
Së pari.
Çfarë bënte Konsulli i Përgjithshëm për më shumë se një orë, në mesnatë dhe larg makinës së tij, në Agion Asomaton?
E vetmja ndërtesë që ndodhet në atë rrugë është një banjë turke. Sikurse të shihet edhe nga harta më poshtë, largësia nga Kakavija tek Ambasada shqiptare në rrugën Vekiareli 7 është vetëm një kthesë e vetme në të djathtë të autostradës:
Më 13 shkurt, kompania ALEAT, prodhoi 100 pasaporta shqiptare për t’i dërguar në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë, të paketuara në një qese plastike, të cilat u nisën me një autobus të linjës drejt Greqisë.
Sipas Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, dërgesat konsullore si kjo e pasaportave duhet të paketohen sipas rregullave të veçanta, në një pako të vulosur nga konsullata, dhe të shoqërohen nga një korrier i ambasadës, i cili duhet të ketë një dokument zyrtar, që tregon statusin e tij dhe numrin e pakove në çantë.
Vetëm kur dërgohet me rrugë ajrore ose detare, pakoja e konsullatës mund t’i dorëzohet vetë kapitenit të anijes ose pilotit të avionit. Në kundërshtim me rregullat, Ambasada e Shqipërisë në Athinë kishte autorizuar kompaninë e autobusave Top Line që të merrte pasaportat nga kompania ALEAT, pa korrier që të shoqëronte dokumentet.
Pra, nuk pati as pako konsullore, as korrier të Konsullatës dhe as shoferi i autobuzit nuk ishte kapiten anijeje apo pilot avioni. Ndaj edhe, me të drejtë, policia e Greqisë i konfiskoi pasaportat me dyshimin se ishin false. Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria, shkoi t’i merrte pasaportat në pikën kufitare të Kakavijës, dhe Konsullata e Shqipërisë në Janinë u shpreh për gazetën Panorama se “nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar”.
Por, në të njëjtën ditë, makina me të cilën po udhëtonte konsulli, ku gjendeshin edhe pasaportat, u plaçkit dhe prej saj u vodhën të 100 pasaportat.
Deklarata e Ministrit Cakaj ngre më tepër pyetje se sa jep përgjigje. Sipas ministrisë, Konsulli i Përgjithshëm “ndaloi në rrugën Agion Asomaton, në lagjen e Thisio, Athinë, prej orës 22:50 deri në orën 00:10, kohë gjatë të cilës makina diplomatike ra pre e vandalizmit dhe u vodh.”
Së pari.
Çfarë bënte Konsulli i Përgjithshëm për më shumë se një orë, në mesnatë dhe larg makinës së tij, në Agion Asomaton? E vetmja ndërtesë që ndodhet në atë rrugë është një banjë turke. Sikurse të shihet edhe nga harta më poshtë, largësia nga Kakavija tek Ambasada shqiptare në rrugën Vekiareli 7 është një kthesë e vetme në të djathtë të autostradës:
Por, në vend që të udhëtonte drejt e në ambasadë me ngarkesën e rëndësishme, konsulli ka devijuar qartazi nga rruga, ka dalë nga makina, dhe ka qëndruar një orë e 20 minuta në një vend të panjohur, duke e lënë makinën dhe pasaportat larg syrit të tij!

Pse u bë kjo ndalesë?
Nuk ishte koha për të ngrënë darkë, dhe ambasada ishte 30 minuta larg.
Kushdo që shikon në google street view rrugën Agion Asomaton dhe të gjykojë vetë nëse ky është vendi i duhur për një Konsull të Përgjithshëm për të ndaluar me një makinë me targa diplomatike, në mes të natës, dhe për të lënë vetëm makinën ku ndodhej çanta me pasaportat shqiptare për më tepër se një orë.
Kjo ngre pyetjen nëse ka mundësi që ata që vodhën pasaportat ta kenë ditur më parë se ato gjendeshin në makinë, dhe nëse mund të ketë qenë e qëllimshme ndalesa e kryer nga Konsulli Gjikuria në një rrugë jo të sigurtë si kjo.
Deri më tani, asnjë në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Konsullatën në Janinë apo në Ambasadën Shqiptare në Athinë nuk ka marrë përgjegjësi për këto gabime absurde të njëpasnjëshme.
Me siguri që nga këto veprime mund të përfitojnë grupe kriminale shqiptare, të cilat me shumë mundësi kanë tashmë në zotërim 100 pasaporta të sapoprodhuara. Pra, zoti ministër në detyrë Cakaj, mos ndoshta është rasti ta pyesësh veten: