Hall i madh moj lalkë, hall që na ka zënë, si do tja bëjmë hallit, kështu qënka thënë,
O kjo çupa e prifti, e mirë lozonjare, ti merr tre mijë euro, pa e rrojtur fare,
Eh mor Qazo ziu, nuk ke veç timonë, aty në një qoshkë eurot numuron.
Ndrruam dhe emrin, kryqin vumë ndër varret, por kurrën e kurrës sna mbaruan hallet,
Thonë se konsullata doçkat nuk i ndyn, se çfarë bëjnë sekserët ajo nuk ndërhyn.
E në fakt hall i madh ka nisur per homogjenistet por edhe per shqiptaret e bere njëçiçkë 😂 synet. Me emer dhe fe të nderruar per te fituar dokumentat si v.p në greqi..Biles janë bërë aq besimtarë sa thuet se edhe priftin e ka zënë belaja, çdo të djelë që në mëngjes janë të paret qe vinë dhe të fundit që largohen nga kisha…slenë njeri pa e takuar, sidomos kur vjen mdonjë i madh… po copë bëhen, copë duke punuar…
Por sqënkërka e thënë që hallet të mbarojnë një ditë, të “zestë ata me hallet që kanë” mbasi plotesojne dosjen, policija greke ju kerkon nje vizë 100 ditore, e domosdoshme për ata qe kerkojne te aplikojne per pasaporte mbas taftove homogjenis.
Ketu fillon dhe avazi, apo kavalari i qytetareve, dhe puna e seksereve diplomatë.
Sapo shkon ne konsullatë në ballë del punonjsja e saj, apo çupa e papu Spiros…
Thonë se e ka doren e rende 3000-4000 euro per dore, (vizë) por ama viza 100 ditore del e sigurte nje si e kunguar me uje te bekuar nga papuja, dhe punet behen tak fap, apo hazer xhevap. (Si thone shaka duet pashaporta)
E ne se smundesh dot ta kullundrisesh me të paren shansin eke tek e dyta Balinda, edhe kjo seksere punonjse brenda konsullates. Çmimi nuk ndryshon sidomos ne keto kohe te keqia krize, ku nje pashaporte greke jo vetëm të jep pension, por të vesh edhe ushtar, po te jesh i “mirë” edhe polic, por kryesorja ajo te con ku te duash, sidomos per ne Jusufët e këthyer në Jorgo, apo Ferdanet në Magdalena, (ju kujtohet ajo kenga… e numuri i kembes 45 moj magdalena )…dhe qe ate te shkrete tafto homogjenis e kane fituar me “gjak” (bythe) ndrro emer dhe…
Kjo historia e emrit ka pune me vete.
Le qe ndrruan emrat e tyre, por nderruan dhe te gjysherve, hëëë…po greku ishte kopil dhe…
Puna sngeli me kaq u deshen ndrruar dhe pllakat e varreve të gjysherve…allah allah bertisnin ata te mjerë nga dheri, mo bre mo, mo na i beni me kryq.
Kish kosto kjo punë, por duej bërë, dhe tani 🙂në ditën e “emrit” të gjyshit, gjyshes…tak si rastesisht nje vizite dhe nje fotografi ne “varri i Myfitit, gjyshit ortodoks me kryq” dhe vrap e futin foton si pa mëndje ne dosjet e policise greke (per ta vertetuar de qe jane greke pe qemoti jo nga keta te berit synet)
Pastaj mbasi behen ortodokse pe greqie, fillojne dhe behen Nunu.
Vaftisin myslimanet e tjere
Dy pika uje prifti, nje varse dhe të na rrojë “kauri” i ri kishe, tak fap nje tafto prifti dhe ja mbaroj kjo pune, dokumentin pa kenduar kaposhi vrap në dosjen e policisë si homogjenis në fakt me gjyshin hoxhë pe vërteti…
Këtej nga malla jonë kanë dale një problem, dil o Qazo dil mo na bej verem.
Te kesh tre mijë euro, rruar e pa rruar ma mban gjithē pordhë grek taftonë në duar.
Ka problem edhe rrisk kjo pune degjohet ne nje tavoline lokali afer konsullatës shoferi i konsullates Qazolli, qe te marresh bre lalkë vizen 100 ditore dhe te aplikosh per pashaporte greke duen shume dokumenta dhe keto te verifikuara nga ne ne konsullate, dhe tak 3..4 mije euro te thata nen dore, puna hazer xhevap.
Puna e bere xhevapi i paguar.
Do thoni ju po a ka struktura shteti…
Shteti ka se bordellot, ashtu borderote firmosen çdo fund muaji…
po ku ju del koha atyre te shkreteve të merren me të tilla “vogëlsira” një si disa kamberë të shikut dikur qe jo te benin punen, por ruanin ne pikat e shitjes se gazetave me 1993 kush merrte zerin e popullit, dhe keta te sotmit (keta jane Bij.K… mbasi mbarojne punen per ruajtjen e hashashit të mbjellë, apo ndonje dore nga kapshtica, ndjekin nga pas dhe ruajne cfare ben dhe thote opozita, nje si gjermani çifutët.
Kështu që punonjset e konsullates greke në korçë apo me mire sekseret Balinda, Ana Marija, çupa e priftit apo Qazua jane ne rrgull per vete dhe per shefat.
3…4 mijë euro një vizë, dhe tak grek pe qëmoti.
Ne plepi bilishtit dy martina ranë ikë moj kaurke se bere hatanë.
Nga Ana kristo.