Kategori
Uncategorized

Çopinioni -Çorientues…

President i Forumit mbarë kombëtar “Imazhi Shqiptar”

Pr/Astrit Memia

E keqja shqiptarofobe & terri informativ në masmedian shqiptare s’ ka të sosur…

Çopinioni -Çorientues…

Prej 4 ditësh mijëra minuta e dhjetra ora për Iranin!?!?!!!!

Nga 80 milion iranian, pak emra e mbiemra na kanë mbetë pa i dëgjuar…

Lind pyetja; ç’ i duhet, a ç’ i hyn në punë një fshatari në Ersekë, apo në Brodoshnicë, në Tuz, apo Kumanovë, në Medvegj, apo Prevezë e Art?! ; ç’ përfiton një minator në Bulqizë, apo një naftar në Mallakastër?! ; ç’ shet një bujk nga Muzeqea në Kosovë pas informatave për iranianët?! ; a shtohen produktet, apo qumshti bëhet kos pa t’ tharm?!

-Sikur t’ i jepej sa 1/10 rëndësi në këtë emision Çamërisë, Luginës së Preshevës, Ardianisë, Mërgatës( Diasporës e emigracionit), Imazhit Shqiptar & Identitetit Kombëtar, të vetëshpallurit analistë nuk do kishin vend në ekranet e televizioneve shqiptare, aq më pak në jeten civile, shoqërore e politike…

E për ta mos vazhduar enumeracionin në pafundësi e në palimt të marrëzirave të massmedias shqiptarofobe… dua t’ ju them këtyre shkollavanave, shkoll-lartëve, sharlatana e matrapaza, se as toka e as dheu shqiptar, s’ ka me u lenë brenda…

Shkoni diku në Anadoll, në Iran, Kinë, Rusi e Serbi, se ndoshta atje u flen i qetë trupi, edhe pse shpirti do t’ ju dergjet në 9 rrathët e ferrit…

Abuzim ekstrem me valet telivive kombëtare, abuzim i tejskajshëm me opinionin publik…, shpërlarje e lavazh trurit të shqiptarëve nga hallet e përditshme, nga pas termeti, nga varfëria e skamja…

E tmerrshme… katastrofë…

Oh, Zot na ruaj e na shpëto nga këta gazetarucë të shumë shitblerë!!!…

Përkushtimisht Astrit Memia, më 09. 01. 2020!

Lini një koment