Kategori
Uncategorized

Në burg me urdhër të kryeministrit

Faksimile e shkrimit të kryeministrit për arrestimin e Saimir Malokut dhe fotoja e tij gjatë kohës së burgut sipas fashikullit përkatës

Nga Kastriot Dervishi

Partia e Punës ishte mbi çdo organ gjyqësor. Ajo vendoste mbi personat që duheshin proceduar, pra për kalimin përfundimtar nga procesi agjenturor-operativ (i fshehtë) në atë hetimor-gjyqësor (ligjor).  Kodet ishin vetëm pjesa procedurale. Dega e Sigurimit të Ushtrisë (DSU) ishte strukturë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, e cila vepronte në radhët e ushtrisë me bashkëpunëtorë dhe të ndjekur.

Një informacion i DSU-së i datë 26.4.1976 nxjerrë nga dosje formulare për oficerin Saimir Reshit Maloku, lindur në Tiranë më 12.7.1946 oficer ndërlidhjeje në korpusin e Burrelit (reparti nr.3711) nga viti 1968 iu dërgua ministrit të Mbrojtjes Popullore, njëkohësisht edhe kryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike, Mehmet Shehu. Thuhej se Saimiri rridhte nga një familje me origjinë nëpunës i mesëm. Babai kish mbaruar shkollën teknike të Fultzit dhe kish qenë edhe në Italia. Shtëpia e tyre ishte frekuentuar nga turistë të huaj anglezë e suedezë në vitet 1972-1973. Më 1.4.1973 Saimir Maloku ishte këshilluar dhe propozuar për lirim, por ministri e kish kthyer këtë masë. Më 24.1.1975 Saimiri ishte marrë sërish në përpunim aktiv për agjitacion e propagandë. Nga të dhënat e 8 bashkëpunëtorëve dhe 4 kallëzimtarëve dilte se zhvillonte agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Bashkëpunëtorëve “Zalli”, “Pëllumbi” dhe “Devolli”, Maloku u ka folur jo vetëm keq kundër PPSH-së me krahinorizmin në parti e pushtet, por edhe për jetën e mirë që bëhej në Perëndim, për muzikën e huaj, etj. Për këtë arsye, Mehmet Shehu lë këtë shënim në dokument më 4.5.1976: “Të arrestohet menjëherë. Është armik i poshtër!”.

Në kohë rekord, Saimiri arrestohet më 13.5.1976. Me vendimin nr.11, datë 28.8.1976 Kolegji Ushtarak i Gjykatëssë Rrethit Mat, e deklaroi fajtor dhe kryesisht në bazë të nenit 73 të Kodit Penal e dënoi me 13 vjet burgim dhe konfiskimin e pasurisë. Në vitin 1993 Gjykata e Lartë mori dy vendime të reja duke prishur vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Saimir Maloku vuajti 8 vjet, 8 muaj, 18 ditë burgim. Dënimin e vuajti në Burgun nr.321 Burrel më 1976-1978, kampin nr.309 Ballsh më 1978-1979 dhe në kampin nr.303 Spaç në vitet 1979-1985. Me dekretin nr.6950, datë 30.1.1985 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fal dënimi i mbetur. U lirua më 31.1.1985.

Kategori
Uncategorized

Rudina që ‘humbi’ Azemin.

Alfred Lela

Rudina Hajdari është e vetmja që e meriton, ndër të gjithë ata që ishin në Kuvend dhe që duan të futen aty, pas djegies së mandateve të forcave opozitare, një diskur publik. Ia vlen të flasësh për të dhe të argumentosh psetë dhe sepsetë e aktit të saj.

Jo se Rudina është Rudina, por se ajo është e bija e Azem Hajdarit. Jo vetëm se është e bija e Azemit, por edhe se është gege. Jo vetëm se është gege, por edhe se është e shkolluar jashtë; jo kudo, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jo vetëm se është shkolluar jashtë, por se ajo përfaqëson dy gjëra në një në mesin e së djathtës: një prurje të re dhe një ardhje nga tradita.

Jo vetëm se ajo mbërrin nga tradita, por edhe se e ka nëpër këmbë një ‘aktualitet’. Të ëmën, gjyqtaren Fatmira Hajdari, e cila pret t’i nështrohet procesit të vettingut.

Rudina, ndoshta, i ka shkur nëpër mend të gjitha këto arsye (ose jo), kur e ka marrë vendimin për ta mbajtur për vete mandatin e deputetit. Zyrtarisht ajo ka dhënë dy motive që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi: ndërkombëtarët dhe ‘amanetin’ e të atit.

Ndërkohë që për të parën duhet të jemi të sigurt, po kaq të pasigurt duhet të jemi për të dytën.

Nëse Azem Hajdari do të ishte gjallë, a do ta kishte djegur apo mbajtur mandatin e deputetit? Do të ishim në kufijtë e abuzimit po të vinim bast me ‘po’ e ‘jo’ për secilin variant, por temperamenti personal dhe politik i Azem Hajdarit na bën me dije se, në kreshendo, në ngjarje, bujë dhe dinamika të forta plot me kundërshti, lëshonte shtat profili i tij.

Azemi ishte biri i padurimit dhe nëpërmjet zemëratës e kryengritjes e shprehte aq mirë solfezhin e vet të tribunit.

Thënë këtë, imagjinata ime e sheh Azem Hajdarin, jo në anën e të paktëve, ku futen edhe ndërkombëtarët, dhe ata pak kokrra burrash e grash që kanë pranuar të bëhen deputetë ‘pas shpine’, por me shumicën absolute demokrate dhe opozitare.

Këtë shumicë kërkoi gjithë jetën Azem Hajdari dhe kjo e përplaste, jo rrallë, me liderin absolut të PD së dikurshme, Sali Berishën. Ka një moskuptim kur flitet për ‘rivalët e Berishës’ në PD.

Pashko, i ndjerë, senatoriali Ceka, Meksi flegmatik, e me radhë të tjerët. Vetëm Azem Hajdari, i cili në fjalët e tij ‘mblidhte më shumë njerëz po t’i binte goma e makinës, se sa shumica e krerëve demokratë në miting’ ishte ‘këmba-këmbës’ në thembër të Berishës.

Por kjo është vetëm retrospektivë, e cila na ndihmon për të shpjeguar të ardhmen. Ngaqë e tashmja është e paparashikueshme. Për të shpjeguar Rudina Hajdarin, e cila është një vajzë e shkëlqyer, por amatore në politikë.

Ajo humbi një rast të shkëlqyer për t’i dhënë vetes atë kreshendo, që vetëm i ati mund ta prodhonte. 8 dhjetorin e vitit që sapo iku, Rudina kumtoi në ‘Qytetin Studenti’, në përvjetorin e Dhjetorit ’90, i cili aq shumë qëndron mbi shpatullat e të atit, se do digjte mandatin për t’iu bashkuar studentëve që po protestonin për të drejtat e tyre dhe padrejtësitë e të tjerëve.

E tha Rudina, por nuk e ndoqi pas jehonën e asaj që tha.

Pak ditë më pas, të enjten parlamentare, ajo e humbi rastin që të bëhej jehona e një akti, kur nuk u shfaq për të mbajtur një fjalim të shkurtër me ‘tumirmbetshi!’, për të deklaruar publikisht nga foltorja ku iu plagos i ati, se dorëzonte mandatin dhe iu bashkohej studentëve që po protestonin në prag të Kuvendit.

Duke mos e bërë këtë ajo mbeti Rudinë dhe nuk u bë dot Azem. E bija e liderit të Dhjetorit në gjak, por jo në temperament politik.

Dy muaj më vonë, kur Lulzim Basha u kërkoi forumeve të larta të PD dhe aleatëve që të digjnin mandatet, Rudina u kruspullos si një fetus në bark të nënës. Tha, pas disa ditësh në Bruksel, se kishte zgjedhur ndërkombëtarët.

Rudina Hajdari zgjodhi kështu audiencën më të vogël të mundshme, vetëm dy muaj pasi kishte humbur rastin e audiencës absolute.

Në këtë minimo politike ajo e humbi takimin me historinë.

Kategori
Uncategorized

Gazetares italiane i sjellin kanabis në mes të Tepelenës (VIDEO)

Televizioni më i madh italian Rai i ka kushtuar një reportazh kultivimit të drogës në Shqipëri, nisur nga situata politike e krijuar në vend, ku opozita proteston e ka lënë mandatet, duke akuzuar qeverinë se ka lidhje pikërisht me trafikantët e drogës. Për të vërtetuar që në Shqipëri mund të gjesh me të vërtetë drogë, ka udhëtuar drejt Jugut të vendit gazetarja e Rai News, Laura Tangherlini.

REPORTAZHI

“Opozita vazhdon të mbushë rrugët me protesta në Shqipëri. Vazhdojnë akuzat për qeverinë e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me trafikantët e drogës. Kryeministri nga ana tjetër pretendon se ka luftuar kultivimin dhe trafikun e drogës. Simbol i prodhimit të hashashit deri para pak vitesh në Shqipëri ishte Lazarati. Nga atje, ka nisur rrugëtimin e saj korrespondentja jonë Laura Tangherlini për të kërkuar gjurmët e drogës nëpër Shqipëri”. Nis kështu reportazhi i Rai-t në Shqipëri.

Laura Tangherlini ndodhet në zemër të Lazaratit, fshatin që e përshkruan kështu: “Lazarati është bastion i së djathtës. Deri pak vite më parë ishte baza e kultivimit dhe trafikimit të hashashit. Në 2014 policia ndërmori një aksion të madh për të zhdukur këtë bimë dhe gjërat ndryshuan. Nga e kaluara kanë mbetur muret e larta pas të cilave mbretëronin gjethet e hashashit. Ky është Lazarati dikur mbret i drogës sot është gati-gati një vend fantazëm”.

Nuk mungojnë as dëshmitë e banorëve, disa prej të cilëve pranojnë se e kanë kultivuar hashashin, por pa marrë ndonjë fitim të madh.

“Jeta këtu është përkeqësuar shumë. Më parë ishte e zhvilluar bujqësia, tani tokat kanë mbetur djerrë. Tani s’ka punë për asnjë. Fajin e kanë politikanët që thonë mos bëni atë që bëjmë ne. Ata thonë bëni çfarë ju themi ne”,- thotë njëri nga banorët.

“Unë kam tre fëmijë dhe nipër kemi vetëm pensionin tim për të jetuar. Më përpara punoja në fusha me bime medicianale”. E pyetur nëse këtu mbillej hashash ajo thotë: “Nuk është e vërtetë, ka ardhur policia dhe nuk ka gjetur gjë. Arrestimet ishin të padrejta”.

“Ne vërtetë jetonim më mirë, por bënë mirë që e hoqën hashashin. Megjithatë mënyra se si policia ndërhyri ishte shumë brutale. Ishte e vërtetë që kishte fitim por shkonte tek politikanët dhe tek të tjerët. Ne na mbeteshin vetëm thërrime”,- thotë një tjetër banor.

I pyetur nëse ka kultivuar edhe ai, qytetari e pranon por shton se: Po të kisha kultivuar shumë tani do isha e pasur. Shihni gjë ju këtu? Ku i kam?”

Gazetarja e Rai-t Laura Tangherlini vazhdon xhiron e saj nëpër fshat edhe gjen disa tunele që përdoreshin si magazina për drogën, të cilat tani kanë mbetur bosh. “Aty shohim vetëm pula”,- thotë ajo.

Tangherlini vijon: “E ndërsa shohim me vëmendje magazinat e braktisura takojmë pronarin e tyre. Ai na thotë se ky biznes vazhdon, mund t’i gjejmë shenjat diku në Tepelenë”.

Tangherlini merr rrugën drejt fshatrave të Tepelenës. “Shkojmë në Tepelenë, ka burra që na presin, na ftojnë për kafe. Ata thonë që aty nuk kultivohet drogë por nga ana tjetër shtojnë se nuk janë spiunë”

“Ka mbaruar droga këtu, kishte para dy vitesh”,- i thotë një banor i zonës.

Ku ta gjej tani?

Nuk e di, përgjigjet ai

“Ai na jep fjalën që ka ende magazina droge, shkon të flasë me një mikun e tij që të na e tregojë, por kthehet duarbosh. Ka ndryshuar mendje. Miku i tij nuk do të flasë, madje e ka kërcënuar të mbyllë gojën”.

Rrugëtimi i gazetares vazhdon në tre fshatra të tjera të Tepelenës, përgjigjet janë pothuajse të njëjta.

“Iku droga, deri në 2016 kishte. Ndërhyri shteti”,- i thotë një tjetër banor.

Kurse një tjetër tregon me gisht malin për të na thënë se pikërisht atje ishin plantacionet e drogës.

Ndërsa një tjetër na thotë se droga nuk është më këtu. Ka përfunduar në Bruksel.

E pavarësisht këtyre dëshmive, gazetarja italiane arrin të gjejë një furnitor që i sjell një qese me hashash. Ai tregon se droga ka qëndruar rreth një vit në shtëpinë e tij, pasi nuk ka pasur treg shitjeje.

mapo analytic

No subscribers

Reportazh i RAINEWS në jug të vendit: Në Shqipërinë e hashashit

An error occurred.

Try watching this video on www.youtube.com, or enable JavaScript if it is disabled in your browser.

Like172

Tweet

Kategori
Uncategorized

Protestat, uragani që pastron Shqipërinë nga banorët e kënetës.

Edhe këta dezertorët e Kuvendit, që po aplikojnë për tu bërë deputetë në këto kohëra zymtake, në kërkim të një llokme në kurriz të partive të tyre opozitare, do të harroen shpejt, sepse urragani i protestave do ta spastrojë kënetën, nga banorët e vet të fundit dhe ndoshta do të vendosen më në fund ca rregulla të reja.

Protestat, uragani që pastron Shqipërinë nga banorët e kënetës

Nga Artur Zheji   

Jemi duke jetuar në një teprim të madh. Një qeveri, moralisht e rrëzuar disa herë, kërkon të mbahet më këmbë, tërhiq e mos e këput.

Dekërbishtizimi, është një tipar që ky kryeministër, po mundohet të ushtrojë, sëpari në palestrën e tij mendore, më pas në palestrën e ushtrimeve vetmitare, e sot, në qajen publike.

Dekërbishtizimi është heqja e kërbishtes, ose heqja e shtyllës kurrizore, që të lejon përkuljen e shumtë deri në këmbëputhje, kamaleontizmin e qënies përpara kamerave, si një gjynafqar që i ka rënë për pjesë, një Shqipëri që nuk e meriton, por që ay,

Kryeministri e lajkaton plot shpresë… Kështu ka bërë ky njeri i gjatë, por krejt i dekërbishtizuar, në lojën e vjetër dinake, ndërmjet Metës dhe Fatos Nanos, duke ua hedhur të dyve, pastaj përsëri me Metën dhe kundër Metës, ndërsa tani një grabitqar që pas grabitjes së rradhës, drejton gishtin diku tjetër, sepse e keqja është gjithmonë tjetërkund dhe askurrë tek ay vetë, Kryeministri. Sepse ku do të mund të shkojë ay, nëse e rrëzojnë si kryeministër, a di vallë, me të vërtetë, të rindërtojë një jetë tjetër?

Kjo është në të vërtetë pikëpyetja e tij dhe jo e shqiptarëve. Sëfundmi ay po kupton, edhe shqiptarët po kuptojnë, se ky kryeministër dhe populli, kanë axhenda të ndryshme dhe hap pas hapi, axhenda të kundërta.

Gazi lotsjellës dhe muskujt e policisë, janë streha e fundit e rregjimeve në rënie dhe janë në të vërtetë përpëlitje apo kafshime të krijesës së plagosur pa shpresë, që kafshon për instikt, por pa e ndrruar dot rrjedhën e gjërave që kanë marrë tatëpjetën.

Personalisht, më vjen shumë keq, që duke shkelur mbi kohën time, shkruaj edhe bëj analiza, për aktin e fundit të një dështimi, që filloj pak vite më parë si një alternativë shtetformuese e një zotërie që e kam ndihur me zell dhe sinqeritet të plotë, në rininë e vet, por vërej, pa ndonjë kënaqësi te veçantë që 20-30.000 njerëz të panjohur për mua i lexojnë dhe u zbardhen ca dritë hije. Dhe kjo është e dobishme.

Dhe atyre u them, se protestat, instrumenti i sotëm kundër këtij rregjimi dhe kultura e nesërme për të parandaluar rregjimet, është shansi ynë i fundit, që të këpusim zinxhirët e tiranisë së të fortëve, të monopoleve të oligarkëve që dhjetëra fishojnë paratë e tyre dhe nuk pjerdhin asfare për të përditëshmen dhe hallet tona jetike.

Edhe këta dezertorët e Kuvendit, që po aplikojnë për tu bërë deputetë në këto kohëra zymtake, në kërkim të një llokme në kurriz të partive të tyre opozitare, do të harroen shpejt, sepse urragani i protestave do ta spastrojë kënetën, nga banorët e vet të fundit dhe ndoshta do të vendosen më në fund ca rregulla të reja.

Porse para së gjithash, do të hidhen në det, ca rrangulla dhe do të futen sërish në ca vrima miu, ushtria e banditëve që kontrollon territorin e qyteteve dhe burimeve tona ekonomike, sot më shumë se asnjëherë tjetër…

Kategori
Uncategorized

Përgjigjia më e sinqerte e nje krimineli dhe trafikanti. do

Nga Drejtuesi i policisë Ylber Zyberi.

-A keni frikë se Prokuroria mund te kërkoj arrestimin tuaj?

…mua nuk më frikëson gjë përveç të vërtetës.

Përgjigjia më e sinqerte e nje krimineli dhe trafikanti qe ka dhënë deri sot.

-A keni frikë se Prokuroria mund te kërkoj arrestimin tuaj?

…mua nuk më frikëson gjë përveç të vërtetës.

…….

Ne fakt ka të dtejtë kur thotë; kam frik nga e vërteta, pasi të vërtetat, bëmat e tij dhe te shefit te tij nuk jane zbardhur as 30%.

Ky dihet qe s’ka moral dhe nuk njeh turp, por si nuk ju vjen turp gazetarve qe e intervistojne kete te pafytyr që e ka bëre çdo shqiptar të turpëruar ne syt e botës?!

Më pelqej gjetja e nje miku për keta gazetarët qe i japin rëndesi nje trafikanti droge:

….” i shkojnë pas me kamera dhe mikrofona në dorë si mizat pas eres bajgës….

Kategori
Uncategorized

Nje kryeopozitar qe i ka “mungon”popullit shqiptar!

Nga Guxim Alimani/

Nje kryeopozitar qe i ka “mungon”popullit shqiptar!

-Ky eshte Kujtim Gjuzi kryetari pretendent i opozites se re.Ai qe sot eshte pakezuar me emrin Aleks Xinxa.

Ky burre i lavdishem qe per 90 dite fshinte si hero mbeturinat e farave te lulediellit ne çadren e Lirise dhe mbyste urine me nje byrek te ftohte e nje tas dhalle me ne ne fund po e merr shperblimin.

Pas nje konsultimi me miste e shumte nderkombetar nga Momli dhe Kashari ai dha vendimin e tij per tu bere deputet.

Mirepo ne partine e tij me 3 vete kane plasur kinfliktet parimore.

N/kryetari Aqif Gazerri dhe sekretari Mahmut Zorra e kane kundershtuar vendimin e tij.Ne rrjet sociale ata i jane kundervene Gjuzit me shprehjen e vjeter tironce”Kujtimo e bere punen mut,me duket te mashtroi ai legeni Knut”.

Kategori
Uncategorized

Lenifisherat e Strasburgut

Natën e 26 majit 1996, rreth gjysëm ore, bashkë me disa kolegë të tjerë, kalova në zyrën elektorale të kandidatit të partisë në pushtet. Të gjithë e dinim se zgjedhjet i kishte marrë lumi dhe biseda ishte korr e mos lidh.

Në kohën kur po bëheshim gati të ngriheshim dera u hap me vërvimë. Një burrë tek të dyzetat shkarkoi nga qafa kutinë e votimit që e mbante si një dele dhe ia përplasi deputetit gjithë teatralitet në tavolinë : Merre dhe Mashkullorën, tha Strazua gjithë krenari.Të gjithë u lebetitëm. Dikush i tha se duhet ta çonte në komisionin zgjedhor. Strazua u ndie i fyer. Me ju nuk luftohen komunistët. Përplasi derën dhe iku, bashkë me kutinë. Dolëm dhe ne gazetarët. Ndoqëm Strazon dhe kutinë.

Në selinë e prefekturës, ku ishte vendosur dhe komisioni i zgjedhjeve, televizioni ishte ngritur në kupë të qiellit. Vjollca Vokshi proklamonte fitoren e PD-së edhe në Skrapar me të njëjtin patos të Levitanit, spikerit legjendar të radio Moskës, kur shpalli fitoren e Stalingradit. Komisioni i zgjedhjeve zhvillonte mbledhje me dyer të mbyllura. Askush s’mund të hynte. Për ne gazetarët as që bëhej fjalë. Tek dera priste dhe një familjar i kandidatit tjetër të partisë në pushtet. Ishte e revoltuar me ata që ishin brenda. Të gjithë po marrin mandatin, përse nuk ia jepni dhe burrit tim, i tundte gishtin kërcënues prefektit që kaloi andej pari. Prefekti u tregua i sinqertë . Rasti i burrit tënd është specifik. Kandidoi në Dropull dhe askush nuk do e besojë se minoriteti grek ka votuar një mysliman, iu përgjigj.

Një javë më pas isha në Tiranë. Në Pallatin e Kongreseve jepnin konferencë shtypi një grup eurodeputetësh. Në krye të tyre ishte dikush që quhej Ieni, leni. Leni Fisher më duket. Pa ju dridhur qerpiku, pa u skuqur fare, i shpallën zgjedhjet e 26 majit “të lira dhe të ndershme”. E kisha të pamundur t’i besoja. Pak ditë më parë kisha parë Strazon. Labcja e Strazos ishte shumë më e drejtëpërdrejtë se anglishjta e drunjtë e Lenit. Çfarë ndodhi më pas e dimë të gjithë. Leni harroi dhe u harrua pas ca muajsh deri sa Bashkësia Ndërkombëtare çoi mijëra trupa paqeruajtëse për të ndarë sherrin shqiptar që kishte prodhuar mbi 2 mijë të vrarë. Deklaratat e sotme të eurodeputetëve dhe syzet e varura prej ashiku të Fleckenstein më kujtuan Strazon dhe Lenin. 

Zgjedhjet e fundit u bënë 21 vjet nga koha e Strazos. Vjedhja nuk bëhet në mënyrë harbute. Gjithsesi vjedhja është vjedhje. Sado të pyesë i habitur Fleckenstein se ku janë faktet e kemi të pamundur ta besojmë. Sepse të gjithë e kemi parë se “fakti është brenda”. Mjaftojnë përgjimet e prokurorisë që janë bërë publike nga VOA. Madje produkti i vjedhjes është më i madh. Sepse nëse në ’96-ën nuk u prodhuan myslimanë në Dropull, 21 vjet më pas mësuam se ka çamë dhe në Dibër. 
Për hir të vërtetës eurodeputetët nuk u treguan aq leshko sa zëvendësambasadori i OSBE-së i cili tha “votat janë blerë , por kjo nuk ka ndikuar në rezultat sepse të gjitha partitë kanë blerë”. As batuta e Shvejkut “ku di unë se çfarë bëj unë” nuk është aq tragjikomike. Megjithatë mbetet pyetja: a duhet t’i besojmë eurodeputetët që erdhën së fundi në Tiranë? Vetëm në një rrethanë mund të themi se nuk ka ndodhur ajo që kemi parë. Rilindja të ringjallë “Komandantin” (të cilin asnjëherë në 45 vjet nuk e krahasuam me Skënderbeun). Por tashmë s’kemi pse të kemi frikë. Kush ka ikur nuk është kthyer nga Andej.

E kemi parë dhe mund ta themi me zë të lartë strukturën kriminale elektorale që ka ngritur Edi Rama. Kemi parë se si territorin e Republikës e ka ndarë në çifliqe në krye të secilit ka vendosur një grusht njerëzish që blejnë vota dhe intimidojnë këdo që është kundër tij. Fotot e emisarëve të tij në tryeza me killera dhe njerëz që janë në kërkim nga policia janë bërë tashmë një rutinë. Madje dhe vetë Rama është fotografuar me më të efektshmit e tyre. S’ka Leni Fisher apo Knut Fleckenstein të na mbushë mendjen se ajo që kemi parë nuk është ajo që kemi parë. 

Koha ka ardhur që shqiptarët mos kërkojnë më arbitër ndërkombëtar për sherret tona të brendshme. Madje koha ka kaluar që tre vjet më parë, në kohën kur vetëm oborri i Kryeministrisë kishte mbetur pa mbjellë me hashash, ishin ndërkombëtarë ata që thanë se “është çrrënjosur 99.8 për qind e sipërfaqes së mbjellë me kanabis”. Kjo duhet të ndodhë për shumë arsye. E para se shqiptarët tashmë nuk janë më ata të para 30 viteve më parë. Gjithkush në profesionin e tij nuk ka kompleks inferioriteti. Në krizat ciklike të politikës gjithnjë është dëshmuar se ndërkombëtarët në emër të stabilitetit, kanë zgjedhur rrugën më të lehtë, kanë ushtruar presion tek më i dobëti, janë bërë gjithnjë me qeverinë. E megjithatë kriza nuk është zgjidhur është vetëm agravuar. 

Nëse kthehemi tek Strazua dhe Leni ajo që po ndodh tani ka një tjetër ngjashmëri. Sali Berisha gjeti një mjek fshati për të thyer bojkotin e opozitës. Të njëjtën gjë po bën tani dhe Edi Rama. Përmes ca leftermurrizësh po përpiqet të caktojë një opozitë të re. Sali Rexhepit të shkretë dhe mund t’i falej. Ishte i varfër dhe u tundua. Por këta të sotmit e kanë kripur djathin, janë miliarderë. Çfarë u duhet një mandat për pak muaj?

Sa më shumë të shtyhet në kohë zgjidhja politike, aq më të rënda do jenë pasojat për vendin dhe aq më i madh dëmi elektoral i PS-së. Në këtë rrethana palët duhet të ulen në tryezë për të gjetur një zgjidhje: jo për një tranzicion pushteti, por për një pakt social, pse jo një pakt xhentelmenësh, të fiksuar në klauzola të qarta: jo më vjedhje votash.

Kategori
Uncategorized

Babaramo: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

“Presim që sa më shumë të ngrihet presioni i opozitës te ndërkombëtarët aq më shumë do të dëgjohet mesazhi i tyre.

Këta 7 eurodeputetët që erdhën në Shqipëri, janë disa eurodeputet të thjeshtë.

Opozita nuk është si Haxhi Qamili që sulmoi vilën e Princ Vidit me armë, i cili donte ta vriste dhe ta hidhte në det.

Nëse koha e krizës zgjat aq më shumë do të thellohet.

Zgjedhjet e parakohshme janë ta pashmangshme, nuk mund të ndodhi që një vend i NATO-së të pranohet pa opozitën, nuk është demokraci.

Kategori
Uncategorized

Babaramo: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

“Presim që sa më shumë të ngrihet presioni i opozitës te ndërkombëtarët aq më shumë do të dëgjohet mesazhi i tyre.

Këta 7 eurodeputetët që erdhën në Shqipëri, janë disa eurodeputet të thjeshtë.

Opozita nuk është si Haxhi Qamili që sulmoi vilën e Princ Vidit me armë, i cili donte ta vriste dhe ta hidhte në det.

Nëse koha e krizës zgjat aq më shumë do të thellohet.

Zgjedhjet e parakohshme janë ta pashmangshme, nuk mund të ndodhi që një vend i NATO-së të pranohet pa opozitën, nuk është demokraci.

Kategori
Uncategorized

Pse nuk arrestohet Dako?/ Deklarata e fortë e ish-kryeministrit: Ka përgjime të Ramës me Avdylajt.

Gjatë intervistës në Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të forte duke u shprehur se, ka të dhëna se edhe kryeministri Edi Rama ka zhvilluar biseda telefonike me grupin e Avdylajve në Shijak, të akuzuar për përfshirjen në trafikun e drogës.

“Gjushi e ka bërë gjithçka. E ka bërë në ujdi të plotë me Edi Ramën. E di ti që ka të dhëna që edhe Rama ka telefonata me Avdylajt, në ato përgjimet. Kjo është një masë e cila ishte për t’u hedhur hi syve dhe për t’u thënë të tjerëve se nuk e heqim dot

Gjushin se nuk na lë KQZ-ja”, u shpreh ish-Ditë më pare, kreu I PD-së Lulzim Basha u shpreh se, po përgatitet arrestimi i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, si I përfshirë në dosjen e famshme “339”.