Kategori
Uncategorized

Jorgo greqie “Ik pirdhu tani”.

“Perëndimi i egër i sherifave të viteve 1700 -1800” praktikohet ne Tepelenen e Ministrit Tahiri…

Me quajne Sofokli Prifti, makina: Nissan Navara me targa MIP**** Ne daten 3-1-2017 u nisem nga Shqiperia per te ardhur ne Greqi,ishte ora 9(me oren shqiptare) ne vendin e quajtur Markosh TEPELEN…na u perplass nga ana e djatht nje plak me makine Land Rover me targa shgiptare. AA816KM me emer AGIM SELIM ZIFLAJ.

Per fat te gjith shpetuam mire (nga te 2_ja makinat) Nderkohe qe i moshuari doli nga makina bashk me gruan e tij duke u qare na tha se do paguante fajin qe beri sepse kuptovi qe ai kishte fajin.

Tani do kalojme ne temen qe shkaktoj zemerimin tone dhe do perpiqemi per te drejten pavarsisht sa e veshtire mund te jete.

Erdhen policet te vendit TEPELEN..fillimisht na pyeten ne se jemi te gjith mire…deri ketu gjithcka mire…pak minuta me vone erdhi komandanti i policise qe zoti ta bej police kete njeri me emer KUDRET MALAJ.

Ne fillim vajti dhe takoj te moshuarin sepse njifeshin te dy dhe mbas 5 minutash u afrua nga ne dhe me aspak respekt na fliste sikur ishim kriminel, pas pak thirri nje shokun e tij giasme si teknik per te bere matjet e aksidentit.

Duke folur pak me larg se ne,u afruan dhe ku dukej mire nga fotografite se kush ishte fajtori) Dhe ne kohen qe po u shpjegonim se si ndodhi aksidenti Zoti KUDRET MALAJ ju drejtua femijes time dhe i tha.

“PSE MERRI ATY SI GANGSTER AFER MEJE IK QE KETU DHE MI HIQ ATO DUART NGA XHEPAT ketu duhet te themi qe temperatura ishte-10grade.

Edhe nderkohe qe ishim te gjithe te tronditur nga ngjarja prap zoti KUDRET MALAJ i tha gruas time qe po i shpjegonte se si u perplasen makinat.

“lk me pirdhu budallacke futu brenda ne makine dhe mos llafose”.

Ne ate moment u hodhen drejt tij dy femijet e mi dhe i larguan policet e tjere.

Nderkohe qe po ndodhnin keto giera..te giithe na u kundervune neve qe nuk kishim faji dhe atij qe shkaktoj te gjith aksidentin nuk i tha asnjeri asnje llaf..mbas pes minutash nje nga fisi i te moshuarit pyeti zotrin KUDRET MALAJ se i kujt i ishte Nissan Navara dhe polici u pergjigi…”Ja atit budallait atje” duke treguar mua!

Un i njejti vajta dhe i kerkova te moshuarit te tregonte me saktesi cfare kishte ndodhur por ai me tha “nuk do them asgje me le rehat” kur pak minuta perpara se te flasi me zotin KUDRET pranoj qe ai kishte fajin.

Zoti KUDRET MALAJ me coj ne polici dhe mori vendimin qe fajin e kisha un, me denuan edhe me gjobe dhe me kercenoj qe neqofte se nuk firmosja letrat qe kishte mbushur ai sipas deshires te tij.nuk do te me jepte dokumentat e mija(lejen e qarkullimit patenten,karten jeshile edhe siguracjonin) nga presioni u detyrova te firmos, jashte bente shume ftohte, ishte -10 grade

Polici shikonte te moshuarin edhe i buzegeshi plakut duke u tallur edhe duke nenvleresuar mua dhe pastaj me tha.

“Ik pirdhu tani”.

Ne ate moment ju drejtova dhe i thash do flasim prap ne te dy dhe te jesh i sigurt qe do kerkoj per te drejten time.

Ai qeshi prap me ironi dhe me tha.

“kur te kthehesh prap nga greqija hajde ndonje xhiro ketej qe te kerkoje te falur.

Njerez si keta i bein keq vendit tim edhe perlyejn emrin e policise Shqiptare.

Shpresoj qe ju mos tiju ndodh kurre qe te mplekseni me njerez te tille kurre!

Lini një koment