu, Republika shqiptare u shpall, me Zogun si President, duke zëvendësuar Regjencën 4-anëtarëshme, e dalë nga Kongresi I Lushnjes (1920), e cila u shfuqizua.
Ajo asamble i jepte të drejtë Ahmet Zogut i cili kishte fuqi të tilla, që shndërronin Republikën Parlamentare në Republikë Presidenciale.
Herën e dytë,
Shqipëria u shpall republikë popullore më 11 janar 1946, për të kaluar në republikë popullore socialiste në vitin 1976.
Hera e tretë
Shqipëria që u shpall republikë ka qenë më 29 prill 1991.
Qytetarët e Shqipërisë tanimë jetojmë në republikën e tretë.
Mirëpo, nuk kanë ndonjë festë, apo rrugë, apo shesh për nder të Republikës, ashtu siç ndodh kudo në vendet republikane nëpër botë.
-Në kohën e Republikës së parë, një rrugë kryesore quhej rruga e “Republikës”;
-Në kohën e Republikës së dytë, një kinema quhej kinema “Republika”, madje kishte edhe një festë për ditëshpalljen e Republikës.
Kurse tani përgjatë Republikës së tretë nuk ka asgjë të këtij lloji.
E gjithsesi shiperia nuk u shpall për herë të parë republikë me 11 Janar 1946.
