Kategori
Uncategorized

TERRORISTET E 17 NENTORIT NË KAPSHTICË, DHE IRONIA E POLICISE DHE SHERBIMIT SEKRET SHQIPTAR.

Ngjarje e jetuar.Nga Urim Gjata/

Ne vjeshten e 2010 duke qene ne pune rreth orës 21 të mbrëmjes, ndodhem pranë doganës greke bashke me nje kolegun tim pjesë e policisë,operatorin Mentorin Bushin.

Atje policia Greke ne gadishmeri kishte rrethuar doganene e saj.

Pak me vone u interesuam tek nje koleg i doganes Greke dhe mesuam se.

Kater pjesetare ish ushtarakë të lartë Grekë, lidere te grupit terrorist 17 Nentori te shoqeruar me nje qytetar shqiptar Kuksian, vëllai i një ish shefi policie (Mbiemer i degjuar ne policine shqiptare ne Tirane 1992-97) sapo ishin kethyer nga Shqiperia drejt Greqisë.

Mbas një gadishmërie , shtimit të personelit policor, dhe nje kontrolli te imtesishem prej nje ore te policise greke,ata u lejuan te futen ne Greqi.

Kur policija Greke e dinte dhe po i priste në formë gadishmërie në doganën e tyre…

BOSET SHQIPTARË TË POLICISE DHE SHISH.

Qeshnin kur…..ne ju shpjeguan se çfarë kish ndodhur.

Mbasi mesuam emrat nga koleget Greke dhe u futem ne sistemin TIMS te policise shqiptare,se bashku me operatorin e policise kufitare Kapshtice.Mentor Bushin, rezultoj se informacioni dhe emrat ishin te vertete.

Pjestarë drejtues të grupi terrorist Grek 17 Nentori, para nje jave i shoqeruar nga Kuksiani emigrant në Greqi, nëpermjet Kakavijes ishin futur ne teritorin Shqiptar ne drejtim te Kosoves, nga dogana e Morines.

Dhe perseri nepermjet kesaj dogane u futën ne shqiperi dhe daljen e bënë nga dogana Kapshtice.

Autoritetet Greke ishin te shqetesuara, pavaresisht se ish pjesetaret e Grupit terrorist 17 Nentorit i kishin mbyllur problemet me drejtesine Greke.

Ndersa.

Drejtuesit e Policise dhe Sherbimit sekret Shqiptar, jo që nuk kishin dijeni se kush ishte futur, si ishin futur, dhe kush i shoqëronte, qeshnin dhe ironizonin me kete informacion dhe kete ngjarje.

Sidoqoftë operatori i policisë kufitare është përsëri në detyrë, sistemi TIMS i ka të regjistruar emrat, targën e mjetit dhe Shqiptarin shoqërues.

Asnjëherë nuk është vonë për një rikontroll të sistemit dhe nxjerrjen e të vërtetës por dhe të përgjegjësive.

Ky shkrim është një informacion për sigurinë kombëtare të vëndit.

Lini një koment