
Akademia e pafllatarëve hoxhiste, për tre dekada nuk gjeti kohë dhe arriti të thënë qoftë një fjalë të vetme për veprën kriminale të çmendurakut Enver Hoxha arkitektin dhe zbatuesin e pa shoq të ciklonit antinjerzor që përgjaku fizikisht dhe shkatërroi shpirtërisht jetët e më se gjysmës së shqiptareve, këtë fillim tetori e prishi gjumin. Dhe tashm e dijme shkakun- Akademia Mbretërore Suedeze nuk ja dha Smailit të partisë as këtë vit çmimin Nobël për letërsi por ja dha shkrimtarit Peter Hanke. Pafflatarët e vranë gjumin.
Nuk bëhet e ditur se cili syresh ishte më gjumprishuri, por kjo nuk ka rëndësi.
Mbetet për tu vlerësuar gatishmëria për të qenë syçelë, por edhe qëndrimi unitar, kompakt në mendësinë marroçiane dhe sidomos vullneti i pa epur për tu lexuar si hajvanë përpara të tjerëve.
Koha i kish ciflosur, e disa i patë marrë si të rrëshqitur, sa që i krye rrëshqituri kryeministër nuk pati ngurruar t’ua thotë në sy se sa u vlente lëkura. Të gjendur bosh për të justifikuar rrogën, tekahylat arritën të shihnin rënien me shpejtësi të siparit që shënonte fundin e dukshmërisë së tyre. Sakaq, pafllatarëve që nuk po i mbeste asnjë shans tjetër gjykuan që u erdhi rasti.
Ky tetor jo vetëm do ndriconte qiellin me “shiun e meteorëve” por do ringjallte fatin e përdalë të pafllatarëve akademistë.
Dhënia e çmimit Nobël për shkrimtarin Peter Hanke po ofronte shansin e madh për tu bërë të njohur…
Njeri nga pafllatarët kishte mbrojtur dizertacionin me temën : “Hidh baltë mbi të lartët në se do të bëhesh i dukshëm.” Kjo gjetje e mrekullueshme i kish pëlqyer shumë edhe damlla diktatorit, i cili pa e kish përdorur postulatin në të gjitha betejat e famshme me imperialistët dhe sidomos me ato anglo-amerikanë.
Prandaj dhe pafllatarët e Kooperativës së bashkuar akademike nxituan t’ja qëndisin Akademisë Suedeze një nga ato … Fletë-Rrufe, që dikur kishin ndezur flakë qiellin e gjakosur të Shqipërisë. E shkruan po në atë frymë, me atë stil, me qëllim të qartë – si në kohën e qoftëlargut.
Marrëzia e shkruajtur në mënyrë të marrzishme mund të zgjojë kurreshtjen e akademikëve suedezë, e sakaq ne bëhemi të njohur do me thënë çertefikohemi si punë akademistësh…
Dhe për të bërë “korrektin” kanë sjellë provën simpatinë e dikurshme të qytetarit Peter Hander për kasapin e Ballkanit shokun Millosheviç.
Trumcakët e paguar për akademikë, me një fjalor prej lamashësh të vërtetë, të denjë për policët e bashkisë, ju hakërryen me tërsëllima e angullima Akademistëve Suedezë.
Shfaqje e pështirë !
E dijnë trushkarët se Akademia Suedeze nuk ka nge të merret me mendjeshkrepje qytetarësh, në dhënien e çmimeve por vlerëson lëndën që prodhojnë të nominuarit , pra mjeshtërinë e pendës.
Së këtejmi mund të kuptohet edhe pranimi prej saj i kandidaturës së Kadaresë si pretendent për të marrë çmimin “Nobel në Letërsi”.
Sepse po të ishte ndryshe, pra po t’i masnin gjërat me kutin e pafllatarëve tanë që militojnë në Kooperativën shkencore enveriste, Ismail Kadare do të ishte një vit drite larg saj.
Sepse Ismaili ishte kanakar i diktatorit, dhe me veprat e tij që shndërruar në zëdhënës i diktaturës. A nuk e kishte shitur Ismaili gënjeshtrën për të vërtetë. Po pra, realitetin e pergjakur e shqiptar e paraqeste di mrekullitë e përrallave !
Por dallkaukët e fermës akademike fshehin gishtin pas talentit të Kadaresë.
Që Ismaili është mjeshtër i pendës, kjo dihet.
Por dihet dhe në dobi të kujt ai e vuri talentin – në shërbim të diktatorit për të mbuluar krimet çnjerëzore dhe glorifikuar gënjeshtrën e pa shoqe..
Për më tepër ai ishte edhe zyrtarisht pjesë e strukturës së lartë të regjimit kriminal si Nën Kryetar i Frontit të Nexhmijes.
Edvin Rama duhet t’i ketë njohur më mirë “gjëmat dhe bëmat” e fermës akademike të pafllatarëve kur deshi ta shumzonte me zero.
Nuk thonë kot që sorra ja di sorrës, prandaj ja nxjerr sytë.