Kategori
Uncategorized

Më mirë të jetosh, Në bexgat e vendlindjes, Apo në sarajet, Krimet e Rilindjes?!

VIJOJNË VARGJET E ALDOS;

PËR KOMUNISTIN INTAÇOR…

Agim B Jazaj/

TË JETOSH?…

***

Më mirë të jetosh,

Në bexgat e vendlindjes,

Apo në sarajet,

Krimet e Rilindjes?!

Më mirë të flesh,

Pa bukë për darkë,

Apo me urrejtje,

Maçin në bark?!

Më mirë të jesh,

I varfër dhe i qet,

Apo pasunar,

Hajdut; me pushtet?!

Me mirë të ngrysesh,

Edhe i uritur,

A i kapërdisur,

Me pushtet të grabitur?!

Më mirë të ruash,

Shiritin e qytetarit,

A po të tundesh,

Me spaletat e zyrtarit?!

Mund të jesh polic,

Të vrasësh kriminelët,

Të qëllosh dhe babanë,

A, ta qëllojnë të tjerët?!

Kush është katil,

Nga geni i lindur,

Qëllon dhe bababnë,

Me dorë pa i’u dridhur!

Shpirti barbar,

E ka në gen,

Urren i gjallë,

I vdekur urren!

Ish kreu i Komitetit,

Mbi një gur e shihnin,

Ishte sjell njeri,

Ndaj nuk e pështynin!

Këto postulate,

I ndajmë me miqtë,

Ndonjerin prej tyre,

E kanë zili armiqtë!…

.

One reply on “Më mirë të jetosh, Në bexgat e vendlindjes, Apo në sarajet, Krimet e Rilindjes?!”

Bravo Autorit nje pende e arte, e njohur per mese gjysem shekulli ne komunikim me lexuesin, dhe nje respekt i vecante edhe per atdhetarin dhe njeriun e shtypit investigativ URIM GJATA, i cili na dhuron keto Vargje, Vepra Publike, me klithma te Forta, te cilat i lexojme edhe ku jemi neper vendet e botes, dhe ndihemi te lenguar nga AJO qeveri HAJNASH! Respekete dhe urime per Agimin dhe Urimin…

Pëlqejeni

Lini një koment