Kategori
Uncategorized

NGA TUFA ME KRIMINEL, GJENERAL E KOLONEL…

Agim Jazaj/

Me rekorde kriminale,

I zgjodhën për deputet,

Vetëm nga tuf’e “Rilindjes”,

Numërohen shtatë a tetë!

Të dënuar për krim e drogë,

Përzgjidhen kryebashkiak,

I zgjedh “Kupola” me dorë,

Pesë a gjashtë, janë pakë!

Një taborr kryebashkiak,

Me rekorde kriminale,

“Rilindja” i bëri bashkë,

Shqipërinë e kthyen në hale!

Të përjashtur si deputet,

Për fshehje të pasurisë,

Nga kopeja e “Rilindjes”,

Dhe “Rilindjen” e bënë pis!

Në parti-administratë,

Nga kjo tufë, thuhet treqindë,

Përzgjedhur nga ky rasat,

Po, liderin nuk e bind!

Me kriminel në parlament,

Në parti e qeveri,

U vë syn lideri vet,

Vendi po “bën prokopi”!

Të verbërit u shkojnë pas,

Mjeranët prapa të marrit,

Sikur s’kanë një pikë gjak,

Nga venat e shqiptarit!

“Rastësisht” i shket dora,

Nga këto monstëra gjen,

Me pushtet gradon horra,

Ligësinë e kanë në gen?!

Nga kopeja me hajdut,

Dhe tufa me kriminel,

Janë ngritur me katapultë,

Gjeneral e kolonel!….

.

One reply on “NGA TUFA ME KRIMINEL, GJENERAL E KOLONEL…”

Nje dhimbje e madhe per shqiptaret e dhuruar nga Krimi i RamRilindjes. Vaj medet o Shqiperi ku te kane cuar HAJNIT Shqiptare, Njerezit pa gjak Shqiptar…Qe urrjne vendin e TYRE. Keta jane njerez pa origjine Shqiptare! Bravo ketyre Autorve shpirtndritur Agim Jazos dhe Urim Gjates Respekte

Pëlqejeni

Lini një Përgjigje te Elona nga TIRANA Anuloje përgjigjen