Kategori
Uncategorized

Braktisi Alvinin në kampin sirian/ “Njeriu më i urryer në rrjet”, kush është ambasadori Genti Gazheli, i mbiquajtur ‘çorapja’

Në një kamp të burgosurish, diku në Siri, në mes të një lufte është i vetëm Alvin Berisha, fëmija shqiptar 11 vjeç, i gjymtuar nga një shpërthim bombe ku mbeti e vdekur dhe e ëma e tij.

Rasti i Alvinit, i cili tronditi mbrëmë të gjithë opinionin publik në Itali dhe Shqipëri u njoh nëpërmjet emisionit italian “Le Iene”, gazetarët e të cilit udhëtuan drejt kampit së bashku me babain e të miturit, Afrim Berishën i cili pas 5 vitesh takoi djalin e tij.

Pamje të tmerrshme, një burrë i cili shpërthen në lot teksa përqafon të birin i mbetur i vetëm mes qindra të burgosurish për terrorizëm.

Edhe më i tmerrshëm momenti kur i duhet ta lërë pas, edhe pse i premtoi se do ta merrte me vete.

Ambasada shqiptare në Turqi, vetë ambasadori ynë Gent Gazheli u tërhoq në momentin e fundit nga fjala e dhënë.

“Fëmija duhet të lërë kampin vetëm në praninë e autoriteteve shqiptare, sepse ka ende nënshtetësi shqiptare“, thotë një nga punonjëset e kampit.

Ndaj Afrim Berisha, baba dhe i dy vajzave të tjera duhet ta lërë të shkojë, të birin 11 vjeç i cili largohet prej tij duke çaluar derisa zhduket mes çadrave të zhulta të kampit.

Sot e 11 ditë askush nuk di të thojë çfarë po bëhet me Alvin Berishën. Në fund, krejtësisht i zhgënjyer nga ambasadori shqiptar në Turqi, gazetari i ‘Le Iene’, Luigi Pelazza lëshon një apel për kryeministrin dhe presidentin italian: A mund të bëni diçka ju për Alvinin?

Po kush është ambasadori ynë në Turqi Genti Gazheli, në profilin dhe faqen e të cilit kanë vërshuar dje dhe sot qindra mesazhe përbuzëse pas një akti prej frikacaku?!

Genti Gazheli është emëruar ambasador i Shqipërisë në Turqi rreth 3 vjet më parë, ndërsa në “Foreign Policy News” u komentua si praktikë korrupsioni nga qeveria Rama.

“Emërimi i fundit i Z. Gent Gazheli si ambasador në Turqi shërben si një dëshmi për shumë praktika korruptive të bëra në Shërbimin e Jashtëm Shqiptar. Z. Gazheli është pasuruar shumë, duke arritur në miliona euro, gjatë shërbimit të tij si roje dogane në vende të ndryshme kufitare në Shqipëri.

Në faqen e tij zyrtare Z. Gazheli, publikon njoftime për shtyp pa përmendur kohën dhe datat kur u zhvilluan takimet apo emrat e pjesëmarrësve në to. Kjo praktikë është qëndrimi tipik i anëtarëve të partisë besnike, që keqmenaxhojnë fondet publike dhe mbrojnë aktivitetet e paligjshme të frymëzuara dhe të udhëhequra nga eprorët e tyre.“, citohej asokohe në artikullin e medias së huaj.

Por Gazheli ka një histori edhe më interesante në Shqipëri. Shokët e tij në doganë ku dhe punoi për një kohë të gjatë duke e nisur karrierën si roje, e thërrisnin ‘çorapja’, ndërsa PD dhe vetë Berisha e sulmonin si ‘kryefinancieri i PS” apo ‘lavatriçja e parave të pista’ me të cilat ‘ushqehej’ Rilindja.

Prej disa orësh ambasadori Gazheli ka mbyllur faqen në Facebook pas një lumi komentesh dhe shfryrjeje zemërimi ndaj tij.

Kjo lëvizje ia ka ngritur edhe më shumë temperaturat zemëratës masive, teksa pritej fillimisht një ndjesë nga i ashtuquajturi ambasador i Shqipërisë në Turqi dhe më e rëndësishmja, nisjen e menjëhershme të procedurave të nxjerrjes së një të mituri nga ferri ku e hodhën pa mëshirë. FOX WEB.

Lini një koment