Kategori
Uncategorized

Fasule apo bamje?? Dilema shqiptare. Me

Ngelem duke u zene me plaken.

Une vellai dhe babi mendojm se nuk mund te hame gjithe javen fasule ndersa plaka thote qe haen ska problem. Nga tre vakte qe ka dita nje vakt eshte i sigurt qe eshte fasule. Bem nje si lloj proteste ne shtepi qe nuk do i hanim fasulet po plaka se vrau shume mendjen. Kur te doni të hani aty i keni fasulet. I ngroni dhe i hani. Ate diten e protestes hengrem jashte dhe sna ra shume ne mendje per fasulet, por harruam qe ja beme vetes ngaqe i shtym nje dite me shume fasulet. Ne nje moment qetesie u ngrit babi dhe mbajti nje fjalim. Une mendoj se duhet te hame nga dy vakte ne dite fasule qe te mbarojn me shpejte! Une mendova se do i kete thene mami qe te thoshte keshtu. Mire i thash meqe eshte keshtu puna po e diskutoj njehere me vllain dhe do vendosim ça do bejm.

Ok thane te dy. Mora vllain dhe ikem nga dhoma qe ta diskutonim me qetesi kete pune.

Te dy ishim ne nje mendje qe dy vakte fasulesh nuk haeshin ne dite, por dinim edhe qe plakes si plaste shume se ça mendonim ne. Por qe te dilnim te fituar vendosem ta hanim ate tenxheren qe kishte bere plaka dhe kerkuam qe mos te hanim me fasule per 6 dite por ta zbrisnim ne 3 dite. U ngritem nga dhoma dhe shkuam ne sallon ti thoshim kushtet tona plakes.

Meqe une jam i madhi me takonte mua te flisja i pari dhe ashtu bera: Ne do i hame keto fasule se gjynah ti hedhim poshte por qe neser do besh fasule per tre dite. Nese kalojn me shume se tre dite ne si hame!? Babit i shkelqeu fytyra nga gezimi ndersa mami spo e jepte veten qe ne fillim.

4 dite tha mami.

3 tham ne njezeri.

4 e fundit.

3 ose fare tha babi,nderkohe qe toni zerit ishte pak i larte.

Mami po mendohesh?

Ok tha mami por diten e tjera do bej bamje.

Po shikonim njeri tjetrin. Ishim ne nje situat pa zgjidhje. Mami na i kishte futur. Ulem koken dhe ikem te tre. U veshem dhe dolem per te pire nje kafe te mblidhnim veten. Babi u largua pak me perpara nga lokali dhe iku ne shtepi. Ne debat e siper babi i kishte kerkuar divorcin mamit. Por ngaqe asnjeri se di ça eshte divorci. Mami i kishte thene qe une divorcin sdi ta gatuaj po deshet merrni sherbetore dhe t’ju gatuaj. Ishim perseri atje ku e nisem. Akoma nuk po gjejm nje zgjidhje. Paçka se une ne istagram postoj pjata me havjar,peshk, makaona etj etj. Por ne shtepine tone ka rene zia.

Fasule apo bamje??

Kjo eshte dilema e familjes time keto dite.

Ka raste qe kur iki ne shtepi ndiej ndonje ere mishi neper shkallet e pallatit dhe lutem me vete qe te vij nga shtepia ime por sa me shume afrohem prane katit tim aq me e larget duket aroma. Ndonjehere nuk me iket ne shtepi po skam ku te vete. Them me vete lume si ata qe hane lloj lloj pjatash. Se kur i shoh ne intsagram mendoj kushedi sa te lumtur jane neper lokalet qe bejn check in. Ndersa une mundohem te mbush sa me shume lugen me fasule qe te mbarojn me shpejt.

Nejse se kot ju futa dhe juve ne keto halle.

Erion Bilali/

Lini një koment