Në atë kohë erdhën tri studente. Secila me një qeskë me ushqime.
Njëra syresh tha: sollëm diellin. Dielli doli pas reve. Atypëraty nuk e kuptova ngjarjen.
Në moment nuk e kuptova, por kur shkova në darkë në shtëpi, gjithçka mu bë e qartë. Zoti foli me gojën e tyre. Ato më dhanë shpresë. Lotët e mia nuk pushonin.
Vajzat kishin sjellë nga ushqimet e tyre, atë pakogjë që kishin.
E dhuruan me dashuri. Unë qaja dhe mendoja: Kush na ka qit me kryet n’hi?
Doja të shkruaja disa fjalë zemre lidhur me situatën. Disa gjëra që më bënë përshtypje. Ashtu siç mu dukën mua. 
Ju jeni të lirë të keni përshtypjet tuaja, në komunikimet tuaja. Nuk pengoj askënd ta mendojë si të dojë, por korrigjimet mbajini për vete. Për më shumë do shkruaj një shkrim. Aty mund të më kritikoni. Së pari shpreh ngushëllimet e mia për jetët e humbura dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. Gjithashtu, uroj një muaj të mbarë për gjithë shqiptarët, dhe të qetë.
Unë doja të shprehja një mirënjohje të madhe për të gjithë njerëzit që kontribuan. Ishte një reagim i bukur në një kohë të zymtë. Çmoj ata që dhanë dhe nuk treguan kush ishin. Shumica e bizneseve ndenjën anonime. Dhe e individëve.
Unë i përmenda disa si shenjë mirënjohjeje, si kujtesë. Më shumë çmova ndihmën qytetare dhe shtetërore të shqiptarëve të Dardanisë. Ishte mbresëlënëse. Sidomos bizneset. Ishte një akt i madh kombformimi. Gjithashtu dhe shumë qeveri të botës që u angazhuan. Është mirënjohje. Më shumë më pëlqyen ata që shkuan atje dhe u përballën me vështirësitë. Mediat gjithashtu, me gjithë problemet e tyre, informuan publikun. Vlerësoj shumë ata që kishin dhe dhanë. Po më shumë ata që nuk kishin dhe dhanë. Ata më bënë vërtet për të qarë.
Në një çast, kur po mblidhnim ndihma te sheshi Nënë Terezës, po mendoja se do binte shi.
Qielli ishte nxirë. Po u thosha njerëzve të nxitonin se e ndieja lagështirën.
Në atë kohë erdhën tri studente. Secila me një qeskë me ushqime.
Njëra syresh tha: sollëm diellin. Dielli doli pas reve. Atypëraty nuk e kuptova ngjarjen.
Në moment nuk e kuptova, por kur shkova në darkë në shtëpi, gjithçka mu bë e qartë. Zoti foli me gojën e tyre. Ato më dhanë shpresë. Lotët e mia nuk pushonin.
Vajzat kishin sjellë nga ushqimet e tyre, atë pakogjë që kishin.
E dhuruan me dashuri. Unë qaja dhe mendoja: Kush na ka qit me kryet n’hi? Shqiptarët janë më lart se elitat e tyre. Ky është fakt. Dhe mos shikoni ndonjë të paudhë që gaboi. Shikoni fuqinë e popullit tonë. Ne do fitojmë. Këtë doja ta thoja. Tani të mendojmë rindërtimin.