Nga Shpëtim Zinxhiria Athinë.
Shteti shqiptar nuk mund te heshte sikur nuk po ndodh asgje, që do të thotë se është në bashkëpunimin me krimin kjo heshtje, pasi nuk kërkon asnjë sqarim dhe hetim për këto vrasje që nuk janë as të parat dhe as të fundit, por ende vazhdojnë edhe me 5 vrasje të tjera për 2019.
Shteti shqiptar nuk duhet te tallë bythën me familjet e viktimave duke i akorduar nje pension mujor pre 6 mije leke te vjetra.
Ambasada Shqiptare në Greqi e kthyer në Gestapo po bashkëpunon me policinë greke për të mbuluar këto vrasje. Është kjo ambasadë që u përplas derën në fytyrë familjarëve të viktimave…
Kjo ambasadë duhet pastruar sa më parë me njerëz që dijnë të kryejnë punën ashtu siç duhet dhe jo te shijone lluksin si drejtuesit e sotëm. Shteti nuk vuan nga mangësia e ideve, por nga deshira per t,i realizuar ato detyrime që ka në mbrotje të të drejtave të shtesve të tij atje ku jetojnë.
Por edhe Kisha Shqiptare duhet të ngushëllojë familjet e viktimave ashtu sic veproi me rastin Kacifas. Kjo heshtje në përgjithësi tregon se kemi nje shtet shqiptar të dështuar . Por…
Lista e viktimave:
1. 16/02.2018 53-vjeçari Sami Karoshi nga Peshkopia dhe banues në Tiranë, u vetëvar në një rajon policor në qytezën Kisamo të Kretës, me një batanije të lidhur në kangjellat e birucës.
2. 8/03/2018 Një shqiptar është vrarë ditën e diel në Greqi në zonën Artemida në rajonin e Atikës. Sipas raportimeve të mediave greke, 36-vjeçar shqiptar është qëlluar me 5 plumba në një rrugicë pranë një varreza. Ende nuk është bërë publikimi nga policia greke të identiteti të shqiptarit të vrarë.
3. 26/04/2018 Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar gjatë orëve të natës së të mërkurës në sheshin e lagjes “Exarchia” në Athinë. Sipas policisë, viktima është Mihal Kapurani nga Korça. Burime policore thanë se viktima u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura.
4. 15/07/ 2018 Dorian Mancellari 32 vjeç, nga Pogradeci është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.
5. 13/07/2018 Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.
6. 27/07/2018 gjendet e vdekur ne grumbullimin e plehrave ne Lagada te Selanikut trupi i nje 15-vjeçare me iniciale K.M, nga fshati Drenove e Korces që rezultonte e zhdukur prej disa javesh. Ajo eshte goditur në kokë me mjete te forta dhe ne trup kishte shenja dhune.
7. 8/08/2018 Gjendet i vdekur në burgun e Koridalos 31-vjeçari F.I nga Vlora i cili mësohet se ka gjetur vdekjen pak ditë përpara se të lirohej nga burgu.
8. 16/08/2018 Vritet me armë zjarri pranë pallatit nr.5 rruga Parnithas, 36-vjecari ne oren 1 te mengjesit, ne kryqezimin e rruges Makri dhe Parnithas në Ano Kipseli në Athinë. Policia thekson se viktima nuk ka lidhje me krimin.
9. 22/11/2018 Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.

10. 24/11/ 2018 Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.
11. 25/11/2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.
12. 29/11/2018 Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë.
13. 22/11/2018. Vritet me armë zjarri në Janinë Altin Mullai , policia greke tregon versionin e saj, përmes një deklarate zyrtare, ka dhënë informacion për vrasjen. pas një informacioni të marrë në rruge operative për trafik të lendeve narkotike përmes kufirit greko-shqiptar në zonën e Pogonit në Janinë .
14. 26/11/2018 Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë.
15. 5/12/2018. Një 18-vjeçari Enriko Buzani është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla. Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro.
16. 13/12/2018 Një 44-vjecar shqiptar është ekzekutuar në një lokal në sheshin Omonia në Greqi. Shqiptari ishte brenda në lokal kur u qëllua me breshëri plumbash, ndërkohë që ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka marrë një plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
17. 27/12/2018 I riu nga Vlora rreth moshës 33 vjeç Gezim Shekaj , kishte përfunduar dënimin e tij dhe para 20 ditësh kishte hedhur firmën për të dalë nga burgu. Por, detaje tronditëse rrëfen një i afërm, i cili thotë se përgjatë këtyre 20 ditëve, Gëzimi është injektuar me 4 gjilpëra, me qëllim që ta çonin drejt vdekjes, ku kështu ndodhi. Ai u gjend i varur ne qeline e spitalit psikiatrik ne burgun Koridallo te Athines.
18. 29/12/2018 Një shqiptar 63-vjeçar është gjetur i pajetë në Lasithi të Kretës, disa ditë pasi kishte humbur, bëjnë me dije mediat greke.ai kishte ardhur ne Greqi 11 dite me pare.
Nga Shpëtim Zinxhiria/

Heshtja te ben bashkëfajtor o shteti im, filloni hetimet për të lehtësuar sadopak dhimbjen e ketyre familjeve///